Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë kësaj fundjave e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2019/2020 për arsimin në gjimnaze, arsimin profesional dhe arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve do të jetë më 17 dhe 18 qershor 2019 ndërsa listat me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 19 qershor. Paraqitja dhe regjistrimi i dytë i nxënësve është më 24 dhe 25 qershor ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 26 qershor. Paraqitja…
Author: Hamdi Kumanova
Të gjitha lëndët nga Sektori për kundërvajtje – komunikacion të cilat deri tani janë mbajtur në “barakat” në afërsi të Parkut të qytetit prej sot (1 prill) do të mbahen në ndërtesën e vjetër në Gjykatën Penale në bulevardin “Goce Dellçev” pa numër në Kompleksin e Pallatit gjyqësor. “Më shumë informacione për numrin e sallave gjyqësore ku është dërguar kjo lëndë konkrete, palët mund të marrin në sportelin për pranim në gjykatë, kumtoi sot Gjykata Themelore Shkupi 1.
Me 27.03.2019 në ora 13.05 në Stacionin Policor në Shtip, nga Spitali Klinik në Shtip është lajmëruar se tek to ka ardhur E.N.(46) nga Shtipi, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, E.N. ditën e njëjtë në ora 12.30 gjatë punës në qarkun e fabrikës në rrugën “Goce Dellcev” në Shtip është lënduar rëndë.
Mijallkov së shpejti do të lirohet nga burgu hetues i Shutkës “Shkup”, për të përfunduar në burgim shtëpiak. Ky është vendimi i fundit i gjykatës së Apelit, e cila i ka pranuar ankesat e Mijallkovit për ti ndërprerë masën e paraburgimit. Mijallkov para gjyqtarëve të Apelit kishte përsëritur se ka dhënë fjalën dhe nuk do të arratiset, dhe se fjala e tij qëndron ende, derisa Prokurorja speciale Fatime Fetai kishte kërkuar që i njëjti të vazhdon të qëndrojë në paraburgim. Mijallkov u dënua me vendim të gjykatës së shkallës së parë për rastin e PSP-së “Titanik 2”, atij i janë…
SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër B.R.(26) nga fshati Gllumovë, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh” dhe kundër M.S.(30) nga fshati Sfillare e Poshtme, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ falsifikim dokumentesh “ në lidhje me “ nxitjen “, transmeton Almakos. I padituri i parë me letërnjoftim fals ku janë shënuar të dhënat e të paditurit të dytë me 06.02.2019 është paraqitur si kandidat për dhënien e provimit për lejen e vozitjes, në emrin e paditësit të dytë, të cilit paraprakisht i ka premtuar…
Me 27.03.2019 në ora 13.40 në Stacionin Policor në Bit Pazar, E.D.(44) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.20 në rrugën 376 një person e ka sulmuar fizikisht djalin e saj 17 vjeçar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Dje Kuvendi, vetëm pesë ditë para fillimit të fushatës së zgjedhjeve, me procedurë të shkurtuar dhe pa debat, miratoi ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qëllimi i ndryshimeve ishte përputhshmëria e dispozitave të Kodit Zgjedhor, por për fat të keq, është arritur e kundërta dhe është ngritur konfuzion dhe kontradikta të ligjeve të caktuara, veçanërisht në fushën e reklamave të paguara politike, reagojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Njëkohësisht, dispozitat të cilat kanë të bëjnë me përqindjen e shpërndarjeve të kohës së programeve informuese të transmetuesve publik dhe të kohës të transmetimit pa pagesë në “Kanalin Kuvendor” edhe specifikat…
Prokuroria Speciale Publike (PSP) dukshëm kontribuoi drejtë vendosjes së sërishme të përgjegjësisë dhe drejtë luftës kundër mosndëshkimit. Me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës, të kryesve, dhe këtë e bën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, thotë në deklaratën me shkrim shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriu, Samoel Zhbogar. Bashkimi Evropian, siç thekson ai, i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike, të cilat kanë për qëllim që ta përfshijnë funksionimin e PSP-së si pjesë përbërëse e Prokurorisë Publike.…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot një delegacion nga Maqedonia e Veriut. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar një delegacion nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Tahir Hani, si dhe Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët, shkruan lajmi.net. Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim u diskutua në lidhje me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zbatim të plotë të Ligjit për Gjuhët. Kosova do ta ndihmojë përgatitjen dhe përkthimin në gjuhën…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në seancën për pyetje të deputetëve është pyetur në lidhje me djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër. Ai tha se MPB deri tani ka ngritur katër padi penale ndaj personave të dyshuar për këtë vepër, përcjell Telegrafi Maqedoni. “MPB disa herë ka marrë masa për pasojat e këtilla të dëmshme, edhe pse masa kanë marrë gjithashtu inspektoratet tjera kompetente nëpër komuna”, tha Spasovski. Ai shtoi se ka denoncime për dy raste të djegies së kallamit dhe vjedhjeve në këto vende, gjegjësisht uzurpim të tokës së mbrojtur përreth liqenit. Deputetja Nola Ismajlovska-Starova…
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, në një emision në TV24 tha se institucionet shtetërore do të gjejnë mënyrë për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, pasi sipas tij, kjo është në të mirë të qytetarëve. Ai tha se Ligji për Prokurorinë Publike është kyç për një shtet juridik, por edhe hap serioz drejt integrimeve dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. “Ligji për Prokurorinë Publike dhe punën e PSP-së është hap kyç drejt përparimit të shtetit juridik dhe kyç drejt integrimeve në BE. Ky ligj është interes i lartë shtetëror dhe duhet të jetë mbi gjithë ne. Këtu…
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër A.Gj.(34) nga Struga dh D.L.(17) nga fshati Draslajca, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 03.02.2019 në Ohër zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën e drejtuar nga i padituri i parë, ku ka qenë edhe i padituri i dytë si bashkëudhëtarë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë.