Shkupi sot me më shumë aktivitete dhe përkujtime do ta shënojë 60-vjetorin nga tërmeti tragjik të vitit 1963, ku jetën e kanë humbur 1.070 persona, ndërsa 3.000 u lënduan. Më 26 korrik të vitit 1963 në ora 5 e 17 minuta ndodhi tërmeti i fuqishëm në Shkup, që është shoqëruar me dridhje më të vogla. Me këtë rast, u rrënuan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq ndërkombëtar bëri apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes selektive, përjashtuese dhe të qëllimshme të Qeverisë aktuale ndaj diasporës shqiptare në anketën e prezantuar nën titullin “Anketa për diasporën maqedonase 2025”. Vetëm pas reagimit tonë të fortë gjatë ditës së djeshme, kjo qeveri pa legjitimitet etnik, nxitimthi u detyrua të përkthejë anketën edhe në gjuhën shqipe. Por ky përkthim nuk e zhbën faktin thelbësor: diaspora shqiptare nuk njihet, nuk përmendet dhe nuk përfaqësohet. Anketa, siç mund të shihet lehtësisht në versionet maqedonisht dhe anglisht të shpërndara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike, flet vetëm për “diasporën…
VLEN vazhdon ta kthejë fjalën në vepër dhe vizionin në realitet! Falë angazhimit të palëkundur të zëvendësministrit të Bujqësisë, Albrim Hoxha, janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 99.7 milionë denarësh për 1.865 fermerë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për vitin 2024. Ky është një nga investimet më domethënëse dhe më të drejtpërdrejta në bujqësi, i cili përfaqëson filozofinë e qeverisjes së VLEN: përfaqësim të drejtë, zhvillim të balancuar dhe dinjitet ekonomik për secilin qytetar! Kjo mbështetje është dëshmi konkrete e fuqizimit të fermerëve vendorë, ngritjes së prodhimit vendas dhe rikthimit të…
Vrasje e dyfishtë tronditi Budvën këtë mëngjes. Sipas informacioneve jozyrtare nga policia, një 65-vjeçar ka qëlluar për vdekje vëllain dhe nipin e tij në rrugën “Slovenska Obala”. Siç konfirmoi Drejtoria e Policisë, rasti është raportuar në Departamentin e Emergjencave të Njësisë për Siguri në Budva rreth orës 08:00 të mëngjesit, pas së cilës policia ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në terren. Atje, kanë gjetur të dyshuarin 65-vjeçar, i cili kishte armë me vete në momentin që arriti policia. – Personi u arrestua menjëherë, ndërsa arma e zjarrit u gjet në vendin e krimit – njoftoi policia. Sipas të…
Prokuroria Publike ka njoftuar se Prokuroria e Shkupit ka dhënë urdhër për realizim të hetimit kundër dy personave, pasi siç thuhet në njoftim, të njëjtit dyshohet se kanë kryer dhunë të vrazhdë, përcjell TV21. Siç thuhet në njoftim, dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht, me pinca hidraulike, deri në pavetëdije një person, për të cilin kanë dyshuar se ua ka vjedhur shalqinjtë nga bahçja. “Të dyshuarit, të moshës 39 dhe 31-vjeçare, më 24 korrik në fshatin e Shkupit, Oreshan, kanë kryer dhunë të vrazhdë dhe e kanë rrezikuar sigurinë e një personi, për të cilin kanë menduar se ka vjedhur…
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka hapur dyert e shtëpisë për emisionin “Weekend” të Klan Kosova. Gjatë intervistës, ai u pyet rreth raportit të tij të tensionuar me bashkëpartiakun e tij, Sami Lushtaku, dhe se a do të mundte Gani Geci t’i pajtonte, pasi ai është paksa i njohur për këto “mesele”. “Jo. Edhe me dasht m’u pajtu, pajtohem vetë, nuk ka nevojë për zotin Geci, dhe absolut ai në mesin tonë nuk ka mundësi me hy asnjëherë”, tha shkurt Lladrovci. Ai shtoi se ka persona të tjerë që mund t’i pajtojnë që të dy, duke përmendur këtu ish-presidentin…
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët në drejtimin jugor, ndërkaq temperatura minimale do të jetë nga 14 deri në 22 gradë Celsius, kurse ajo maksimalja nga 36 deri në 43 gradë Celsius, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Edhe në Shkup parashihet mot i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë, ndërkaq gjatë pasdites priten vranësira të shkurta. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 43 gradë Celsius.
Shkëndija e Tetovës është krenari e shqiptarëve në garat kualifikuese të Champions League. Skuadra nga Tetova ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Steaua-s në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve në Champions League. Nga ana tjetër Vardari mbrëmë me një lojë të mirë e befasoi me rezultat 2:1 ekipin nga Zvicra, Lausanne-n, ndeshje e vlefshme e rrethit të dytë të kualifikueseve në Conference League. Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragiq, ka shkruar në profilin e tij personal në Facebook, në emër të tij dhe në emër të FFM-së, duke uruar të dy…
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja”. Sipas policisë, i dyshuari në një qendër tregtare në komunën e Graçanicës nga një butik kishte vjedhur rroba me vlerë 1000 euro. Rasti raportohet të ketë ndodhur tri ditë më parë. “Me datë 25.07.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari shtetas i RMV-së, pasi që i njëjti me datë e cekur në një lokal-butik, kishte vjedhur rroba në vlerë rreth 1000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet…
Më 24.07.2025, rreth orës 17:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, para vendit të quajtur “Hani i Rostushës”. Në aksident u përfshinë dy automjete: “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.R. (45) nga fshati Skudrinje e Dibrës, dhe “Volkswagen Tiguan” me targa sllovene, i drejtuar nga T.Z. (59) nga Dibra. Si pasojë e përplasjes, pasagjerja në automjetin “Opel”, A.A., pësoi lëndime të rënda trupore. Ndërsa drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja në “Tiguan” – R.Z., pësuan lëndime trupore, të konfirmuara nga trajtimi në Qendrën Mjekësore në Dibër. Inspektimi…
Më 24.07.2025, rreth orës 19:54, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është raportuar një aksident në rrugën “JNA” në Gostivar. Një djalë 10-vjeçar nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan gjatë trajtimit në spitalin e Gostivarit. Inspektimi në vendngjarje është kryer nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.TS
Dje në orën 12:15, DPB Strugë u njoftua se në ujërat e Liqenit të Ohrit në bregdetin e Strugës është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Nga masat e marra dhe inspektimi i kryer, është përcaktuar se personi ishte I.D. (55) nga Shkupi. Një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konstatuar se vdekja ka qenë pa gjurmë të dukshme dhune. Ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

