Author: Hamdi Kumanova

Në rrugën “29 nëntori” në Tetovë familja Krasniqi jeton në baltë, pa rrugë të asfaltuara dhe vetëm me një një burim ujë, iu theksua kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi që organizoi pritje për shoqatat qytetare me rastin e 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve. “Kërkuan të punohet në ujësjellës, kanalizim dhe vendosjen e kubëzave prej betoni që të mund edhe ata qytetarët të jetojnë në mënyrë normale. Edhe në rrugën “146” s’ka ujë”, tha drejtori programor në Asociacionin e zhvillimit demokratik të romëve “Sonce”, Nezir Huseini. Kryetarja Arifi theksoi se komuna përmes Këshillit ka miratuar strategji për më…

Lexo më Shumë

Me 07.04.2019 në ora 02.30 në Stacionin Policor në Strumicë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ mundësim të përdorimit të drogave narkotikee” është arrestuar dhe mbajtur në burg K.S.(41) nga fshati Kosturino, Strumicë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 07.04.2019 në ora 14.10 në vendkalimin kufitar në Tabanocë, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi B.K.(37) nga Shkupi ka qenë lëndë e gjurmimit për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti për kryerjen e veprës penale të kryer sipas nenit 239 qëndrimi 1 nga Kodi Penal ‘ fshehje tatimi’, transmeton Almakos. B.K. është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës ngarkuese dhe minibusit te Klisura e Drenovës, është lënduar shoferi i veturës, që ka dal nga rruga. Ai është dërguar në Spitalin e Kavadarit, transmeton Almakos. Këtë informacion për MIA e vërtetoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Trafiku po realizohet vetëm në njërën lentë të rrugës. Kontrolli në vendngjarje është duke u realizuar.

Lexo më Shumë

Sllobodan Millosheviq, i kishte fshehur në një shtet 14 milionë dollarë. Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, i ka zbuluar milionat e Sllobodan Millosheviq, të fshehura nga Singapor, raportojnë mediet serbe. Del Ponte ka arritur të siguroj dokumentacion ku dëshmohet se Millosheviq ka transferuar 14 milionë dollarë në llogari sekrete në Singapor, për të cilat ka shkruar edhe në librin e saj ‘Kriminelët e luftës dhe unë”.

Lexo më Shumë

Emigrantët filluan të mbledhin gjërat e tyre të dielën dhe të lëvizin pas përpjekjes së dështuar për të hyrë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kufirit, pranë fshatit Eidomeni. Ata ishin grumbulluar pranë një kampi në Diavata, 10 km në perëndim të Selanikut. Vetëm disa tenda mbetën në vendin e improvizuar, pasi njerëzit hipën në autobusë për t’u kthyer në kampet e organizuara. Emigrantët braktisën tendat pas thashethemeve mbi mediet sociale se barrierat në kufi u hoqën dhe se emigrantët mund të lëviznin lirshëm. Këto raportime dolën të rreme dhe emigrantët u përplasën me policinë greke. Të premten pati një përplasje…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski i cili mer pjesë në sesionin pranveror të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Europës, në Facebook profilin e tij u “lavdërua” se në bexhin e pjesmarësve ka shkarravitur fjalën “North” ose në shqip “Veriut-veriore” nga emri Republika e Maqedonisë së Veriut, me sqarimin se emri i vërtetë i shtetit, sipas vullnetit të popullit është vetëm Maqedonia. Milloshoski thotë se emri është vullneti i popullit sipas referendumeve në vitin 1991 dhe 2018. “Maqedonia është emri i vullnetit të popullit, sipas referendumeve nga viti 1991 dhe 2018! Duke shfrytëzuar për këtë qëllim çdo mundësi, çdo akreditim, çdo…

Lexo më Shumë

Prokurorja e PSP-së, Katica Janeva në intervistë për “Nezavisen” flet edhe për buxhetin e PSP-së, ku sqaron se në çka shpenzohen paratë. Në opinion shpesh herë ka vërejtje se kanë në dispozicion buxhet të madh për dallim nga prokuroria e rregullt dhe se prokurorët e PSP-së marrin paga më të larta. Janeva për këtë thotë se bëhet fjalë për standarde ndërkombëtare, ndërsa qëllimi është që prokuroritë të jenë më të ekipuara që të mund më me efikasitet t’i kryejnë punët. “Me ligjin e ri mbetet që buxhetin ta propozojmë vet dhe askush të mos ndikojë. Bëhet fjalë për standarde ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Shuto Orizare, Kurto Dudush, me rastin e Ditës së Romëve, nëpërmjet një video-porosie kanë dërguar urata për festën e romëve, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, njofton Portalb.mk. Kryeministri në pjesën e tij të porosisë i ftoi të gjithë qytetarët e vendit të jenë aktivë dhe përgjegjës që të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë. “Bashkë punojmë për qasje të njëjtë deri te shërbimet sociale kualitative, deri te mundësitë e gjera për arsimim dhe punësim, për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të qytetarëve nga komuniteti rom. Për këtë integrim…

Lexo më Shumë

Siç raportojnë nga AIM, ministri i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis për gazetën greke “Real news” tha se “përpjekja e vendit tonë është që Greqia të bëhet partneri kryesor i Maqedonisë së Veriut”. “Bindja ime është se thellimi i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje dhe integrimet e Maqedonisë së Veriut në NATO, do të kontribuojnë në përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe në përforcimin e ndjesisë së stabilitetit në rajonin më të gjerë në Ballkan, rajon i njohur për pasigurinë e vet. Institucionalizimi i bashkëpunimit ushtarak me Maqedoninë e Veriut me marrëveshjen e marrëveshjes konkrete, shërben interesave strategjike të Greqisë në rajon. Qëllimi…

Lexo më Shumë

Një numër i madh i qytetarëve po braktisin Maqedoninë e Veriut si pasojë e pasigurisë dhe jostabilitetit ekonomik social por edhe krizës që po vijon edhe më tej. Derisa një pjesë po largohen me vizë pune dhe punë të përkohshëm një numër i madh i shtetasve po heqin dorë edhe nga nënshtetësia e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të MPB-së që nga pavarësia e vendit e deri më sot mbi 30 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia për arsye të marrjes së një nënshtetësie të shteteve të huaja. Por jozyrtarisht mësohet se ky numër mund të jetë më…

Lexo më Shumë