Me 06.04.2019 në ora 01.50 në SPB Shkup, T.J.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 00.20 në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu, djali i saj 16 vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
LSDM vlerëson se VMRO-ja nuk mund të pranojë sukseset që ka arritur Maqedonia. “Hristijan Mickoski nuk mund të pajtohen me atë që për herë të parë orkestra greke këndoi himnin e Maqedonisë. Për VMRO-në është e papranueshme që himni është i pranuar nga e gjithë bota, me çka shteti dhe ushtria respektohet nga e gjithë bota demokratike”, thekson LSDM. Partia në pushtet vlerëson se partia e Mickoskit imagjinon raste, madje edhe kandidatja e tyre, Gordana Siljanovska pranoi dhe konfirmoi se himni i Maqedonisë, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas me marrëveshja e Prespës është e njohur dhe konfirmuar përgjithmonë. Më herët, VMRO e…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale kundër A.K (23) nga Vlesi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim dhe tregtim të paligjshëm me lëndët narkotike”. Siç njoftojnë nga SPB Shkup më 03.04.2019, me urdhër të gjykatës, zyrtarët policor nga SPB Shkup të shoqëruar nga policia e njësitit kundër krimit të organizuar kanë kryer kontroll në banesën e të dyshuarit në rrugën “23 tetori” në Shkup. Gjatë kontrollit janë zbuluar lëndë narkotike, mariuhanë, kokain dhe amfetamin. Pas kontrollit policia ka arrestuar A.K./Telegrafi/
Ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski para martesës së dytë me gruan e tanishme Borkica, ai ka qenë një lidhje bashkëshortore me Suzana Arbutina, specialiste e mjekësisë. Martesa e tyre ka zgjatur derisa ka qenë ministër i financave në periudhën e fillim viteve dymijë.Opinioni shumë pak di për të, por ajo është specialiste e njohur në Klinikën për Pulmologji në Shkup. Në vitin 2014 i ishte bashkëngjitur protestës së mjekëve kundër qeverisjes së asaj kohe.
Kandidati presidencial Stevo Pendarovski ishte dje mes qytetarëve të Berovës. Para njerëzve të Berovës, ai theksoi politikat e qeverisë aktuale për të hapur portat e Evropës në vend të tunelit në të cilin, siç tha ai, vendi ishte më parë, njofton Nova Tv, transmeton Portalb.mk. “Qeveria duhej të merrte vendime të vështira dhe kompromise për të hapur portat për në Evropë. Ne ishim në tunel dhe u kthyem 30 vjet prapa. Erdhi një gjeneratë e politikanëve që vendosën të mos vendosnin problemet nën qilim dhe, me koston e popullaritetit, qëndruan dhe sollën vendime vendimtare për të dalë nga izolimi ballkanik. Ne kthyem…
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi nga Manastiri se kryeministri Zoran Zaev i kishte ofruar që të hyjnë në Qeveri, por me një kusht që të përkrahin Marrëveshjen e Prespës. Ai ka thënë se partisë së tij u ishin ofruar pesë ministri. “Zaev është njeri i pandershëm dhe në një intervistë shpifi dhe tha se nuk do të bëjë koalicion apo qeveri teknike me mua. Në korrik në një takim në klubin e deputetëve, pas bisedimeve pesë orëshe më tha: ejani hyni në Qeveri dhe zgjedh pesë ministri, cilët të duash. Vetëm prano marrëveshjen. Përgjigja ime ishte se fytyra dhe…
Pushteti i LSDM-së manipuloi me qytetarët për pyetjen e referendumit të 30 shtatorit tha kandidati për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare Gordana Siljanovska e cila shtoi se pushteti aktual i keq*përdori Bashkimin Evropian dhe NATO-n në pyetjen e referendumit. Siljanovska para banorëve të Demir Hisarit tha se rrezikim më i madh i sovranitetit të një shteti është korrupsioni dhe krimi duke potencuar se pushteti jo vetëm në nivel qendror por edhe në nivel lokal i ka hapur rrugë nepotizmit. Siljanovska shtoi se do të luftojë për drejtësi dhe sundimin e së drejtës sepse ato janë parimet për të cilat…
Kandidati presidencial Blerim Reka tha në konventën në Dibër se është koha që edhe shqiptarët të kenë një president shteti. Ai, në prani të udhëheqësve të Aleancës së Shqiptarëve dhe BESA theksoi se ka pesë prioritete kryesore për zhvillimin e vendit dhe 21 prilli është një plebishit për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë Veriore, njofton Nova Tv, transmeton Portalb.mk “Ne kemi folur vazhdimisht vetëm për një shoqëri multietnike kurse duhet të flasim për një shtet multietnik. Kjo duhet të ndodhë më 21 prill, ky është prioriteti i parë. Shqiptarët nuk mund të jenë vetëm një masë amorfe dhe një komb…
Me 04.04.2019 në ora 19.00 në Stacionin Policor në Kisella Voda, S.T.(41) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 17.30 në rrugën “Pushkin” në oborrin e një shkolle fillore, djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga një adoleshent tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 04.04.2019 në ora 21.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Smilevska’ është prishur rendi publik nga rrahja midis R.Xh.(35), R.N.(33) dhe S.I.(33), të gjithë nga Shkupi nga njëra anë dhe F.S.(32), T.C.(22) dhe A.M.(29), të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër, transmeton Almakos. Janë shkruar procesverbale me shkelje të konstatuara ligjore sipas nenit 11 nga Ligji për shkelje kundër rendit publik.
Me 04.04.2019 në ora 18.50 në Stacionin Policor në Karposh, S.E.(48) nga fshati Lubin, Shkup, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 15.15 në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” djali i saj 17 vjeçar është sulmuar fizikisht nga dy nxënës tjerë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 05.04.2019 në ora 05.10 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën Kuzman Josifovski Pitu është prishur rendi publik nga përleshja fizike midis C.Gj.(54) dhe Z.L.(55), dytë nga Shkupi, nga njëra anë dhe I.T.(43) nga Shkupi, nga ana tjetër, transmeton Almakos. I.T. është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup ku po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.