Dje rreth orës 20.10 minuta në vendkalimin kufitar aeroporti i Shkupit në hyrje për RMV është arrestuar një shtetas iranian (45) i cili ka qenë në listë të Interpolit.
Author: Hamdi Kumanova
Mediat sot edhe nesër mund të publikojnë rezultatet nga anketat e bëra për procesin zgjedhor. Sipas afatit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, rezultatet mund të publikohen pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, gjegjësisht afati mbaron nesër pas mesnatës. Dje ka skaduar afati për njoftimin e komisionit shtetëror komunal për personat të cilën nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotim ose janë persona të sëmurë, por që dëshirojnë që të ushtrojnë të drejtën e votës më 20 prill. KSHZ njofton se organizatorët e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale në kohë kanë dorëzuar raportin…
Nga partia në pushtet LSDM akuzojnë liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin për shkak të etiketimit të mediave gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale. “Hristijan Mickoski në mitingun e djeshëm përsëri tregoi se është pjesë e mitrës së Nikolla Gruevskit, mitra e presioneve mbi mediat dhe etiketimit të gazetarëve”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se pjesë e kësaj mitre është edhe Gordana Siljanovska kandidatja e Mickoskit e cila nuk u sqarua dhe nuk e dënoi mënyrën e etiketimi dhe presionit mbi gazetarët dhe mediat. “A do të bëhet e guximshme Siljanovska dhe të dënojë këtë akt të Mickoskit, i cili u…
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër një 34-vjeçari për shkak të dyshimit për tregti dhe prodhim të paligjshëm të lëndëve narkotike. “SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër A.D (34) nga fshati Bellanov, Kumanovë, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “prodhim dhe tregti të paligjshëm të lëndëve narkotike. Më 08.04.2014 në Kumanovë pjesëtarët e policisë kanë kryer kontroll mbi të dyshuarin në të cilin janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë”.
Mbrëmë rreth orës 22.00 në autostradën Negotinë-Gradsko nga ana e policisë dhe shërbimit për krim të orgaizuar është ndaluar një veturë e tipit Volvo me regjistrim të Shkupit. Pas ndalimit shoferi S.A (22) nga fsh Petralicë është munduar të ikë por është arrestuar nga policia. Në veturë janë gjendur 11 emigrant nga Iraku, Pakistani, Afganistani dhe Siria.
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në qendrën e Kavadarit, sot në orët e hershme të mëngjesit në 03:30. Për fat të mirë objektet përreth nuk janë përfshirë nga zjarri. “Falë intervenimit të shpejtë të njësisë së zjarrfikësve dhe ndihma e qytetarëve, zjarri është lokalizuar”, thonë dëshmitarët për AIM-në. Nga njësia e zjarrfikësve të Kavadarit informojnë se është intervenuar për një orë e gjysmë me katër vetura dhe dhjetë zjarrfikës.
Nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzojnë Zoran Zaevin dhe Stevo Pendarovski se po kthejnë shtetin mbrapa dhe se vendi nuk do t’i fillojë bisedimet në qershor për anëtarësim në BE. “Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë problemi i vërtetë për Maqedoninë. Me ta, shteti vetëm për dy vjet ka mossuksese. Zaev dhe Pendarovski kanë turp të thonë se maqedonasit që jetojnë në Greqi flasin maqedonisht”, thuhetë në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. Nga atje thonë se është e frikshme të dëgjosh se maqedonasit po luftojnë për drejtësinë e tyre. Ata janë sinonim me politikanët pa shpinë. Ata janë një kopje klasike e shërbëtorëve…
Kryetari i partisë politike “ Alternativa”, Afrim Gashi, i cili para aktivistëve në Tetovë, fjalimin e filloi duke thënë: “Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë dhe nuk do të jetë, por mos harroni kjo rrugë është e vetmja rrugë që sjell mirëqenie, stabilitet, siguri, por ne kemi vendosur që ta përkrahim konceptin që është anëtarësim në NATO dhe dhe BE”, tha Gashi. Ai më tej vazhdoi duke theksuar se: “Patriotizmi më i lartë sot në Maqedoni është që një i ri të mos e braktis vatrën e tij. Nëse duam që të rinjtë mos të ikin nga vendi, nuk…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një reagimi, ka vlerësuar se fjalimi i kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në të cilin etiketoi media të caktuara është i pashembullt dhe i papranueshëm për një lider të partisë politike, njofton Portalb.mk. Mickoski gjatë tubimit në Krushevë, tha se “LSDM-ja ka angazhuar kryeredaktorët dhe mediat e tyre të paguar shtrenjtë që të liferojnë sondazhe”, në lidhje me këtë, nga SHGM-ja thonë se fjalimi i Mickoskit koincidoi me publikimin e sondazhit të Televizionit Telma. “Këto paraqitje publike të politikanëve janë të papranueshme dhe paraqesin cenim ndaj punës dhe pavarësisë redaktuese të mediave dhe kanë për qëllim…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vizitoi spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan. Në takimin me kolegjin e ekspertëve nga spitali, ai theksoi se ky spital nuk do të mbyllet dhe të njëjtat shërbime që janë dhënë deri më tani do të vazhdojnë t’u jepen pacientëve nga Koçani dhe zonat përreth, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Ne u kritikuam për mbylljen e spitalit të përgjithshëm të Koçanit, por nuk është çështja e mbylljes, por një model për përparimin e tyre, ku për të njëjtat para nga Fondi do të kemi kushte më të mira për punën e punonjësve…
Kandidati për president i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka fushatën për president e vazhdoi në qytetin e Kërçovës. Para qytetarëve, Reka tha se koncepti i tij është një Republikë ku do të sundojë ligji për të gjithë qytetarët. Shqiptarët tha Reka nuk janë të barabartë pa qenë pjesë e strukturave më të larta shtetërore. “Ligji do të jetë ai i cili do ti dënojë por jo vetëm penalisht, ligji do ti dërgojë në histori partitë politike të cilat që 18 vite shkelën ligjin, ushtruan korrupsion dhe vazhdojnë nepotizëm, si dhe nuk e përfillin gjyqin”, tha…
Mosveprimi i institucioneve ka bërë që studentët të heqin dorë nga denoncimi i korrupsionit në institucionet e arsimit të lartë, thonë studentët në Maqedoninë e Veriut, duke komentuar rastet e pakta të lajmërimit të korrupsionit para organeve përkatëse, kundrejt faktit se mbi 23 për qind e studentëve kanë konstatuar se korrupsioni është prezent në universitetet e vendit. Rita Beadini nga Parlamenti Studentor në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se korrupsioni dhe nepotizmi megjithëse kanë lëshuar rrënjë të thella në institucionet e larta arsimore në Maqedoninë e Veriut, veprimet e organeve shtetërore…