Në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të vitit 2019 në Komunën e Dibrës deri në ora 10 kanë dal në votime gjithsejtë 3.02 %, ku kjo përqindje është rritur në 28.63 % deri në ora 15, shkruan Almakos. Nga gjithsejtë 18.574 votues të drejtën e votës deri në ora 15 e kanë shfrytëzuar 5.312 votues. Përqindja e daljes në votime në këtë komunë pritet që të rritet dukshëm edhe për faktin se këtu janë duke u zhvilluar edhe zgjedhjet lokale midis kandidatit të BDI-së të përkrahur nga LSDM-ja dhe kandidatit të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.
Author: Hamdi Kumanova
Në Komunën e Likovës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 10 kanë votuar vetëm 0.97 % e trupit votues, ndërsa në ora 15 ky numër rritet në 9.75 %, shkruan Almakos. Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë shqiptare është 25.401 ku deri në ora 15 në zgjedhjet presidenciale kanë votuar gjithsejtë 2.473 persona. Ky numër në orët në vijim pritet që të ndryshoje dukshëm.
Në Komunën e Cairit deri në ora 15 në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 17.82 %, shkruan Almakos. Nga gjithsejtë 57.760 votues që gjendet në këtë komunë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 10.268. Në orët në vijim ky numër i votuesve pritet që të ndryshoje.
Në referendumin për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut në Strumicën prej ku vjen edhe kryeministri Zoran Zaev kanë votuar shumë pak njerëz, shkruan Almakos. Ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 13 kanë dal për të votuar 9.988 persona. Numri i votuesve të përgjithshëm në Strumicë është 49.243 persona ku deri në ora 13 nëse e shikojmë në përqindje kanë votuar 20.32 %. Përqindja e votimeve në orët në vijim pritet që të ndryshoje dukshëm.
Në Komunën e Studeniçanit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 10 kanë votuar gjithsejtë 306 persona ose 1.95 % nga trupi votues që dukshëm të ndryshojnë numrat në ora 13, shkruan Almakos. Në ora 13 nga gjithsejtë 15.704 votues, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsejtë 1127 persona ose 7.19 % e trupit votues. Kjo përqindje në orët në vijim pritet që të ndryshoje.
Në Komunën e Dibrës në zgjedhjet presidenciale dhe lokale deri në ora 10 kanë votuar vetëm 3.02 % e trupit votues, shkruan Almakos. Nga 18.574 persona me të drejt vote, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.259 persona ose 17.57 % deri në ora 13. Përqindja e daljes në votime në orët në vijim pritet që të ndryshoje dukshëm.
Në faqen zyrtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov është publikuar fotografia ku presidenti e ka realizuar të drejtën e votimit, shkruan Almakos. “Presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr.Gjorge Ivanov, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 ka votuar në vendvotimin në shkollën e mesme ‘Josip Broz Tito’ në Shkup”, thuhet në njoftim. Përndryshe presidenti Gjorgje Ivanov nuk e pranon emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut.
Në Komunën e Zhelinës deri në ora 10 në zgjedhjet presidenciale votuan gjithsejtë 1 % nga trupi votues, ndërsa habitshëm ndryshoi rezultati në ora 13 në 6.62 %, shkruan Almakos. Numri i votuesve në këtë komunë është 23.524, ndërsa deri në ora 13 kanë votuar 1557 ose 6.62 % nga trupi votues. Është i habitshëm ky ndryshim i daljes në votime ku sipas kësaj dinamike në orët e më tejme pritet që të ketë ndryshime ende më të mëdha.
Në Komunën e Sarajit deri në ora 13 të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar gjithsejtë 2658 persona, shkruan Almakos. Numri i votuesve në këtë komunë është 31514 ku deri në ora 13 kanë votuar 2658 persona ose 8.45 %. Përqindja e votimeve dukshëm pritet që të ndryshoje në orët në vijim. Përndryshe në disa vendvotime në Shkup dhe rrethinë ka pasur disa incidente të vogla ku persona të caktuar kanë fotografuar votën e tyre.
Në Komunën e Cairit deri në ora 13 të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar gjithsejtë 6632 persona, shkruan Almakos. Numri i votuesve në këtë komunë është 57.760 ku deri në ora 13 kanë votuar 6632 persona ose 11.51 %. Përqindja e votimeve dukshëm pritet që të ndryshoje në orët në vijim. Përndryshe në disa vendvotime në Shkup dhe rrethinë ka pasur disa incidente të vogla ku persona të caktuar kanë fotografuar votën e tyre.
Në Komunën e Likovës në zgjedhjet presidenciale deri në ora 10 votuan vetëm 0.97 % e trupit votues, ndërsa habitshëm deri në ora 13 ndryshojnë rezultatet në 5.43 %, shkruan Almakos. Nga gjithsejtë 25.401 votues që ka Komuna e Likovës deri në ora 13 kanë votuar 1376 persona ose 5.43 % e trupit votues. Deri në përmbylljen e votimeve kjo përqindje pritet që të rritet dukshëm.
Në Komunën e Haraçinës që gjendet afër qytetit të Shkupit, në zgjedhjet presidenciale për vitin 2019 ku po garojnë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka, deri në ora 10 kanë realizuar të drejtën e votës vetëm 208 votues, shkruan Almakos. Në Komunën e Haraçinës të drejtë vote kanë 9576 persona, ndërsa në kampanjë zgjedhore nuk ka ndihmuar fakti se kjo komunë udhëhiqet nga LSDM-ja e Zoran Zaevit për t`i nxitur votuesit për të dal në votime. Nëse votuesit deri në ora 10 i kthejmë në përqindje i bie vetëm 2 % të kanë votuar.