Author: Hamdi Kumanova

Në ditët në vijim, Kroacia do të festojë 30-vjetorin e operacionit të saj ushtarako-policor “Stuhia” (Oluja), duke përfshirë një paradë ushtarake, ose më saktë një paradë të forcave të armatosura. Eventi ka zgjuar më shumë vëmendje, sepse është “jubilar”. Për shembull, është rënë dakord për një armatim të ri masiv të shteteve anëtare të NATO-s. Kjo do të kërkojë më shumë se dyfishin e investimeve buxhetore sesa sot, kështu që një shpenzim i tillë duhet të justifikohet. Disa nga pjesët më të fundit të pajisjeve të shtrenjta ushtarake që Kroacia ka blerë së fundmi u përdorën në këtë paradë. Po…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke vendosur tarifa më të larta për mallrat nga dhjetëra vende të botës, një masë që synon “ristrukturimin e tregtisë globale në dobi të punëtorëve amerikanë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Megjithatë, ato do të hyjnë në fuqi dhe do të fillojnë të mblidhen më 7 gusht , jo më 1 gusht siç ishte planifikuar më parë, sipas një zyrtari qeveritar. Ato vende që nënshkruan marrëveshje tregtare para afatit të caktuar i nënshtrohen tarifave të shpallura. Kështu, Bashkimi Evropian, Japonia, Koreja e Jugut do të shohin produktet…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka konfirmuar se nuk do të kandidojë për postin e guvernatores së Kalifornisë në zgjedhjet e vitit 2026. Përmes një deklarate zyrtare, Harris bëri të ditur se ka marrë këtë vendim pas një procesi reflektimi të thellë për rolin e saj në jetën publike, duke theksuar se dëshiron të kontribuojë në një formë tjetër për momentin. “Për momentin, drejtimi dhe shërbimi im publik nuk do të jenë përmes një funksioni të zgjedhur,” tha Harris. Ajo shtoi se mbetet e përkushtuar ndaj angazhimit për të ndihmuar në zgjedhjen e demokratëve dhe do të ndajë së shpejti…

Lexo më Shumë

Të paktën 13 persona, përfshirë një djalë 6-vjeçar, humbën jetën dhe 132 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës së kaluar, njoftuan autoritetet të enjten. Ndër të plagosurit ishin 14 fëmijë, mes tyre edhe një foshnje vetëm 5 muajshe, që e bën këtë ngjarje si sulmin më të rëndë ndaj fëmijëve në Kiev që nga nisja e agresionit rus tre vjet më parë, sipas të dhënave të mbledhura nga Associated Press. Një pallat nëntëkatësh u dëmtua rëndë nga një prej goditjeve, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës. Sipas kreut të Administratës…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj policore në fshatin Qabër, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në pajisje që shërbejnë për prodhimin e kripto-valutave. Sipas njoftimit nga Policia në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kripto-valutave. Lidhur me këtë rast për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të…

Lexo më Shumë

17 kandidatë janë paraqitur për pozitën e Avokatit të Popullit, e cila prej 12 korrikut është e lirë pasi Naser Ziberi u largua nga pozita për shkak të plotësimit të kushteve për pension. Në mesin e kandidatëve janë zëvendësi aktual i Avokatit Ylber Rufati, ish anëtari i Komisionit për Anti-korrupsion, Shemshi Sallai, por edhe shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Driton Nebiu. Ambicie për t’u bërë Avokat i Popullit ka shprehur edhe ish Avokati i Shtetit, Femi Stafa i cili u shkarkua nga Qeveria në vitin 2022. Komisioni në periudhën në vazhdim duhet të miratojë propozim-vendim për zgjedhjen e…

Lexo më Shumë

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër A.A. (21) nga fshati Zërnovc, rrethina e Koçanit, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”. Më 22 prill 2025, në fshatin Zërnovc, i denoncuari dyshohet se me thikë i ka shkaktuar lëndim nga shpimi personit V.G. Hetimet janë në proces, ndërsa procedurat ligjore vijojnë sipas rregullave.TS

Lexo më Shumë

Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ngriti kallëzim penal kundër K.J. (24) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të arsyeshme lidhur me kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 9 korrik 2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në banesën e të denoncuarit, ku u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë gjysmëautomatike së bashku me fishekë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa kallëzimi penal është duke u ndjekur në përputhje me ligjin.TS

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin e revizionit për punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor gjatë vitit 2023 në të cilin janë konstatuar një sërë shkeljesh, shkruan Alsat. Sipas gjetjeve, Fondi nuk ka evidencë për dhënien e avancave për mjekim jashtë vendit dhe nuk ka kontroll të faturave nga spitalet jashtë vendit. Plotësisht janë konstatuar lëshime edhe në procedurën për dërgimin e personave për mjekim jashtë vendit. Fondi, nuk ka kontroll për suksesin e mjekimeve jashtë vendit. Ndërkohë, këtij institucioni i mungon sistemi i mirëfilltë i teknologjisë informatike dhe kuadri përkatës. Kjo, ka ndikuar që të jetë në shënjestër…

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet vendosi sot për të hapur konkurs për emërimin e një kryetari dhe anëtari të ri të KSHPK-së, pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës. Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Dimitrovska, paraqiti dorëheqjen e saj më 25 korrik, dhe më 29 korrik, Kuvendi i Maqedonisë konfirmoi dorëheqjen e saj, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ngriti akuza kundër saj për dy vepra penale “për zbulimin e një sekreti zyrtar” ish-drejtorit të HCE-it të Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, dhe për “falsifikim kompjuterik” sepse një auditor nga Enti Shtetëror për Auditim kaloi testin…

Lexo më Shumë

Prokurorja Lence Ristoska ka reaguar pasi qeveria tërhoqi listën e tre kandidatëve në garën për gjyqtar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pa dhënë shpjegime. “Duke pasur parasysh që qeveria refuzon të japë sqarime se cilat kritere nuk i përmbushim si kandidatë, gjë që është në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, do të doja të sqaroja disa gjëra. Gjatë dy muajve të fundit, kam pasur indikacione se duhet të tërheq kandidaturën time për gjyqtar në gjykatën e Strasburgut, dhe në të njëjtën kohë, një fushatë shpifëse kundër meje po kryhej publikisht. Prandaj, lëvizja e Qeverisë…

Lexo më Shumë

Në një nga shtyllat kryesore të Platformës Kombëtare, Arben Taravari ka prezantuar objektivat e Aleancës për Shqiptarët në fushën e arsimit dhe kulturës, duke e cilësuar këtë segment si bazament të identitetit dhe zhvillimit kombëtar. Sipas Platformës, Aleanca angazhohet për një kurrikulë kombëtare moderne, që do të integrojë vlerat, dijen dhe vetëdijen kombëtare në procesin arsimor, duke filluar nga niveli fillor deri në arsimin e lartë. Për këtë qëllim, programi përfshin investime në infrastrukturën shkollore, digjitalizimin e sistemit arsimor, si dhe mbështetje të fuqishme për universitetet publike dhe kërkimin shkencor. “Arsimi dhe kultura janë themeli i një kombi të fortë.…

Lexo më Shumë