Author: Hamdi Kumanova

Autoritetet turke kërkojnë nga Maqedonia masa kundër individëve nga institucionet arsimore dhe OJQ-të në vend që i lidhin me FETO-n, organizatë e Fetullah Gylenit, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste dhe organizatore e gr.usht shtetit të dështuar në Turqi. Këtë e konfirmoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në emisionin “360 Gradë”, pasi dje edhe ministritë e drejtësisë dhe të brendshme njoftuan se pesëmbëdhjetë të dyshuar ishin në listën e Ankarasë Zyrtare për ekstradim. Por Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tha se që dikush të arrestohet, do të priten procedura administrative. A thua nga mënyra se si Maqedonia do të veprojë…

Lexo më Shumë

Në organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë, sot përreth lumit Vardar në Shkup u zhvillua garë në vrapim në kuadër të kremtimit të 70 vjetorit të NATO-s. Gjithsej 270 pjesëmarrës morën pjesë në garë, duke vrapuar nga tre dhe pesë kilometra. Gara në vrapim u hap nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të NATO-s, Zoran Jankoviç, ndërsa në të mori pjesë edhe u ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, shefi i Shtabit të përgjithshëm, Vasko Gjurçinovski, Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik ushtarak. Sheqerinska mbante një këmishë me numër 30,…

Lexo më Shumë

Deri më tani kemi siguruar gjashtë milionë euro përmes sistemit të vauçerëve për ta ndihmuar sportin, por negocioj me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski në mënyrë që të mund ta rrisim në 10 milionë euro. Nëse performanset e Buxhetit rriten dëshirojmë ta rrisim atë numër në dhjetë milionë euro, tha kryeministri Zoran Zaev në shënimin e Ditës ndërkombëtare të sportit për zhvillim dhe paqe që u mbajt sot në Strumicë. Kryeministri shtoi se deri më tani janë shfrytëzuar 2,3 dhe vitin e kaluar 5 milionë euro për sportin dhe është e sigurt se shuma do të rritet. “Moment i dytë…

Lexo më Shumë

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në intervistë për “Nezavisen” tha se përsëri do të konkurron për kryetare të PSP-së. “Unë do të konkurrojë nëse votohet Ligji i ri për Prokurorinë Publike, gjegjësisht në konkursin për përzgjedhjen prokurorit special publik. Për këtë kanë të drejtë të gjithë prokurorët të cilët i përmbushin kushtet e parapara me propozim ligjin. Vlerësojë se i përmbush kushtet dhe do të dorëzojë dokumentet. Nuk do të dorëzohem. Sigurisht unë nuk mund të ndikojë në përzgjedhje, ajo është punë e Këshillit të prokurorëve publik”, tha shefja aktuale e PSP-së. Janeva tha se nuk e ka…

Lexo më Shumë

Kandidati presidencial, Stevo Pendarovsli sot prezantoi tetë projekte të cilat do të fillojë t’i realizojë në tetë muajt e parë të funksionit presidencial, e të cilat, siç theksoi, i pasqyrojnë angazhimet e tija kyçe dhe shtyllat e programit. I pari do të jetë të organizojë forum për dialog politik mbipartiak. “Pas shumë viteve konflikte dhe ndarje, Maqedonisë i nevojitet dialog ndërpartiak për çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Presidenti duhet të jetë zëri i maturisë, baraspesha mes partive politike”, deklaroi sot Pendarovski, duke shtuar se mu ky është qëllimi i këtij forumi, në të cilin do të kyçen edhe opinioni…

Lexo më Shumë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dënon ashpër të gjitha përpjekjet për ta përfshirë atë në qëllimet dhe interesat e përditshme politike. Nga atje thonë se, pas publikimit të shpeshtë të artikujve në disa media elektronike dhe deklaratave që përfshijnë Ushtrinë, ndjejmë nevojën që reagojmë në këtë mënyrë. Ushtria, thonë nga Shtabi i përgjithshëm, është institucion e cila në vazhdimësi është me rejting më të lartë në shoqëri dhe e njohur nga të gjithë qytetarët e vendit tonë. “Shtabi i përgjithshëm do të vazhdojë të përqendrohet në proceset e parashikuara të reformave në Ushtri në përputhje me standardet e larta të…

Lexo më Shumë

Profesori Lubomir Fërçkovski deklaroi për 1TV se nuk qahet që në vitin 2009 është kandiduar për president dhe ka humbur nga Gjorgje Ivanov. “Pastaj nga viti 2011 i kanë vjedhur zgjedhjet në mënyrë masovike. Ambicja e ime ishte tjetër, e kisha të qartë se cfarë po ndodhë. Unë dhe ekipi im nuk kishin iluzione. Ishte akt heroik që të nxitet opozita e cila atëkohë ishte në nivel shumë të ulët. Dhe arritëm që të marrin 260 mijë vota. Pastaj në vitin 2014 e vodhën edhe Stevo Pendarovskin”, theksoi Fërçkovski.

Lexo më Shumë

Anëtari i Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski në konferencë për shtyp tha se qeveria me reformat e bëra ka ndaluar rritjen e mëtejshme të pensioneve.“Me pagën e marsit, ka një rritje minimale të pensioneve prej 0.7 për qind, që është rreth 100 denarë për pension me rreth 15.000 denarë. Nëse zgjidhja ligjore e vjetër do të ngelej, rritja duhet të ishte 1.83 për qind, domethënë pensionistëve u hoqën më shumë se 1 pikë përqindje”, tha Trajko Sllaveski. Sipas tij, kjo do të thotë që nëse kjo tendencë vazhdon gjatë vitit ata do të marrin pensionin mujor në një sasi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaroi se ka tërhequr vendimin për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar, ku siç thonë nga atje, u shkarkuan në mënyrë të paligjshme. “Tërheqja e vendimeve të MASH mbështetet në objektivin, përkushtim dhe angazhim maksimal që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, në një atmosferë të qetë dhe të drejtë, me qëllim të shmanget çdo justifikim dhe përpjekje për të vënë një njollë në këtë proces shumë të rëndësishëm për shoqërinë dhe vendin. Ky vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vjen, pavarësisht nga fakti se ajo është një…

Lexo më Shumë

Me 05.04.2019 në ora 15.00 në SPB Veles, S.S.(49) nga Velesi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.50 në shtëpinë e prindërve të tij, e ka parë nënën e tij D.S.(74) me lëndime të shkaktuara nga burri i saj L.S.(74), transmeton Almakos. D.S. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Veles. Po ndërmerren masat për gjetjen e L.S. dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 05.04.2019 në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “ 11 tetori” përballë tregut të gjelbër, Gj.J.(80) nga Shkupi është rrëzuar derisa ka qenë duke zbritur nga autobusi i JSP, e drejtuar nga Zh.K.(58) nga Shkupi, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici të Gj.J., autobusi ka ecur derisa ajo ka qenë duke zbritur. Gj.J. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ku iu janë konstatuar lëndime dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Shkup dhe…

Lexo më Shumë

Me 05.04.2019 në ora 20.45 në rrugën lokale në fshatin Zherovjan që çon për në fshatin Radiovcë gjatë kryerjes së kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policor nga policia në Kamjan e kanë ndaluar veturën e tipit ‘Folksvagen vento’ me targa nga Tetova, e drejtuar nga H.K.(27), ndërsa si bashkëudhëtar ka qenë personi N.E.(27), dhe në veturë ka qenë edhe R.I.(18), të gjithë nga Sedllarca e Epërme, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit ndaj personave, veturës dhe bagazhit është gjetur marihuanë. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë