Author: Hamdi Kumanova

Siç raporton Tetovasot, më 21.02.2026 në ora 02:30, në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.B. (39) nga fshati Bogovinë. Burime për Tetovasot bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në komunikacion është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Polo” me targa të Shkupit pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa E.B. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë do të vijojë parashtresa përkatëse, njofton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Tetovasot mëson se më 20.02.2026 rreth orës 15:30, në SP Tetovë, M.J. (65) nga Tetova ka denoncuar se më 17.02.2026 rreth orës 13:00, para një zyre avokatie në Tetovë, pas një fjalosjeje verbale, është sulmuar fizikisht nga P.M. nga Tetova. Sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente, ndërsa Tetovasot do të informojë për çdo zhvillim të ri.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave që i siguron Tetovasot, më 20.02.2026 në ora 20:55, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjyqësor, kanë privuar nga liria N.A. (26) nga fshati Reçicë e Madhe. Siç njofton Tetovasot, ai është ndaluar për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë muajsh për vepër penale sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal. Pas ndalimit, personi është dërguar në Burgun e Tetovës. Tetovasot vazhdon ndjekjen e këtij rasti.

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë është regjistruar në fshatin Gajre, mëson Tetovasot. Sipas informacioneve të Tetovasot, më 20.02.2026, personi Z.I. (39) nga fshati Gajre ka denoncuar se rreth orës 20:00 është ndaluar nga L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë nga automjeti “Golf” me targa të Tetovës dhe me forcë e kanë futur në oborrin e një shtëpie në pronësi të L.M. Sipas denoncimit të siguruar nga Tetovasot, ai është kërcënuar me armë zjarri dhe është sulmuar fizikisht me send të fortë. Rreth orës 21:50, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, policia ka privuar nga liria A.M.…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të brendshëm, duke shpallur emrat e rinj që do të udhëheqin degët në zona strategjike të vendit. Me vendim të drejtpërdrejtë të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti, procesi i reformimit ka marrë formë zyrtare me emërimin e figurave që pritet të fuqizojnë prezencën e partisë në terren. Sipas njoftimit zyrtar, “pakoja e re” e drejtuesve përfshin: Dega Çashkë – Sedat Ahmeti Dega Veles – Mensur Adili Dega Petrovec – Tahir Livoreka Dega Studeniçan – Shefket Kadri Ky riorganizim shihet si…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se nuk ka nevojë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, Qeveria do të jetë i fokusuar me përgjegjësi dhe përmbushje të detyrimeve dhe reformave, përcjell INA. “Për momentin nuk shoh nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në bisedime me faktorin ndërkombëtar dhe qytetarët, është se ata presin reforma dhe përmbushje të detyrimeve. Kuptohet që VMRO-DPMNE. si parti më e madhe duhet të sillet e përgjegjshme ndaj qytetarëve. Sigurisht se pas triumfit të madh në zgjedhjet lokale neve na konvenon që të shkojmë në zgjedhje, por prioritet i yni…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi dje se po hetohet mundësia që personi i dyshuar për vrasjen e një gruaje të moshuar në fshatin Çellopek të jetë autor i disa veprave të ngjashme. Rosanka (85), banore e fshatit, në një deklaratë për Sitel TV ka përshkruar momentet e tmerrit që përjetoi kur një person i panjohur hyri me forcë në shtëpinë e saj. I njëjti person tashmë dyshohet për vrasjen e fqinjës së saj. Sipas saj, teksa qëndronte e qetë në banesë, një person i panjohur hyri papritur dhe pa thënë asnjë fjalë nisi ta sulmonte. “Më hodhi një…

Lexo më Shumë

Dy kompani janë ndaluar të punojnë pranë burimit të ujit për pije në fshatin Shum, i cili furnizon qytetin e Strugës. Lajmin e bëri të ditur Prokuroria. Sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se kompanitë kanë shfrytëzuar minerale në mënyrë të paligjshme dhe mund të kenë ndotur ujin për pije. Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën makina pune të dy kompanive nga Veleshta, të cilat po kryenin gërmime dhe transport të gurëve pranë burimit. Prokurori ka kërkuar masa ndalimi, ndërsa gjyqtari ka vendosur që kompanitë të mos lejohen të punojnë në atë zonë deri në përfundim të hetimeve.

Lexo më Shumë

“Jeta në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, punëtorët mezi po ia dalin mbanë dhe qeveria po lukson gjithnjë e më shumë në kurriz të popullit”, thonë nga LSDM. Nga LSDM thonë se sipas të dhënave të fundit, shporta sindikale në shkurt arriti në 67.400 denarë. Një familje me katër anëtarë nuk mjafton as për 3 paga minimale në muaj për të mbuluar nevojat themelore. “Mbi 200 mijë punëtorë fitojnë një pagë nën 30.000 denarë. Me nivelin aktual të ulët të pagës minimale, kostot e nevojave themelore, ushqimit, faturave… Jeta e vështirë e përditshme, faturat e…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha thotë se nuk ka përplasje brenda Aleancës për Shqiptarët në koalicionin VLEN në lidhje me emërimin e drejtorit . Agjencinë për Komunikime Elektronike. Hoxha siguron që procesi për përzgjedhjen e drejtorit në AKE po zhvillohet bazuar në kritere profesionale dhe në përputhje me procedurat ligjore. “Zërat që pretendojnë se ka pëplasje brenda ASH-së për poste janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara. Ne përfaqësojmë frymën autentike të Aleancës për Shqiptarët brenda koalicionit VLEN dhe kurrë nuk kemi lejuar as nuk do të lejojmë që të komprometojmë parimet tona apo integritetin institucional. Proceset e përzgjedhjes…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar katër shoferë në vende të ndryshme të vendit për shkelje të rregullave të komunikacionit. Një shofer në Kërçovë dhe një tjetër në Shën Nikollë janë ndaluar për drejtim automjeti pa leje drejtimi. Në Shkup është arrestuar një person për drejtim të automjetit të paregjistruar, ndërsa në Makedonski Brod një shofer është ndaluar pasi drejtonte mjetin pavarësisht ndalimit të drejtimit. Autoritetet njoftojnë se ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore përkatëse.

Lexo më Shumë