Infrastruktura e shkatërruar është ndër shkaqet kryesore qe fshatrat po boshatisen. Kushte më të mira për jetë banorët e shpërngulur kërkojnë afër qyteteve. Fshati Alldincë, komuna e Studeniçanit dikur ushtonte nga zhurma e banorëve ndërsa sot në këtë fshat mezi takojmë njeri. Ekipi i Alsat udhëtoi drejt fshatit me mbi 1400 metra lartësi. Na shoqëruan edhe banorët tashmë të shpërngulur të cilët dekada me radhë kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Madje, ata kanë ndërmarrë nismën për grumbullimin e fondeve për ndërtimin e rrugës drejt fshatit Alldincë. Gjashtë mandate kryetar komune kemi pas shqiptar, asnjëri prej atyre…
Author: Hamdi Kumanova
Marrëveshja e Prespës është një kompromis i ndershëm, i kënaq interesat kombëtare të të dyja palëve dhe njëherë e përgjithmonë e largon helmin e dyshimit të ndërsjellë, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë në një intervistë për edicionin javor të gazetës greke “Etnos”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në pyetjen nëse deri në zgjedhjet, qeveria do të arrijë t’i bindë të gjithë ata të cilët e kritikojnë qeverinë për përfitimet nga marrëveshja, Katrugalos thotë se “nuk dyshon në këtë”. “Dalë ngadalë kuptohet rëndësia e marrëveshjes si një kompromis i ndershëm që e kënaq esencën e interesave kombëtare të të dyja palëve, duke e…
Stevo Pendarovski është kandidat i vërtetë konsensual për president, për atë edhe mbështetjen nga të gjitha bashkësitë etike, mbështetja nga 30 parti paralajmëron të ardhmen tonë evropiane, porositi sot në tubimin e madh me qytetarë, Bujar Osmani nga partia politike BDI. Osmani tha se mbështetja e sotme, bashkimi i sotëm tregon shpirtin evropian të shoqërisë tonë e tregon fytyrën e vërtetë të Evropës në Ballkan dhe është dëshmi se po ecim në rrugën e duhur. “Pendarovski është simbol i integrimit tonë të brendshëm dhe kohezionit në mes bashkësive të ndryshme etnike. Kjo është përparësia jonë edhe si bashkësi…
Komiteti në mes Shkupit dhe Athinës në takimin e fundit ka arritur përparim rreth bisedimeve për tekstet shkollore, në ndërkohë po vazhdojnë edhe bisedimet në mes Komisionit të përbashkët të ekspertëve nga Maqedonia dhe Bullgaria. “Një takim i komitetit të Maqedonisë dhe Greqisë i cili duhet të mënjanojë mospërputhjet në tekstet shkollore si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, që u zhvillua dy ditë më parë në Athinë, u zhvillua në një atmosferë miqësore, konstruktive dhe pozitive dhe se është arritur përparim gjatë bisedime”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në deklaratën e shkurtër nuk jepen shumë detaje. Pala…
Nëpër lokale të shumta afariste, pothuajse në të gjitha qytetet, vërehen afishe se kërkojnë punëtorë. Pronarët thonë se ka mungesë të fuqisë punëtorë të profesioneve të ndryshme. Ky berber është i detyruar të punoj i vetëm në dyqanin e tij. Ai thotë se ka punë, por nuk mund të gjej punëtorë, madje nuk ka pothuajse fare interesim nga praktikantët. Për punëtorë kemi shumë nevojë por punëtor nuk ka momentalisht. Ka krizë për punëtorë jo vetëm në këtë zanat, por si në butiqe, si në kafene dhe në këtë qendrën e re tregtare shumë problem kanë në gjetjen e punëtorëve sepse…
BDI nuk pret nga presidenti Gjorge Ivanov t’i falë dhunuesit e 27 prillit. Kreu i integristëve, Ali Ahmeti theksoi se ky do të ishte një veprim jo menduar mirë, duke vë theksin edhe në legjitimitetin e Ivanovit për një falje të tillë. “Mendoj se është një hap jo i menduar mirë i presidentit të shtetit apo më mirë të themi i kryetarit në ikje. Nuk e di se sa ka legjitimitet për të ndërmarr një veprim të tillë e cila do të ketë shumë reagime. Por përsëri i mbetet atij ta mendojë mirë se sa do të jetë funksionale një…
