Studentët të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip krahas maqedonishtes kanë takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihailis Rokas, të cilit ia kanë shprehur shqetësimin e tyre, raporton Portalb.mk. Nismëtari i iniciativës, Mevlan Ademi tha se ngritën shqetësimin tonë për diskriminimin gjuhësor dhe pengesat për të hyrë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. “Theksuam qartë se çdo praktikë që kufizon të drejtën për arsim dhe profesion në gjuhën amtare bie ndesh me parimet themelore të barazisë, mosdiskriminimit dhe sundimit të ligjit”, tha Ademi. Euroambasadori Mihailis Rokas është i njoftuar me këtë çështje, pasi ditë më…
Author: Hamdi Kumanova
Doktor Andon Çibishev nga Klinika e Toksikologjisë, i cili është edhe ish-drejtor i kësaj Klinike, në vitin 2021, pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në një paraqitje televizive tha se në vend të spitaleve modulare, mundësi më e mirë për kudjes të pacientëve me Kovid ishin departamentet e sëmundjeve infektive dhe të mjekësisë interne. “Kemi një grumbull institucionesh shëndetësore jofunksionale ose të rrënuara, të lëna në dorë të kohës, të cilat, me pak para dhe pak organizim, mund të përshtateshin dhe të përdoreshin në kontekstin e situatës në të cilën ndodhemi. Këto janë institucione të ndërtuara sipas të gjitha…
Me precizimin e aktakuzës sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, mbaroi faza e nxjerrjes se provave në rastin gjyqësor “Besa Trans”, i cili në dhjetor të vitit 2024 u kthye në rigjykim. Precizimi sqaron rrethanat e kalimit të autobusit në pikat kufitare, por nuk ndryshon thelbin për të cilën akuzohet pronari Bekim Haxhiu dhe kompania si person juridik, respektivisht se autobusi ka kaluar kufirin me certifikatë licence të falsifikuar. Prokurori i çështjes, Zoran Zdravev lexoi akuzën e precizuar, ndërsa më pas u anulua seanca pasi mbrojtja e Haxhiut kishte të caktuar seancë në lëndë tjetër. Ndërkohë gjykatësi Ivica Stefanovski fillimisht…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Petra Dreksler, përcjell TV21. Donacioni, me vlerë totale prej rreth 600,000 euro, i realizuar gjatë periudhës së kaluar, përfshin automjete, kamera termovizive, pajisje dhe softuer kompjuterik, pajisje të specializuara për kontrollin e dokumenteve, si dhe automjete speciale për njësinë ajrore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto pajisje janë të destinuara për përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë në fushën e menaxhimit të…
Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën lokale fshati Kuçevishte-fshati Kuçevishte Bara. Në aksident kanë marrë pjesë “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, drejtuar nga V.P. (65) nga Shkupi dhe një veture “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga ZH.S. (57) nga fshati Kuçevishte nga Shkupi. Në vendin e ngjarjes ka nderuar jetë shoferi i “Ford” V.P., ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij. Lëndime të lehta ka marrë shoferi i veturës “Golf” ZH.S. të konstatuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është…
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal. Në një datë të saktë të papërcaktuar, në periudhën nga 27.01 deri më 12.02.2026, i dyshuari 25-vjeçar, në fshatin Çellopek, komuna e Staro Nagoriçanit, me paramendim dhe në mënyrë mizore e tinëzare, i ka marrë jetën viktimës, një gruaje të lindur në vitin 1947. Ai ka shfrytëzuar rrethanën që e dëmtuara jetonte e vetme, ishte…
Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Neonët 9’ u zbulua në lagjen “10 Korriku” të qytetit një ambient (tunel) i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në pranga u vunë 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtari kriminale dhe u sekuestruan 670 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis dhe 254 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre. “Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (tunel), në oborrin…
Është lokalizuar 14-vjeçarja, Alisiana Bekim Shala, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025. Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar” “Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nikolaus Kopernikus (Koperniku), polonisht: Mikołaj Kopernik (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn (sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtarak. Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose…
Një aferë që dyshohet se “avulloi” mbi 100 milionë franga zvicerane, e ku në thelb është e përfshirë firma “Numarics” e kosovarit që publikisht paraqitet si ndërmarrës, Kristian Kabashi, tash ka hyrë nën hetim të Autoritetit Mbikëqyrës të Tregut Financiar Zviceran. Sic raporton finews.ch, më 17 tetor 2024, banka e goditur Radicant, filiale e Basellandschaftliche Kantonalbank (BLKB), shpalli bashkimin me Numarics. Qëllimi ishte t’u ofrohej klientëve privatë dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme (KMU) një ofertë plotësisht e integruar për shërbime bankare, investime financiare dhe administrim. Por, llogaritë nuk dolën siç pritej. Radicant Bank u zhduk nga tregu në…
Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot. Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti. Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.TS
Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se “nëse përdorimi i aeroplanit qeveritar ka qenë plotësisht në përputhje me ligjet dhe rregulloret, atëherë pse Qeveria refuzon vazhdimisht të publikojë listat e pasagjerëve?”. “Çfarë po fshihet nga opinioni? Sipas Mickoskit, ai fillimisht shkoi në Detin Adriatik me një fluturim komercial me familjen e tij, pastaj vazhdoi pushimet, pastaj shkoi për darkë, prandaj humbi fluturimin komercial të kthimit dhe për këtë arsye iu desh të kthehej me aeroplanin qeveritar nga Spliti. Deklarata e Përgjithshme është një dokument i detyrueshëm në aviacionin ndërkombëtar që dorëzohet për të identifikuar aeroplanin, ekuipazhin dhe pasagjerët e tij…

