Kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, thotë se si parti kishin një koncept tjetër për rritjen e pensioneve, por, siç thotë ai, nuk morën mbështetje në zgjedhjet e fundit, dhe koncepti i VMRO-DPMNE-së mori mbështetje. Kjo vjen pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, i cili lejon një rritje lineare të pensioneve me dy nga 1000 denarë. “Pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ne jemi të detyruar ta ndjekim atë si partner në Qeveri sepse ata fituan gjysmë milioni vota, jo ne. Projekti i ZNAM-it nuk ishte për një rritje lineare,…
Author: Hamdi Kumanova
Një 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, i lënduar ka mbetur edhe një 20-vjeçar. Policia po ashtu bëri të ditur se vozitësi dyshohet se ka vozitur në gjendje të dehur, dhe makina i ka dalë nga kontrolli duke u përplasur kështu për anësore të rrugës, raporton Euronewsalbania. “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi,…
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 9-vjeçari në Vlorë. Shoferi 36-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me bordurën në aksin Palasë-Dhërmi, teksa rezultoi se ai ishte i dehur. I plagosur si pasojë e përplasjes ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili është i shtruar në Spitalin e Traumës. 36-vjeçari është arrestuar nga policia për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues…
Universiteti i Kolumbias njoftoi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me administratën Trump, duke rënë dakord t’i paguajë qeverisë federale mbi 220 milionë dollarë. Ky veprim synon të rivendosë fondet federale për kërkimin që ishin tërhequr për shkak të akuzave për reagimin joadekuat të universitetit ndaj antisemitizmit në kampus. Si pjesë e marrëveshjes, Kolumbia do të paguajë një zgjidhje prej 200 milionë dollarësh të shpërndarë gjatë tre viteve, sipas Associated Press (AP). Përveç zgjidhjes, institucioni i Ivy League do të paguajë 21 milionë dollarë për të zgjidhur shkeljet e dyshuara të të drejtave civile që përfshijnë punonjës hebrenj. Këto…
Më shumë se 100,000 persona janë evakuuar nga Tajlanda përgjatë kufirit me Kamboxhian, pas dy ditësh përleshjesh të rënda ushtarake që shënojnë përshkallëzimin më të dhunshëm mes dy vendeve në më shumë se një dekadë. Ministria e Brendshme tajlandeze njoftoi të premten se 100,672 njerëz nga katër provinca kufitare janë zhvendosur në strehimore emergjente, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi se numri i viktimave është rritur në 15, nga të cilët 14 janë civilë. Përleshjet u përqendruan në provincat Ubon Ratchathani dhe Surin, ku ushtria tajlandeze tha se forcat kamboxhiane përdorën artileri të rëndë dhe sisteme raketash BM-21 të prodhimit rus.…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 korrik, rreth orës 23:10, në aksin Palasë–Dhërmi, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë 9-vjeçar dhe është plagosur një tjetër pasagjer. Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Vlorës, Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nga hetimet paraprake dyshohet se M. K., në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Përplasja fatale…
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë më të lehtë për qytetet dhe shtetet largimin e njerëzve të pastrehë nga rrugët. Urdhri u kërkon zyrtarëve federalë të “përshpejtojnë grantet për shtetet dhe bashkitë që zbatojnë ndalimet për përdorimin e hapur të drogës së paligjshme, kampingun dhe endjen në qytete, përvetësimin e pronave të paligjshme në qytete, si dhe të gjurmojnë vendndodhjen e abuzuesve seksualë”. Gjithashtu urdhri do të ridrejtojë fondet federale drejt “programeve që trajtojnë abuzimin me substancat”. Shtëpia e Bardhë tha se qëllimi është të largohen “individët endacakë nga rrugët”. Qendra Kombëtare Ligjore për…
Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri Jarinjë dhe Bërnjak. Në mëngjesin e 25 korrikut 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato. Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen…
Pesë mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit tregojnë tendencën që po ndjek sektori i ndërtimit në vend ku duket se vëmendja turistike po e bën bregdetin gjithmonë e më tërheqës për investime shumëkatëshe kurse Tirana vijon të mbetet epiqendra e “kullave” të reja. Lista e gjatë e vendimeve që ka kaluar në një mbledhje të prillit, një të majit dhe tret ë qershorit tregon për një përqendrim të theksuar të ndërtimeve mikes rezidencial dhe shërbime në qytetet bregdetare dhe kryesisht rezidenciale por edhe shërbime dhe akomodim në Tiranë. Sigurisht në listën e vendimeve të lejeve nuk…
Ai ishte një nga arkitektët kryesorë të triumfit të Parisit në Ligën e Kampionëve. I vendosur në vijën e portës, Gianluigi Donnarumma i heshtte shumë kritikë. Por prapa skenave, marrëdhëniet midis portierit italian dhe menaxhmentit të tij janë në një ngërç. Dhe vera mund të shndërrohet në një krizë! Me kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2026, zgjatja e kontratës së portierit 25-vjeçar ka ngecur. Bisedimet, të cilat kanë vazhduar prej javësh, nuk kanë çuar askund. Paris Saint-Germain dëshiron të sigurojë titullarin e saj, por jo me çdo çmim. Propozimi i klubit? Një kontratë e ndryshueshme, me…
Doktori i shkencave të Zoologjisë, Halil Ibrahimi, ka thënë se mikroplastika është prezente në secilin peshk në lumin Ibër. Të enjten në “Konfront” në debatin mbi krimin mjedisor, Ibrahimi ka thënë se në Kosovë mikroplastikat janë në secilin organizën të gjallë që jeton në lumë. “Kemi realizuar një hulumtim në lumin Ibër, që e kemi marrë si test-mjedis për hulumtim dhe e kemi parë që mikroplastikat që janë pasojë e një aspekti shumë të rëndësishëm të ndotjes që ne e shkaktojmë në mënyrë enorme në Kosovë, hulumtimi ka treguar që mikroplastikat janë në secilin organizëm të gjallë jetojnë në lumë,…
Një burrë nga Minesota u dënua me gati 59 vjet burg të enjten për shkaktimin e një aksidenti që vrau pesë gra të reja të cilat po bënin përgatitje për dasmën e një shoqeje. Derrick Thompson e pranoi fajin për herë të parë dhe kërkoi falje në një seancë dëgjimore emocionale për dënimin. Ai tha se i vinte keq për atë që kishte bërë dhe “nuk ka ditë që nuk i kërkoj Zotit pse nuk më mori mua në vend të kësaj dhe nuk i la engjëjt e t’u të bukur të jenë ende këtu”, raportoi Minnesota Star Tribune. Por…

