I arratisuri për vrasjen e dyfishtë, ku privoi nga jeta dy miqtë e tij, në fshatin Gollubovc të Malishevës është emër i njohur për organet e rendit. Burimet e Klankosova kanë bërë me dije se Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’. Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast. Isufi, i cili ka ikur pas krimit të rëndë, dyshohet se i vrau vëllezërit e gruas, te shtëpia e tyre në Malishevë. Policia dhe Prokuroria tashmë janë aktivizuar ëpr të zbardhur…
Author: Hamdi Kumanova
Nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese do të jemi më të mirët, e pastaj do të marrim veto të re dhe do të kemi probleme të reja. Ky ishte qëndrimi i kryeministrit Hristijan Mickoski duke komentuar raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit, ku është theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë fare përpjekje për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Mickoski megjithatë është i kënaqur nga vërejtjet në raport sepse siç thotë, vendi nuk po kthehet mbrapa. “Ka ngecje në disa fusha, të gjithë e dimë dhe të gjithë e kemi diskutuar e ajo është sundimi i…
Më 5 nëntor 2025, në orën 14:50, në bulevardin “Brigada e tretë goditëse maqedonase” në Kumanovë, policët e Stacionit për Sigurinë e Trafikut Rrugor arrestuan një grua 35-vjeçare nga Kumanova. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ajo po drejtonte një automjet “BMW” me shpejtësi prej 92 kilometrash në orë, në një zonë të banuar ku kufiri i lejuar është 40 km/h. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.
Maqedonia dhe Bullgaria përcaktojnë aktivitetet dhe detyrimet e ndërsjella për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8 me Marrëveshjen e nënshkruar sot nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski dhe homologu i tij bullgar Grozdan Karaxhov, në stacionin hekurudhor të Gjueshevos. Marrëveshja për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit, i cili do të jetë pika ndërkufitare e dy vendeve në Korridorin 8 për lidhjen direkte hekurudhore midis Shkupit dhe Sofjes, u nënshkrua në prani të përfaqësuesve të Komisionit Evropian, NATO-s, Shteteve të Bashkuara, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Botërore. Në ceremoni…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë, përcjell TV21. Sipas raportimeve, pas marrjes së një njoftimi, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, u krye një inspektim i jashtëzakonshëm i automjetit që transportonte ushqim me origjinë të panjohur. Gjatë kontrollit, u gjetën: 1.060 kilogramë arra të shtypura 581 kilogramë kikirikë të mbështjellë me erëza, pa etiketim dhe pa informacion të nevojshëm për konsumatorët Në të njëjtën dërgesë u zbuluan edhe 900 kilogramë arra indiane, të deklaruara si duhet. …
Eurodeputetja sllovene me origjinë nga Maqedonia, Irena Joveva, tha se vendi ynë ka bërë përparim, edhe pse jo aq sa Mali i Zi, dhe se vlerësimi i Komisionit Evropian është “tepër i përgjithshëm”. “Mendoj se nuk është e drejtë që Maqedonia e Veriut të vendoset në të njëjtin nivel me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën kur flitet për progresin në rrugën evropiane”, deklaroi për MIA eurodeputetja sllovene Irena Joveva. Duke komentuar vlerësimet për avancimin e vendeve të rajonit, ajo theksoi se Mali i Zi dhe Shqipëria, veçanërisht Mali i Zi, janë më përpara në aspektin e reformave. …
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se kush do të jetë kryetari i koalicionit VLEN, tha se kanë mbajtur mbledhje kryesia e koalicionit ku janë diskutuar zhvillimet e fundit. Ai tha se këto muajt e fundit 90% gjithë eksponentëve të VLEN-it, kanë folur për VLEN-in dhe një 10% ka përmendur partitë, LD, Besë, Alternativë, ASH. “Ne kemi vendosur ta bëjmë VLEN-in në mënyrë spontane, prej poshtë lartë, pra duke kontribu në këtë mënyrë që në vazhdimësi të flitet për VLEN-in, dhe jo për subjektet individuale. E dyta VLEN-i ka komisionin kadrovik të përbashkët,…
Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale në vdekjen në Tetovë të 25-vjeçares me iniciale D.S. nga Gjakova – Kosovë. Megjithatë, nga Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit. “Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, sot do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe operacionalizimin e tunelit ndërkufitar të Korridorit 8. Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore. Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërtimi i tunelit hekurudhor do të shërbejë si pikë ndërkufitare lidhëse mes dy shteteve…
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën e SPB Shkup. Krimet e dhunshme u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024, me një rritje prej 13.6% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 1,943 raste. Ndërkohë, vrasjet ranë me 13%, me gjithsej 20 raste, pesë prej të cilave lidhen me dhunën në familje. Edhe vetëvrasjet pësuan rënie prej 13.5%, me 83 raste, kryesisht te burrat mbi 30 vjeç. Në fushën e aksidenteve dhe lëndimeve në punë, u regjistruan 241 raste, ku 36 persona humbën…
Një hetim i Sky News ka zbuluar se platforma X, në pronësi të Elon Musk, përforcon përmbajtje të djathtë dhe ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në debatin politik. Në gusht, gjatë një proteste kundër emigracionit në Londër, shumë protestues e përmendën Elon Musk si “lider të madh” dhe e cilësuan X si rrjetin e vetëm ku besojnë informacionin. Një muaj më vonë, gjatë marshimit “Unite the Kingdom”, të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson, Musk u lidh me video nga SHBA dhe foli para mijëra mbështetësve në qendër të Londrës.…
Belgjika është përfshirë nga një krizë sigurie që ka tronditur vendin dhe Bashkimin Evropian. Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mblidhet me urgjencë këtë të enjte, 6 nëntor, pasi u konstatuan disa dronë misteriozë nëpër aeroporte që shkaktuan kaos në udhëtime dhe ngritën alarmin për një sulm të mundshëm hibrid. Të martën në mbrëmje, 5 nëntor, aeroporti më i madh i vendit, ai i Brukselit, ndaloi për disa orë të gjitha fluturimet në ardhje dhe nisje, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve. Situata u përkeqësua edhe më tej mbi aeroportin e Lièges, një nyje e rëndësishme e…

