Këshilli i Ministrave miratoi dje, 5 nëntor, në parim marrëveshjen me Italinë lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen pas miratimit një javë më parë të një marrëveshje strategjike me Italinë që përfshin bashkëpunimin në 10 fusha. Marrëveshjet e nënshkruara së fundi me Italinë prekin fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora, transformimi ekonomik dhe rritja inteligjente.
Author: Hamdi Kumanova
Shqiptarët nuk ranë në grackën e “referendumit” që BDI/AKI me Ahmetin, Taravarin e Selën tentuan ta shisnin si shpëtim politik. Kjo fushatë mashtruese, e ndërtuar mbi gënjeshtra dhe patriotizëm të rremë, u shemb përballë vullnetit të shqiptarëve që e thanë qartë fjalën e tyre. Me 10 komuna të fituara, VLEN ua mori alibinë dhe ua hoqi maskën atyre që për vite e trajtuan votën shqiptare si pronë personale. Kërkojnë fajtorë në çdo drejtim, por jo te vetja. Madje, si kulm i absurdit, përpiqen ta shesin Blerim Bexhetin si simbol të “ndryshimit”. Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së…
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe pasi tajfuni Kalmaegi, një nga tajfunët më të fortë të këtij viti, shkaktoi përmbytje të mëdha në Filipinet qendrore, duke lënë të paktën 114 të vdekur. Stuhia ka përmbytur qytete të tëra në Cebu, ishullin më të populluar të rajonit, ku u raportuan 71 vdekje. 127 të tjerë janë të zhdukur dhe 82 të plagosur, sipas zyrtarëve. Autoritetet provinciale të Cebu-s raportuan 28 vdekje të tjera, të cilat nuk u përfshinë në numrin e publikuar nga zyra kombëtare e mbrojtjes civile, sipas AFP-së. Kalmaegi u nis nga Filipinet…
Një nxënës nga lagjja Dizhon e Çairit, është shembulli më i ri se si duhet kontribuar në shoqëri, njofton TV21. Bëhet fjalë për Hunejs Kurtishin, i cili donoi 5 mijë euro për shkollën ku ndjek edhe vetë mësimin, “Imri Elezi”. Paratë ai i ka grumbulluar nga aktiviteti i tij në YT, ndërkaq lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, ilahisti i famshëm, Nusret Kurtishi. Siç bëhet e ditur, donacioni do të destionohet për blerjen e kamerave dhe sistemin e identifikimit me kartela të mësimdhënësve. “Dëshira e tij është që të kontribuojë në shkollë dhe…
Me përfundimin e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjes së disa deputetëve dhe funksionarëve si kryetarë komunash, Kuvendi zëvendësoi tre deputetë ndërsa në vijim e sipër është që edhe Qeveria të realizojë rikonstruimin. Pas zgjedhjes së Izet Mexhitit si kryetar të Çairit, do të duhet të plotësohen funksionet zv.kryeministër i parë dhe ministër i ambientit jetësor. Për të parën, është konfirmuar deputeti Bekim Sali, ndërsa pozita e ministrit të Ambientit do të mbetet në kuadër të VLEN-it por me emër të ri. Kryetari i Alternativës në kuadër të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, thotë se janë në pritje të përfundimit formal të…
Mëngjesin e 4 nëntorit 2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës është përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes. Siç raporton TetovaSot, ngjarjen e kanë vërejtur nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ata menjëherë i kanë bërë shenjë shoferit të braktisë automjetin, duke shmangur kështu pasojat e mundshme. Zjarri fillimisht është tentuar të shuhet me aparat zjarrfikës nga vetë policët në vendngjarje, ndërsa më pas ndërhyrja e ekipit të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Tetovës e ka shuar plotësisht zjarrin. Sipas burimeve të TetovaSot, është…
Debakli ishte i pastër si dita. Të gjithë e panë, të gjithë e dinë se BDI është fshirë nga harta politike. Vetëm ata që e shkatërruan, sot bëjnë sikur s’e kuptojnë. Në vend që të pranojnë fundin, shpikin teori konspirative si dikur miku i tyre që sot jeton në ekzil, Nikolla Gruevski. Shpikin armiq imagjinarë dhe “fajtorë” të radhës, por kurrë vetveten. Për dy dekada, e ushqyen pushtetin me gënjeshtra dhe frikë, dhe sot, kur populli ua mbylli derën, nuk kanë as dinjitetin minimal për të heshtur. BDI nuk ra rastësisht e rrëzoi arroganca, mashtrimi dhe hajnia që e…
Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të mbajë përgjegjësi kryetari Ali Ahmeti, por aparati shtetëror duke përdorur metoda të paligjshme për fituar zgjedhjet. Kongresi, i cili për disa funksionarë partiak shihet si rilindje, Bexheti thekson se është aktivitet i rregullt ku do të bëhen analiza. “Ka të analizohet, ka shumëçka të analizohet dhe ne kemi për detyrim dhe obligim të analizojmë. Tash kongresi po bëhet për të analizuar palën tjetër, apo për të analizuar rezultatin brenda partisë? Kongresi bëhet si aktivitet i rregullt…
Shefi i shtabit lokal në Tetovë i VLEN-it gjatë zgjedhjeve lokale dhe ministër i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar ndryshimin që u bë në BDI, pas debaklit në zgjedhjet lokale, të cilët e hoqën Blerim Bexheti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Durmishi thotë se nuk bëhen reforma duke ndryshuar vetëm koordinatorin e grupit parlamentar. “Peshku qelbet nga koka. Nuk bëhen reforma duke ndryshuar vetëm koordinatorin e grupit parlamentar. Ky është mashtrimi që duan t’ia shesin popullit si “reformim””, ka shkruar Durmishi. Ndryshe, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale, BDI mbajti mbledhje të…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit organizojnë një debat publik për listën e re të propozuar të librave letrarë për arsimin fillor dhe ftojnë të gjitha palët e interesuara – mësuesit, shërbimet profesionale dhe faktorët e tjerë në arsim – “të përfshihen aktivisht në përcaktimin e një liste bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe cilësore të librave, që do t’u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe procesit mësimor.” MASH në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e propozuar të librave, duke theksuar se nevoja për përditësim të kësaj liste vjen “nga synimi për përputhje të…
Përdoruesit e bulevardit “Boris Trajkovski”, seksionet 1, 3 dhe 5, sot do të jenë pa ujë. Siç informoi NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në bulevardin “Boris Trajkovski” 1/18. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defektit.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetari i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, Zoran Ljutkov, po merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve “Rruga e Mëndafshit” në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ljutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të promovuar bashkëpunimin me UNESCO-n dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e iniciativave që bashkojnë arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. “Vendi ynë ushqen respekt të veçantë për UNESCO-n, një organizatë që, me veprimet e…

