Author: Hamdi Kumanova

Me 11.04.2019 në ora 20.30 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në shtëpinë në pronësi të M.Z. në rrugën “Goce Dellcev” në Kumanovë është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Në zjarr shtëpia në tërësi është djegur. Në ora 22.00 ekipi i zjarrfikësve e ka shuar zjarrin. Persona të lënduar nuk ka. Kontroll do të kryhet brenda ditës.

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se të pandehurit me iniciale M.I, i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale, organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Kjo gjykatë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se, pas kërkesës që i është bërë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e një mase ndaj këtij të dyshuari. Kjo gjykatë ka konsideruar se një masë e tillë është e nevojshme për të parandaluar ikjen…

Lexo më Shumë

Me 09.04.2019 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në Qendrën Mjekësore në Kumanovë me lëndime është sjell P.V.(31) nga fshati Jurumleri, Shkup, i cili pastaj është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Almakos. P.V. është lënduar në lagjen Karposh në Kumanovë ku është sulmuar fizikisht nga R.S.(22) nga Kumanova, me të cilin disa herë janë përleshur fizikisht, ndërsa paraprakisht bashkërisht edhe me disa shok tjerë kanë konsumuar alkool. R.S. është arrestuar në Stacionin Policor dhe kundër tij është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ lëndim i rëndë…

Lexo më Shumë

Me 09.04.2019 në ora 20.25 në bulevardin “Vidoe Smileski-Bato” në Shkup, vetura e tipit “Shkoda Oktavia” me targa nacionale gjermane, e drejtuar nga M.C.(49) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin A.A.(57) nga Shkupi, transmeton Almakos. Nga goditja këmbësori ka vdekur, ndërsa nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekja. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipit të SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 09.04.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Aerodrom, B.A.(40) nga fshati Studenican, Shkup ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 15.10 në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” disa persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e tij 15 vjeçar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka reaguar në profilin e tij në Facebook ndaj deklaratave të fundit të Reis Ulemasë, Sulejman efendi Rexhepi, transmeton Almakos. Zekiri në shkrimin e tij në Facebook që më poshtë po ua sjellim të plotë, tregon se është e turpshme që të bësh deklarata të tilla nga një udhëheqës i një institucioni fetar. Ai i fton institucionet kompetente në Maqedoni që të reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes së Reis Ulema Sulejman efendi Rexhepit: E lexova sot në mëngjes Sasho Ordanovskin për Rezilin e Reisin dhe e kuptoj që deri në pikën e fundit…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër J.B.(56) nga Kratova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ uzurpim pronash “ dhe “ dhënien e dëshmive të rrejshme” dhe kundër G.B.(29) nga Kratova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ uzurpim pronash”, transmeton Almakos. Në Kratovë, në rrugën ‘Vera Jociq’ në parcelën prej 51 metra katror në pronësi të Republikës së Maqedonisë Veriore, të paditurit kanë ndërtuar një shtëpi me hapësirë biznesi. Pastaj të paditurit në parcelën prej 17 metra katror, në pronësi të C.V., A.V. dhe O.V., të gjithë nga…

Lexo më Shumë

Me 08.04.2019 në ora 15.40 në SPB Shkup, S.T.(43) dhe B.S.(52) , dytë nga Shkupi kanë lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.30 në rrugën Todor Aleksandror, fëmijët e tyre adoleshent të moshës nga 14 dhe 15 vjeç janë sulmuar fizikisht nga I.R.(35) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është shënuar procesverbal ku është konstatuar shkelje sipas nenit 12 nga Ligji për shkeljet dhe prishjet kundër rendit dhe qetësisë publike.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër O.A.(25) nga fshati Negotinë, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 13.09.2017 në Tetovë, zyrtarët policor kanë kryer kontroll ndaj të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar heroin.

Lexo më Shumë

SPB Shtip ka ngritur padi penale kundër E.B.(28) dhe D.F.(40), dytë nga Kocani, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprat penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” si dhe “ mundësim në përdorimin e drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 12.10.2018 në rrugën Negotinë-Shtip, në veturën e drejtuar nga i padituri i dytë, i padituri i parë i ka mundësuar D.F. dhe një personi tjetër që të konsumojnë marihuanë. Në afërsi të Kocanit, gjatë kontrollit në veturën e përmendur, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar një qese me 236 gram marihuanë.

Lexo më Shumë