Author: Hamdi Kumanova

Me 30.03.2019 në ora 19.30 në rrugën Gjorgji Sokolov në Kavadar, zyrtarët policor i kanë arrestuar N.A.(32) dhe B.G.(34) nga Kavadari, për shkak se gjatë kontrollit te to është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 31.03.2019 në ora 03.30 në rrugën regjionale Veles-Liqeni “Rinia”, gjatë kontrollit në veturën “Shkoda felicia” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga Q.S.(36) nga fshati Haraçinë dhe bashkëudhëtari L.S.(34) nga fshati Goshincë, komuna e Likovës, zyrtarët policor kanë gjetur lëndë që e kanë prejardhjes prej një vepre penale vjedhje, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 31.03.2019 rreth orës 23.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në një bastore sportive në lagjen Ilinden është prishur rendi publik nga përleshja fizike midis personave N.S.(41) nga Ilindeni dhe S.D.(37) nga fshati Idrizovë, transmeton Almakos. Është përgatitur një procesverbal ku janë konstatuar shkelje nga neni 11 nga Ligji për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Lexo më Shumë

Me 31.03.2019 në ora 13.00 në SPB Shkup, konsulli i Republikës së Mongolisë në Republikën e Maqedonisë Veriore ka lajmëruar se në periudhën nga ora 15.00 me datën 30.03. deri në ora 31.03.2019 në ora 12.00 një kryerës i panjohur e ka vjedhur flamurin e Republikës së Maqedonisë Veriore që ka qenë i vendosur para Konsullatës së Republikës së Mongolisë në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korripsionit për rastin “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar ka qenë kryeministri Zoran Zaev dhe konfirmoi aktgjykimin e shfajësimit të Gjykatës Penale. Siç thonë nga Gjykata e Apelit vendimi i këtillë do të publikohet në web-faqen e tyre në afat të përcaktuar me ligj. Zoran Zaevi ishte i akuzuar se si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove, nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev, për shitjen e tokës shtetërore. Zaev u lirua nga akuzat në maj…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Feni Industr, Jusuf Mirakhmedov, kërkohet me fletë-arrest ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin. Mirakhamedov drejtor i Fenit u vendos nga kuniko risorisis (Cunico Resources) në periudhën nga vitit 2015 deri në vitin 2017. Kërkohet për vepër të kryer penale “Larje parash dhe të ardhura tjera prej veprave ndëshkuese” sipas nenit 237 dhe “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 535 nga Kodi Penal. Në nëntor të vitit 2017, Drejtoria e policisë financiare parashtroi padi penale për Mirakhmedov, duke e dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Atëherë gjatë hetimit Policia financiare ka konfirmuar se Jusufi, ish-drejtor në…

Lexo më Shumë

Ridvan Ismaili Në Republikën e Maqedonisë Veriore, deri tash, shfrytëzues të shtesave prindërore për fëmijën e tretë dhe të katërt janë: 29.899 prindër. Prej tyre, shfrytëzues të shtesës për fëmijën e tretë janë 29.120. Ndërsa, sipas përkatësisë etnike në nivel republikan dhe sipas rajoneve kemi këtë gjendje: Shfrytëzues të shtësës prindërore për fëmijën e tretë:maqedone – shqiptare – të tjera (nëna)? ? ? Totali: 9602 – 13.698 – 5820 (shfrytëzues të shtesës prindërore) Rajoni i:Kumanovës: 718 – 1561 – 205Shkupit: 2828 – 6051 – 1533Tetovës: 314 – 2922 – 105Strugës: 202 – 797 – 140Gostivarit: 140 – 877 – 414Krushevës: 34 – 102 – 20Kërçovës:…

Lexo më Shumë

Dueli e parë televiziv nga fushata zgjedhore e kandidatëve për president, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski do të mbahet në televizionin “Telma” të mërkurën. Siç bën të ditur “Fokus“, dueli i cili duhet të mbahej të martën është shtyrë me kërkesë të Siljanovskës. Kandidatja për president, Gordana Siljanovska vazhdimisht e ka fuar Pendarovskin në duel televiziv. Nga VMRO-DPMNE disa herë e ka porositur Pendarovskin të mos ikë nga përballja televizive. Marrëveshjet deri tani për duele televizive janë caktuar për më 12 prill në RTVM, më 14 prill në Sitel dhe me 17 prill në televizionin Alsat.

Lexo më Shumë

“Nëse qeveria ime frikësohej nga çmimi politik, nuk do të mundej as ta nxirrte vendin nga kriza dhe programi ekonomik, as dhe të gjejë zgjidhje për sistemin e sigurisë, as edhe të përballet me krizën e refugjatëve, as edhe ta zgjidh emrin, as të promovojë dialogun e domosdoshëm me Turqinë edhe krahas vështirësive, as edhe të bëjë ndryshime radikale të nevojshme në sferën e të drejtave njerëzore”. Këtë në prag të vizitës në Shkup në intervistën për AIM e ka thënë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ku ka folur edhe për bisedimet e ardhshme me homologun e tij Zoran Zaev…

Lexo më Shumë

VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë e lexoi Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, ndërsa për të gjitha “gënjeshtrat do ta dënojnë”. Partia opozitare në komunikatën e sotshme thekson se Zaev duhet ta dijë se populli i Maqedonisë është dinjitoz, i përgëzuar, sado që ta godasë, ta tërheqë, ta shkatërrojë ai sërish do të përgatitet. “Drejtësi prejse LSDM është në pushtet nuk ka. Drejtësinë sot nuk mund ta arrijë as PSP-ja e shkatërruar, as gjyqësia e Kacarskës ose prokuroria e Ruskoskës. Ata janë mishi i egër i Zaevizmit të cilët e ngulfasin drejtësinë, dhe si teatër i kukullave ai zaevizëm…

Lexo më Shumë