MPB njofton se me datë 22.07.2025 në orën 13:00 në DPB Gostivar, I.R.(70) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 10:30 në rrugën “Vëllazërimi” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij M.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Përdoruesit e rrjeteve sociale në Francë kanë reaguar ndaj deklaratave të bëra së fundmi në televizion nga ekonomisti Jean-Claude Delgènes, i cili tha se Franca ka “mbetur plotësisht pas për sa i përket kushteve të punës”. Euroverify ka analizuar të dhënat që qëndrojnë pas këtyre pretendimeve. “Në një studim të realizuar në fund të vitit 2021 dhe të publikuar në 2022, Franca renditet në vendin e 36-të, në fund të listës bashkë me Shqipërinë, për sa i përket kushteve të punës”, deklaroi Delgenes për Public Senat, kanali zyrtar televiziv i dhomës së lartë të Parlamentit francez. Deklaratat e tij kanë…
BDI nuk mund të paraqitet si mbrojtëse e kursit euroatlantik të shtetit, pasi ka shumë pyetje të dyshimta të pa pergjigjura pas saj. BDI nuk ka shpjeguar pse ministri Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime me shefin e diplomacisë së Serbisë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë iniciativë zyrtare me Kosovën? BDI nuk tregon, madje shmang pyetjen se: në sa dreka, darka dhe “shëtitje miqësore” kanë marrë pjesë personalisht Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani me presidentin serb Aleksandar Vuçiq? BDI nuk ka dhënë asnjëherë sqarim për sa herë Osmani është takuar me ambasadorin serb në Shkup, dhe përse nuk e…
MPB njofton se me datë 23.07.2025 në orën 02:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Q.S.(47) nga Tetova, sepse tek ai është gjetur një substancë e bardhë pluhuri. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabricio Romano, Barcelona nuk ka asnjë plan konkret për të tentuar transferimin e mbrojtësit holandez Denzel Dumfris. Agjentët e lojtarit e kanë propozuar atë te klubi katalanas, por deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare, as për lojtarin dhe as për Interin. Në këtë fazë të merkatos, Barcelona është përqendruar kryesisht në rinovimin e kontratës së Kunde, për të parandaluar interesimin e Mançester Sitit. Mbrojtësi francez ka kontratë deri në vitin 2027 dhe duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës, klubi katalanas po punon për t’i përmirësuar kushtet e kontratës. Qasja e…
Gjatë dy ditëve të para të punës të kësaj jave (21 dhe 22 korrik 2025) si pjesë e kontrolleve të intensifikuara të trafikut në rrugët në të gjithë vendin, oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme regjistruan gjithsej 1293 urdhërpagesa bazuar në shkelje të ndryshme të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, dhe në një masë më të vogël në bazë të Ligjit për Automjetet. Nga MPB thonë se gjatë kontrolleve u vendosën 305 sanksione për shpejtësi të papërshtatshme, 340 masa për parkim të papërshtatshëm, ndërsa 97 shoferë u larguan nga trafiku për shkak se nuk…
Shoqata e çerdheve private „Polet“ i ka propozuar institucioneve shtetërore një projekt për subvencionimin e qëndrimit të fëmijëve në çerdhe private, me qëllim të zgjidhjes së krizës së kapaciteteve në çerdhet publike. Sipas propozimit, 1.260 fëmijë do të përfitojnë nga një voucher mujor prej 250 eurosh, duke përfituar nga shërbimet e 20 çerdheve private të përfshira në projekt. Buxheti total i parashikuar për këtë iniciativë është 3.780.000 euro në vit. Kjo nismë synon të zgjidhë problemin e listave të gjata të pritjes në çerdhet publike, sidomos në Shkup, ku aktualisht mbi 3.000 fëmijë presin për vend. Një komponentë e rëndësishme…
Është parandaluar edhe një tjetër përpjekje për zjarrvënie, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. Rojet pyjore të ndërmarrjes “Pyjet Kombëtare” në vendin e quajtur Altn Vrv, nën majën Carev Vrv, kanë gjetur dhe kanë hequr më shumë se 30 goma të hedhura të makinave, karton për ndezje, goma të brendshme dhe trupa e degë të thata të pishave. “Nëse nuk do të ishte parandaluar, zjarri do të ishte përhapur shpejt në pyllin përreth”, tha drejtori i DMSH-së, duke falënderuar rojet pyjore të “Pyjeve Kombëtare” për reagimin e shpejtë dhe duke apeluar te qytetarët që të raportojnë…
Pas takimit me diasporën shqiptare dje në Tetovë, Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”. Sipas mediave, Gashi është pranuar me dhimbje, por pa gjakderdhje apo simptoma të tjera më serioze. Zyra e Kryetarit të Kuvendit ende nuk ka publikuar informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të Gashit, i cili mban postin e dytë më të lartë shtetëror. Nuk ka informacion nëse Gashi është ende në Klinikë apo është liruar për trajtim në shtëpi pas ndërhyrjes.
Partia opozitare maqedonase LSDM, thotë se “për herë të parë në histori, ribalancimi i buxhetit ul subvencionet për fermerët”. Nga LSDM thonë se “në vend që të rrisë mbështetjen shtesë, VMRO-DPMNE po shkurton fondet – duke ulur drejtpërdrejt mbështetjen financiare për fermerët”. “Gjatë epokës së LSDM-së, mbështetja financiare arriti në 8.3 miliardë denarë (në vitin 2023), ndërsa nën VMRO-DPMNE është ulur në 6.7 miliardë denarë. Kjo do të thotë mbi 30 milionë euro më pak për bujqësinë – një sektor me rëndësi kyçe për ekonominë dhe sigurinë ushqimore. Për më tepër, pas dy vitesh pagesash të hershme, paraprake prej 30%…
Rojet e pyllit nga dega e Pyjeve kombëtare Osogovë- Kriva Pallankë dje pasdite në Carev Vrv në malet e Osogovës në 2.000 metra mbi nivelin e detit gjetën dhe hoqën tridhjetë goma makinash dhe karton të përgatitur për shkaktim të zjarrit. “Dje pasdite nën Carev Vrv në malet e Osogovës, në 2.000 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Altn Vrv, një vend ku pothuajse nuk kalojnë njerëzit, rojet e Pyjeve kombëtare nga filiali i Osogovës- Kriva Pallankë u gjetën dhe hoqën më shumë se tridhjetë grumbuj me goma makinash të hedhura, letra për djegie, goma të brendshme,…
Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve po e dëshmon çdo ditë se ndryshimi nuk është slogan, por realitet që preket. Në mbledhjen e djeshme qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, një vendim thelbësor për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve tanë. Pas shumë vitesh premtime të pambajtura, më në fund kemi një qeveri që vepron. Vetëm në 1 vit të qeverisjes sonë, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke u ardhur në ndihmë mbi 340.000 qytetarëve. Me ndryshimet e reja, nga shtatori pensionet do të rriten me mbi 1.000…

