Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka folur me dashuri për klubin ku shkëlqeu, duke komentuar edhe rikthimin e Massimiliano Allegrit në pankinën kuqezi. “Të shohësh Allegrin sërish te Milani më rikthen kujtimet e bukura të titullit që fituam së bashku. Kishim një skuadër me kampionë si Ibrahimovic, Thiago Silva, Gattuso, Pirlo, Seedorf, Nesta… Ishim një grup i jashtëzakonshëm dhe e kthyem Milanin në majë. Shpresoj që këtë ta arrijnë edhe lojtarët aktualë.” Sipas brazilianit, objektivi kryesor duhet të jetë kualifikimi në Champions League, ndërsa Allegri e konsideron si një nga trajnerët më…
Author: Hamdi Kumanova
Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga UEFA, Chelsea vazhdon ofensivën në merkato. Objektivi i radhës për klubin londinez është Jorrel Hato, mbrojtësi i talentuar i Ajax, lindur në vitin 2006. Futbollisti holandez, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës apo edhe si mbrojtës i djathtë, konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit evropian. Për këtë arsye, klubi i Ajax-it ka vendosur kërkesa shumë të larta për kartonin e tij: çmimi fillestar për Haton lëviz mes 50 dhe 60 milionë euro. Blutë e Londrës janë të gatshëm të investojnë sërish te të rinjtë, edhe nëse kjo mund të sjellë…
Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me 16-vjeçaren, e cila ka firmosur kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2028. Krasniqi i është bashkuar gjigantit nga Torino nga klubi suedez Goteborg, ku shkëlqeu sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Juventusi e sheh atë si një nga futbollistet më premtuese të brezit të ri. “Pasi sapo mbushi 16 vjet në muajin qershor, Rona Krasniqi konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në futbollin suedez,” thuhet në njoftimin e Juventusit. Rona #Krasniqi alla…
Në M-NAV punohet me të njëjtat pajisje që nga viti 1999, kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski në TV 24. Duke folur për problemet, ai tha se mund të ndodhë “Koçani 2”. “Gjëra të këqija po ndodhin në vendin tonë me ato pajisje të vjetruara dhe me përzgjedhjen e cilësisë në kontrollin e trafikut ajror. Puna është vështirësuar dhe nuk po bëhet siç duhet. Ne duhet të ofrojmë shërbim shumë cilësor, dhe të gjitha shanset dhe mundësitë tona për ta bërë siç duhet po shkurtohen sepse dikush nuk dëshiron të emërojë…
Neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45 796 denarë, që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Siç informon ESHS, rritja e këtillë i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-pagës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit për 23.9%, Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 15.1% dhe Arsim për 14.4%. Rritje e neto-pagës së paguar mesatare mujore për të punësuar në raport me muajin…
Më 24.07.2025, rreth orës 01:15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë kanë arrestusr D.B. (42) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut, policia ka ndaluar një veturë “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e cila drejtohej nga D.B., dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai ndodhej nën ndikimin e alkoolit – me 1.94 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
MPB njofton se më 23.07.2025, në orën 14:00 në SPB Tetovë, A.B. (27) nga Tetova ka raportuar se në orën 13:30, në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, pas një debati të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga S.A. (50) nga fshati Strimnicë, Tetovë.
Një rast shqetësues është raportuar nga Qendra Urgjente në Gostivar, në orën 00:35 të datës 24 korrik 2025, kur dy të mitur janë paraqitur për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal hotelierik në qytet. Rasti është denoncuar në Departamentin e Punëve të Brendshme – Gostivar dhe policia ka filluar hetimet për të zbuluar përgjegjësit, si dhe për të verifikuar kushtet në të cilat të miturit kanë pasur qasje në alkool. Prindërit dhe opinioni kërkojnë përgjegjësi për rastin.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”. I pari i kallëzuar, K.P., i punësuar në komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e tij të punës, ka përgatitur vendim për ndryshim të investitorit, megjithëse afati i lejes ndërtimore që kishte investitori kishte skaduar. E dyta e kallëzuar, M.K. – udhëheqëse e Sektorit për Urbanizëm, Komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor në…
Një mashtrim historik, me rritjen lineare që qeveria po ua vjedh pensionistëve! Pensionistët do të dëmtohen dy herë me këtë vendim, me këtë grabitje, një herë në shtator dhe një herë në mars të vitit të ardhshëm. Sipas llogaritjeve tona të sakta, një shifër e madhe prej 92.5% e pensionistëve, pra mbi 318,000 njerëz, dëmtohen nga kjo rritje lineare dhe do të marrin më pak sesa u takon me ligj. Vetëm 7.5% e numrit të përgjithshëm të pensionistëve do të marrin diçka, dhe më pak sesa meritojnë. Për më tepër, rregullimi i ardhshëm në mars 2026 do të llogaritet në…
Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) kundërshton fuqimisht praktikën gjithnjë e më të rrezikshme të shumicës në pushtet, por edhe të opozitës (partive të koalicionit nga qeveria e mëparshme), e cila nga njëra anë ndan miliona euro për organizatat joqeveritare, dhe nga ana tjetër bllokon mekanizmat demokratikë që do t’u mundësonin qytetarëve të kenë pjesëmarrje të vërtetë politike. “Me miratimin e ribalancimit të Buxhetit të vitit 2025, transfertat për sektorin joqeveritar u rritën nga 26.7 në 34.4 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë nuk ka vullnet politik për të ndryshuar Kodin Zgjedhor që do të lejonte pjesëmarrjen e kandidatëve të…
Nën ndikimin e valës së të nxehtit që ka kapluar vendin, temperaturat gjatë ditës deri të shtunën do të jenë mbi mesataren e korrikut dhe do të sillen nga 34 deri në 38 gradë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe verilindore, nga 32 deri në 38 në rajonin e Pollogut, nga 38 deri në 40 në Pellagoni dhe nga 38 deri në 43 gradë Celsius në rajonet e Shkupit, Vardarit dhe juglindjes. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka aktivizuar tashmë alarmin e kuq për motin, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka lëshuar rekomandime për qytetarët, ndërsa Qeveria ka miratuar Vendim që…

