Paralajmërimi i ministrit Filipçe për mbylljen e dhjetëra spitaleve publike shkaktoi huti dhe panik ndër pacientë e sidomos te ata që jetojnë në vendbanime të vogla. Kjo ide nuk mund të komentohet ndryshe përveç se bëhet fjalë për vazhdimësi të politikave destruktive në shëndetësinë publike që u shkaktuan nga ish ministri Todorov dhe qeveria e atëhershme. Nëse Maqedonia Veriore deklarohet se është shtet social dhe LSDM-ja parti e majtë atëherë privatizimi i shëndetësisë publike dhe aplikimi i partneritetit publiko privat pa analiza të thella, pa transparencë dhe pa debat publik na detyron të dyshojmë se bëhet fjalë për tentim për…
Author: Hamdi Kumanova
Me 08.04.2019 në ora 11.10 në Stacionin Policor në Kocani, nga Spitali i përgjithshëm në Kocani është lajmëruar se rreth orës 09.00 tek to me lëndime ka ardhur D.C.(59) nga Kocani, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një ndërtesë në Kocani. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor dhe inspektori i punës ku po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Draganço Stoimenov, i njohur në opinion si “Daco Bellski” pas tre muajve në arratisje dje është dorëzuar tek autoritetet dhe në prani të avokatit të tij është paraqitur në Prokurorinë në Koçan. Gjykata e Koçanit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-truprojës së Sasho Mijallkovit, me arsyetimin se mund të arratiset dhe të ndikojë tek dëshmitarët. Stoimenov është i dyshuar se në janar në kafenenë “Aqua” në Koçan me armë zjarri ka gjuajtur dhe lënduar 33-vjeçarin Dragan Zdravev – Daç. Pas incidentit, ndaj Stoimenovit u ngrit padi penale për veprën “tentim vrasje”. Ndryshe, Stoimenov në opinion njihet…
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Kërçovë, sot ka ngritur padi penale kundër 30 vjeçarit P.S. nga Kërçova, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “ vjedhje “, transmeton Almakos. Ai veprën penale e ka kryer mbrëmë rreth orës tetë në një bastore sportive që gjendet në rrugën “ 11 shtatori” në Kërçovë ku është futur i maskuar dhe me thikë në dorë nga sporteli ka vjedhur një sasi parash. Zyrtarët policor me intervenim të shpejt e kanë kapur dhe e kanë arrestuar kryerësin.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është i bindur se integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë sukses për gjithë rajonin. Dimitrov, i cili sot dhe nesër është për vizitë pune në Berlin në rrjetin social “Facebook” shkroi se gjatë dy ditëve të fundit të ardhshme janë kyçe për perspektivat evropiane të vendit. “Dy ditët e ardhshme, takime kyçe për perspektivat tona evropiane! Kemi argumente, edhe reformuese edhe të fqinjësisë të mirë. Suksesi jonë do të jetë sukses edhe për rajonin dhe për BE-në. Jam i bindur për këtë, dhe do t’i bind gjithë bashkëbiseduesit në Berlin”, shkroi Dimitrov.…
Një tërmet ka goditur mbrëmë disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Dridhjet me magnitudë 3.2 janë ndier edhe në një pjesë të Kosovës rreth orës 00:44.
Në emisionin “Click Plus” të televizionit “21”, kandidatët për kryetar komune në Dibër, Hekuran Duka nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), treguan prioritetet që do t’i realizojnë nëse ata zgjedhen kryetar, transmeton Portalb.mk. Hekuran Duka premtoi, se që në ditën e parë të mandatit të tij do ta marrë nën menaxhim deponinë e egër dhe do të krijojë vende parkimi në shëtitoren e Dibrës për tregtarët dhe zejtarët që gravitojnë në këtë pjesë. “Ne do të vazhdojmë me të njëjtën kontratë që e nisi mandatin kryetari i ndjerë, Ruzhdi Lata. Nuk guxojmë të ndryshojmë. Ajo do të…
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, realizoi vizitë pune në Institucionin Nacional„Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë“, që i kushtohet shenjtores Nënës Terezë. Në kuadër të vizitës, drejtori Arian Asllanaj e njoftoi ministrin Ademi me aktivitetet në këtë institucion nacional të muzeut, i cili këtë vit e shënon 10-vjetorin e ekzistimit të tij, si dhe me projektet që realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Në këtë kontekst, drejtori Asllanaj, informoi se në muze, i cili është njëri nga më të vizituarit në qytet, është vendosur ndriçimi i ri, ndërsa në fazën përfundimtare është rikonstruksioni i ekspozitës së përhershme, e cila do…
Shërbimet inspektoriale komunale në Gostivar kanë dënuar piromanin e gomave të vjetra, me gjobë prej rreth 123 mijë denarëve. Zjarri shpërtheu në fillim të muajit mars, ndërsa nga djegia e gomave të vjetra të autobusit, qyteti u mbulua me tym të zi. Nga Vetëqeverisja lokale sot në konferencë për shtyp informuan se zjarrvënësi e ka paguar dënimin. “Administrata komunale në Gostivar është e vendosur për luftë kundër ndotjes së ambientit jetësor. Në këtë drejtim, inspektorët komunal kanë kryer kontrolle të rregullta parandaluese, ndërsa në raste të caktuara marrin edhe masa represive, gjegjësisht shkelësit i dënojnë me gjoba në pajtim me…
Përveç njohjes së Marrëveshjes së Prespës përmes deklaratave dhe prononcimeve, BE-ja tani është e ftuar të ndërmerr hap vendimtar dhe të marrë vendim kyç për fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, porositi kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis gjatë fjalimit të tij në Konferencën e parë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të BE-së në temën “Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj” që u mbajt në Vjenë. Vucis, fjalimin e tij e filloi duke iu referuar “shembullit më të suksesshëm për marrëdhënie të mira fqinjësore, lidhjen e Marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”. “Treguam se…
Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës presidenciale pas Komunës së Bogovinës u ndal dhe në Komunën e Vrapçishtit për të njoftuar dhe për të sqaruar pse duhet përkrahur kandidati konsensual, me çka i ndanë arsyet se një votim i tillë i sjell vendit anëtarësim në strukturat euro-atlantike vendoset paqja, stabiliteti dhe siguria në vend dhe rajon andaj zgjedhja e presidentit konsensual në krye do të sjell vazhdimësi të proceseve integruese për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se çdo herë ka qenë transparent duke ju ofruar që të dilet me…
Qeveria sot në seancë duhet të sjell mendim për Informacionin për realizimin e Projektit për ndërtimin e pishinave për not, në propozim të Agjencisë për rini dhe sport. Në seancën e rregullt qeveritare, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do ta prezantojë Informacionin për zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e sektorit privat nga ana e qendrave për zhvillim të rajoneve planore – biznes qendra rajonale, ndërsa duhet të shqyrtohet edhe Informacioni për pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Pres-shërbimi…