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski sot në konferencë për shtyp tha se Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë ballafaquar me humbjen, dhe tani mundohen të mbrojnë të gjithë parregullsitë që të fitojnë ndonjë votë më shumë. “Edhe këtë e bëjnë dhe e inkurajojnë atë me paratë e shtetit, që është krim më i madh. LSDM vazhdon të zhytet në arbitraritet dhe parregullsi, por është për të ardhur keq se kjo tërheq të gjithë vendin. Kjo është kur bë thirrje për blerje gjatë fushatës së referendumit e cila ka mbetur e pandëshkuar. Zoran Zaev dhe klani i tij vazhdojnë të shtyjnë…
Lypsarët në Strugë dhe në veçanti në Çarshinë e këtij qyteti janë shndërruar në problem shqetësues. Sidomos shqetëson numri i fëmijëve të vegjël të cilët vet apo së bashku me prindërit lypin nga kalimtarët. Reagojnë edhe OJQ-të duke kërkuar masa nga pushteti lokal. Ndërkohë, organizatat civile rome kërkojnë angazhim më të madh të institucioneve dhe largimin e këtyre personave nga rrugët. Duhet të ketë zgjidhje sistemore dhe ndjekjen e familjeve që lypin nëpër rrugët e qytetit. Nuk ka dyshim se institucionet duhet të jenë më fleksibile. Shteti është i qartë në këtë drejtim, lypja bart me vete përgjegjësi penale. Ka…
Me sloganin “Drejtësi për Maqedoninë”, Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së, për presidente të Maqedonisë së Veriut, për Radion Evropa e Lirë, thotë se synon që qytetarëve të këtij vendi t’u garantojë që vetë të vendosin për të drejtat e tyre më elementare, për identitetin, emrin e shtetin, ruajtjen dhe kultivimin e traditës kombëtare, por edhe ruajtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të tjerë. Siljanovska-Davkova, me profesion është profesorë e së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Shkupit, dhe si kandidate për kreun e shtetit thotë se është propozuar si e pavarur dhe jo si anëtare e VMRO-DPMNE-së, opozitare. Ajo është një…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka dorëzuar vërejtjet për versionin e fundit të Ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike Nga VMRO-DPMNE nuk kanë zbuluar detaje se në cilën pjesë kanë kritika më shumë, në Ligjin që e kanë marrë nga Ministria e Drejtësisë, në të cilin thuhet se janë harmonizuar edhe amendamentet e VMRO-DPMNE-së, Sipas TV24, jozyrtarisht nuk përjashtohet mundësia që këtë javë të ketë takim të ri, në të cilin do të marrin pjesë edhe liderët partiakë. Ndryshe, statusi i PSP-së, hetimet e hapura pas afatit për ngritjen e aktakuzave…
Partitë opozitare serbe të Kosovës, dje morën pjesë në protestën e opozitës në Beograd. Në protestën e djeshme në Beograd, morën pjesë edhe partitë opozitare serbe të Kosovës, shkruan Kossev, transmeton lajmi.net. Në këtë protestë të organizuar nga opozita serbe kundër Aleksandar Vuçiqit dhe pushtetarëve të Serbisë, përfaqësuesit e opozitës së serbëve nga Kosova, ia kujtuan presidentit Vuçiq që tash e tetë vite nuk e ka prishur marrëveshjen e Brukselit. Me këtë rast është lexuar edhe një letër me të cilën pretendohet se Vuçiq po e shet Kosovën dhe po ua lë atë shqiptarëve të saj. Më poshtë lajmi.net, ju…
Me ndryshimet në Ligjin për verërat futen lloje të reja të produkteve, si verëra organike ose aromatizuese dhe shumë produkte të tjera sipas rregullave të BE-së. Kjo u njoftua sot nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski pas takimit me kultivuesit dhe përpunuesit e vreshtave në Kavadar. “Me interes të veçantë për kapacitetet e vogla, për rritjen e prodhimit të verës, sidomos për ato butik apo verave familjare, në ndryshimet tashmë thuhet se veraritë e vogla nuk do të kenë nevojë të punësojnë një enologist, por gjithashtu mund edhe të angazhojnë me një kontratë të përshtatshme”, tha…