Një person i maskuar dhe i armatosur dje ka kryer grabitje në kazinonë “Star” në Dibër që gjendet në rrugën kryesore “8 shtatori” të qytetit. Sipas njoftimeve të policisë, grabitësi në mënyrë të dhunshme ka hyrë në objekt dhe me kërcënim me pistoletë ka marrë, sipas informacioneve të para, një shumë të madhe të parave. “Grabitja, është paraqitur më 15 prill në orën 4:50. Po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e kryesit”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër. Në procedurë do të përdoren edhe incizimet e kamerave të sigurisë./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Me 15.04.2019 në SPB Shkup, J.S.(35) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 03.00 në rrugën “Bregu 13 nëntori” në Shkup një person i panjohur e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka vjedhur celularin, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër M.O.(34) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë”, transmeton Almakos. Me 28.12.2018 në Prilep, në sheshin Metodija Andonov Cento, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri ku kanë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike.
NLB Banka me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e natyrës dhe theksimit të dobive nga mjedisi i shëndetshëm hapësiror organizoi kampanjën “NLB Think Green”. Në kuadër të NLB Think Green kampanjës janë organizuar dhe planifikuar më shumë aktivitete shoqërore me qëllim angazhimin e klientëve dhe qytetarëve për të menduar gjelbër dhe të përfshihen në aktivitete për ambient jetësor të shëndetshëm dhe të gjelbër. Aksioni i parë nga NLB Think Green kampanja Banka e ka nisur me 15.04.2019 me nxitjen e klientëve të saj që ta ndryshojnë mënyrën e dërgimit të faturave dhe në vend që ato të dërgohen…
Me 14.04.2019 në ora 22.55 është lajmëruar se K.M.(19) nga Shkupi në oborrin e shkollës fillore 26 korriku në lagjen Shuto Orizari në Shkup është sulmuar fizikisht nga dy persona, ku i kanë shkaktuar plagë nga therja me thikë, transmeton Almakos. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Me 15.04.2019 rreth orës 03.15 në SPB Shkup është lajmëruar se në një furrë në rrugën Moska, dy persona kanë kryer vjedhje, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, derisa njëri person ka shikuar se çka të blejë, tjetri ka vjedhur paratë nga arka. SPB Shkup ka ndërmarr masa për zbardhjen e rastit.
Me 14.04.2019 në ora 15.00 në SPB Shkup, nga Ndihma e shpejtë mjekësore është lajmëruar se në bulevardin Koco Racin është gjetur i vdekur T.K.(60) nga Manastiri, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici ai ka vdekur derisa ka qenë duke ecur, iu është keqësuar dhe është rrëzuar. Është konstatuar vdekja pa shenje dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.
Me 14.04.2019 në ora 08.15 në SPB Shkup, M.P.(31) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 07.00 në rrugën Haxhi Jovan Shishkov është sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 14.04.2019 në ora 12.00 në Stacionin Policor në Qendër, T.S.(19) nga Republika e Serbisë me qëndrim të përkohshëm në Shkup, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 03.30 para një klubi nate në rrugën ‘Dimitrie Cupovski’ është sulmuar fizikisht nga disa vajza, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër B.H.(36) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 29.07.2018 në Ohër, zyrtarët policor kanë kontrolluar veturën e drejtuar nga i padituri, ku si bashkëshofer ka qenë personi P.Sh. nga Shtipi. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar kokain. Pas masave të ndërmarra është vërtetuar se në mbrëmjen paraprake i padituri i ka mundësuar P.Sh. që të konsumoje kokain.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.M.(23) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 08.03.2019 në Kumanovë, zyrtarët policor gjatë kontrollit të paditurit kanë gjetur dhe konfiskuar kokain.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M ka folur për gjendjen politike në Maqedoni dhe problemet me integrimin e vendit në BE. Ai në pyetjen e gazetares “Keni përgjegjësi për ekzilin e madh që ndodh drejt perendimit?” u përgjigj se qytetarët nuk do të gjejnë kushtet e kërkuara edhe nëse ikini në vendet e perendimit. Ai ju tha në fund që të presin që të plotësohen kushtet edhe këtu të jetohet si në perendim. “Kjo i ngjanë tamam një lufte. Në qoftë se ti nuk mund ta mbrosh dhe t’i krijosh kushte popullatës civile, mos e…