“Mendoj se me garimin tim në këto zgjedhje dërgojmë një mesazh për gjithëpërfshirje, sepse atëherë do të vazhdohet me traditën gati 30 vjeçare pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët do të jenë vetëm votues, por asnjëherë të votuar”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për president në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka. Reka ka diskutuar rreth konceptit të platformës për krijimin e një Republike gjithëpërfshirëse, me ligjin mbi të gjithë. Radio Evropa e Lirë: Zoti Reka, Argumenti juaj kryesor i fushatës mbetet “ta bëjmë Maqedoninë e Veriut Republikë”. Cila është esenca e Republikës përmes së…
Author: Hamdi Kumanova
Për shkak të mungesës së Igor Janushevit dhe Naum Stoillkovskit, të cilët janë përfaqësues të autorizuar të VMRO-DPMNE-së, gjykimi për rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë për më 16 maj. Para fillimit të seancës, mbrojtësi i një nga të akuzuarit, Donçe Nakov e njoftoi kryetarin e këshillit gjyqësor Osman Shabani se për shkak obligimeve rreth fushatës për zgjedhjes presidenciale, përfaqësuesit e partisë nuk mund të marrin pjesë në gjykim. Prokurorja Lençe Ristovska tha se kjo është përpjekje e të akuzuarve ta shtyjnë gjykimin për shkak faktit se sot e njoftojnë gjykatën për mospjesëmarrjen e jo më parë dhe propozoi që partia të autorizojë më shumë persona të cilët…
Aktgjykimi për rastin e vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski është caktuar të shpallet më 23 prill, njofton gazeta Koha. Prokuroria e Shkupit dhe familjarët e të ndjerit sot, në fjalët përfundimtare kërkuan dënimin maksimal për të akuzuarit, ndërkohë që avokatët mbrojtëse, kërkuan drejtësi për shkak se, siç thanë ata, vepra ka të bëjë me “dhunë”, e jo “vrasje mizore”. Procesi gjyqësor është udhëhequr nga gjykatësja Daniella Alleksovska-Stojanovska. Ndërsa më 7 shkurt është bërë rikonsturktimi i ngjarjes me Sazdovskin, i cili është rrahur nga dy të rinj. Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti…
Me 15.04.2019 në ora 12.00 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Shkup’, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi D.N.(31) nga Shën Nikolla gjendet në Stop Listën me masën Arresto me kërkesë të policisë në Shën Nikollë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe në ora 14.30 është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Shtipit.
Me 15.04.2019 në ora 13.55 në Stacionin Policor në Strumicë është arrestuar Gj.A.(35) nga Strumica për të cilin është shpallur fletëarrest me Urdhër të Gjykatës Themelore në Strumicë, transmeton Almakos. Në ora 14.45 personi është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Strumicë.
Në periudhën nga ora 23.00 të datës 15.04 deri në ora 00.05 të datës 16.04.2019 zyrtarët policor kanë kryer një aksion në një lokal nate përskaj rrugës regjionale Tetovë -Jazhincë, në fshatin Tearcë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur një shtetase nga Kosova e cila ilegalisht ka punuar në objekt. Ajo është arrestuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 15.04.2019 rreth orës 23.00 në bulevardin ‘Goce Dellcev’ në Gostivar, vetura e tipit ‘Citroen’ me targa nga Gostivari, e drejtuar nga G.R.(49) nga Gostivari, e ka goditur këmbësorin Z.A.(66) nga fshati Trnovo, Gostivar, transmeton Almakos. Z.A. është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.
Me 15.04.2019 në ora 20.40 në fshatin Obrashani, Prilep, vetura e tipit ‘Golf’ me targa nga Manastiri, e drejtuar nga S.B.(51) nga fshati Rufki Pasha, Prilep e ka gotiku këmbësorin P.Sh.(53) nga fshati Obrashani, transmeton Almakos. P.Sh. është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin në Prilep. Ka kryer kontroll në vendngjarje ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
“Madje edhe ata të cilët, me qëllim të mirë kundërshtojnë, për 10 vite ose më pak do ta kuptojnë Marrëveshjen e Prespës për Greqinë”, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin grek “Antena”, njofton Portalb.mk. “Konstantinos Micotakis thoshte se për 10 vite këtë çështje do ta harrojmë. Unë them se me siguri do ta kujtojmë përgjithmonë dhe se për 10 vite, madje ose edhe më pak, madje edhe ata që sot, me qëllim të mirë nuk pajtohen, do ta kujtojmë rëndësinë e madhe historike dhe rëndësinë e Marrëveshjes për Greqinë”, tha Cipras. Kryeministri i Greqisë, në intervistë, në pjesën…
Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja BESA si dhe shtabi zgjedhor i Blerim Rekës sot qëndruan në Manastir ku ftuan qytetarët shqiptarë që të votojnë Blerim Rekën për President. Lideri i Aleancës për Shqiptarët nga Manastiri ka kritikuar partitë shqiptare që nuk e përkrahin kandidaturën e Blerim Rekës, duke thënë se ata bëjnë tregti me votën shqiptare. ‘Ne kemi dalë të përkahim Profesor Blerim Rekën. Ashtu siç thoshin disa parti shqiptare që është mirë të ketë kandidat shqiptar, dhe dolën e përkrahën, ndërsa të tjerët që e kishin thënë këtë gjë, e kishin vetëm për presion. E presioni i tyre ishte që…
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kundërshtuan Zaevin dhe Pendarovskin dhe politikat e tyre antishtetërore e kriminale. Populli tregoi se ka dinjiteti dhe refuzoi t’i jep mbështetje LSDM-së dhe Pendarovskit. Debakli me vizitueshmërinë e dobët në tubimin qendror në Shkup është dëshmi se qytetarët janë kundër shkatërrimit dhe regresit në shtet nga ana e karteli kriminal i pushtetit. As kërcënimet, shantazhet dhe presionet nuk patën sukses të detyrojnë qytetarët të hipin në autobus që të marrin pjesë në tubimin e Pendarovskit. Qytetarët porositën se janë kundër ekonomisë e cila stagnon, nepotizmit, kundër shëndetësisë së uzurpuar, ngecjes në arsim, institucioneve të kapura…
Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të nxit zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan, ka thënë komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë pranë BE-së Johanes Han në intervistën për “Uashington post”. Han i cili javën e kaluar ka qenë në Uashington në bisedime me përfaqësues të Qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Afërt dhe Ukrainën, ka thënë se Marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët të SHBA-së dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit mes Athinës dhe Shkupit. “Mendoj se edhe dy palët janë shumë të suksesshëm.…