Author: Hamdi Kumanova

Para Ukrainës, hera e fundit që Rusia e pushtoi plotësisht një vend tjetër sovran ishte Gjeorgjia. Moska doli fituese pas konfliktit 16-ditor në vitin 2008, por ai ishte i rrëmujshëm dhe tregoi se forcat e armatosura ruse kishin nevojë për një përmirësim të madh. Katër vjet më parë, një ushtri ruse gjysmë e reformuar u vu sërish në provë, kur qindra mijëra trupa u dërguan në Ukrainë. Duke gjykuar nga humbjet marramendëse – më shumë se 1.2 milion të vrarë dhe të plagosur – kjo luftë duket dukshëm më e vështirë. Dhe, Moska ende nuk ka fituar. Por, Forcat e…

Lexo më Shumë

Pas 16 ditësh gara, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 janë mbyllur me një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin e Veronës. Mbylljen e LOD e bëri presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila iu drejtua sportistëve me fjalët “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër e pasion”. Në ceremoninë mbyllëse, flamurin Kosovës e valoi skitari Drin Kokaj, i cili mori pjesë në disiplinën e sllallomit në skijim alpin, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia, doli e para me 41 medalje, e pasuar nga SHBA (33) dhe Italia (20).…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve. Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se të dy shprehën vendosmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, transmeton Klankosova.tv. “Shqipëria dhe Jordania janë dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta, një qasje të moderuar në politikën ndërkombëtare dhe një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit dhe dialogut”, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë të forcojë forcat e saj të armatosura, duke përfshirë edhe përvojën e fituar gjatë operacionit special ushtarak. “Ne do të vazhdojmë punën në shkallë të gjerë për të forcuar Ushtrinë dhe Marinën, duke marrë parasysh zhvillimet ndërkombëtare, duke u bazuar në përvojën luftarake të fituar gjatë operacionit special ushtarak dhe duke u mbështetur në aftësitë e fuqishme të industrisë, shkencës dhe ndërmarrjeve tona industriale dhe të teknologjisë së lartë”, shtoi ai. Putin shtoi se “zhvillimi i triadës bërthamore, e cila siguron sigurinë e Rusisë dhe na lejon të sigurojmë…

Lexo më Shumë

Të rinjtë e Kosovës përfundimisht nuk do t’i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Iniciativa tashmë zyrtarisht ka marrë fund. Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ta praktikoj konceptim e mbrojtjes totale. Tash, qytetarët e Kosovës, pavarësisht profesionit, mund të kryejnë shërbim vullnetar. “Ky model është më lehtë i menaxhueshëm në aspektin logjistik dhe përputhet me praktikat që aplikojnë shumë shtete anëtare të NATO. Thelbi i përbashkët i këtyre modeleve është se mbrojtja nuk trajtohet vetëm si përgjegjësi e forcave të armatosura, por si angazhim gjithëpërfshirës i shtetit dhe shoqërisë, duke garantuar që çdo…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë paguar rreth 2.8 miliardë euro në kazino, bastore dhe klube aparatesh, tregon analiza e emisionit “Biznis Objektiv”. Kjo shumë përfaqëson një rrjedhje të madhe financiare drejt industrisë së lojërave të fatit dhe hap pyetje serioze për pasojat ekonomike dhe sociale, përcjell INA. Sipas analizës, bëhet fjalë për një shumë që është e krahasueshme me një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit, gjë që tregon se sa pjesë të madhe zë industria e bixhozit në rrjedhat financiare të vendit. Disa nga ekspertët paralajmërojnë se ky lloj shpenzimi ka ndikim të drejtpërdrejtë…

Lexo më Shumë

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, ka bërë me dije se një ndryshim i papritur në pozicionin e trupave amerikane në KFOR do të ishte gabim dhe do të krijonte pasiguri. Duke e komentuar shkrimin e gaztës Politico, i cili flet për mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në kuadër të KFOR-it, ai ka thënë se kjo mund të këtë pasoja. Në një intervistë për REL, ai ka thënë se tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë. “Çdo ndryshim i papritur në pozicionin e trupave amerikane ose të forcave të tjera aleate në KFOR do…

Lexo më Shumë

Pekini i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të anulojnë tarifat e njëanshme të njoftuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi disa nga masat e tij. Ministria e Tregtisë e Kinës tha se po kryente një “vlerësim gjithëpërfshirës” të ndikimit të vendimit dhe i bëri thirrje Uashingtonit të heqë tarifat. “Kina i nxit Shtetet e Bashkuara të heqin masat e njëanshme tarifore kundër partnerëve të saj tregtarë. Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe proteksionizmi nuk të çon askund”, tha ministria në një deklaratë. Tarifat e reja globale prej 15% do të hyjnë në fuqi…

Lexo më Shumë

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, mbetet procesi kyç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për avancimin e tyre në rrugën drejt integrimit evropian. Procesi hyri në një fazë të re në vitin 2023 me Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër më 18 mars, të cilat parashohin respektim të ndërsjellë të sovranitetit, mosbllokim në organizata ndërkombëtare dhe hapa konkretë drejt normalizimit de facto. Megjithatë, zbatimi i këtyre marrëveshjeve ka mbetur i pjesshëm dhe i kontestuar nga të dyja palët, ndërsa Bashkimi Evropian…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga liria dhe dërguar në mbajtje për veprime të mëtutjeshme, shkruan Alsat. “Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një valë dhune ka shpërthyer në Meksikë pasi u vra një nga bosët më të kërkuar të drogës në vend, gjatë një operacioni sigurie për arrestimin e tij, ku ishte përfshirë edhe inteligjenca amerikane. Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte lider i kartelit famëkeq të drogës Jalisco New Generation (CJNG) dhe vdiq pasi u plagos rëndë gjatë përleshjeve mes mbështetësve të tij dhe ushtrisë të dielën. Katër anëtarë të CJNG-së u vranë gjatë operacionit në qytetin Tapalpa, në shtetin Jalisco në pjesën qendrore-perëndimore të vendit, ndërsa tre ushtarë mbetën të plagosur, bëri të ditur ministria meksikane e…

Lexo më Shumë

Diga e Likovës, nga e cila furnizohet me ujë qyteti i Kumanovës, është pothuajse plot me ujë dhe autoritetet po bëjnë plane për lirimin e kontrolluar të saj. Siç informoi për portalin “Kumanovski Muabeti”, drejtori Darko Zivkovski, në këtë moment ka 21 milion metra kub ujë, dhe ka vend për rreth dy milion të tjerë. – Po të mos ishin digat, do të kishim përmbytje në Kumanovë. Aktualisht, ka 21 milionë në digën e Glazhnjës, ky është informacioni nga ora tetë e mëngjesit. Shërbimet tona raportojnë se kemi ende 2 milionë metra kub ujë për t’u grumbulluar në…

Lexo më Shumë