Më 28.01.2026, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, e privuan nga liria një 40-vjeçar, 26-vjeçar, 22-vjeçar dhe 20-vjeçar nga një fshat i Negotinës, në lidhje me veprën penale “përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet” e ndëshkueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal. Ata dyshohen se kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një të miture 13-vjeçare. Personat janë ndaluar në stacion policor, dhe më pas janë shoqëruar në Gjykatën Themelore të Kavadarit, ku nga gjykatësi i procedurës paraprake, u janë caktuar masat e paraburgimit në kohëzgjatje nga 30 ditë,…
Author: Hamdi Kumanova
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota. Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare, si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet. Sipas të dhënave të GFP-së, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 114-të sipas fuqisë ushtarake, me indeks të fuqisë ushtarake 2.4956. Nga vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 77-të, Greqia në vendin e 30-të, Bullgaria e 62-ta, Serbia e…
Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku ka vendosur të tërhiqet nga politika, Në një publikim në facebook Çeliku ka shkruar se ajo nuk pranon të bëhet vegla e askujt sepse nuk dëshiron të kontrollohet nga askush, informon portal “tetova1”. “Vjen një moment në jetë kur e kupton se tërheqja nga politika dhe aktivitetet qytetare nuk është dobësi, por vetëdije. Nuk është humbje, por zgjedhje për të mbrojtur paqen dhe vlerat e tua. Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të jem gruaja e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut që ka udhëhequr një parti politike. Kam ngritur zërin kur edhe burrat heshtnin. Kam…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, theksoi se Qeveria trashëgoi një situatë financiare jashtëzakonisht të vështirë dhe alarmante, me arkën shtetërore pothuajse tërësisht të zbrazët dhe mbi 70% të deficitit buxhetor të shpenzuar edhe para ndërrimit të Qeverisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Megjithatë, siç theksoi Ministrja, ajo që ishte thelbësore për të si Ministre e Financave dhe për Qeverinë ishte se gjërat i shikonin në dy drejtime të qarta. “Qasja jonë është e qartë dhe në dy drejtime – mbështetje e fuqishme për sektorin privat si nxitës i rritjes ekonomike…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se brenda një ose dy muajsh, do të merret një vendim nëse shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të fillojë zyrtarisht nga dhjetori apo nga marsi i vitit të ardhshëm dhe se regjistrimi i rekrutëve do të fillojë nga shtatori dhe tetori. Vuçiç shtoi se vendimi do t’i çohet parlamentit serb. “Do të marrim vendime së shpejti. Pyetja është nëse do të fillojmë me shërbimin ushtarak nga dhjetori apo nga marsi, por patjetër që do ta marrim këtë vendim në një ose dy muajt e ardhshëm dhe do ta kalojmë para Asamblesë Kombëtare të Serbisë”,…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer. Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe…
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me dënimin penal të gazetares Liridona Vejseli, duke e cilësuar lirinë e shprehjes si shtyllë themelore të demokracisë. Në një qëndrim që vë theksin te standardet ndërkombëtare, Ademi deklaroi se raportimi për personat publikë është pjesë e rolit kritik të medias. ”Gazetarët luajnë një rol të pazëvendësueshëm në informimin e qytetarëve. Është jetike garantimi i standardeve evropiane për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve nga presionet që mund të kufizojnë ushtrimin e profesionit të tyre,” u shpreh Ademi. Ademi nënvizoi se, ndonëse pavarësia e gjyqësorit duhet…
Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta ka arrestuar një person. Burime të Indeksonline mësojnë se është arrestuar një 54-vjeçar pasi që i njëjti dyshohet se është kapur në një motel me një vajzë të moshës së mitur(12 vjeçare). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/
Vendimi për grevë të përgjithshme tashmë është marrë, porosisin nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas tyre, mbetet vetëm të aktivizohet nëse Qeveria dhe Kuvendi nuk u përgjigjen kërkesave për rritjen e pagave. Pas protestës masive në Shkup, sindikatat vendosën afate të qarta. Deri të premten deputetët duhet të marrin propozim-ndryshimet e Ligjit për pagat, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme të votohet rritja e pagës minimale. Në të kundërtën, paralajmërohen bllokime të rrugëve dhe institucioneve, si dhe grevë e përgjithshme në sektorin publik dhe privat. Kërkesat kryesore të sindikatave janë paga minimale prej 600 eurosh dhe…
Moti sot në të gjithë vendin do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të herëpashershme lokale shiu, në zonat më të larta shi dhe borë, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht me vranësira me reshje të herëpashershme të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 10 gradë. Vazhdon periudha e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emisionin “Click Plus” në TV21, deklaroi se aktualisht institucionet po veprojnë mbi kallëzimet për diploma të falsifikuara, duke theksuar se ligji në fuqi për momentin parashikon vetëm masa ndëshkuese. Ajo shtoi se së shpejti pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të mundësojë procedura të reja për trajtimin e këtyre rasteve. “Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të përcaktuar disa fakte që kanë ndodhur në të kaluarën, por ka indikacione se raste të tilla po ndodhin edhe tani, megjithëse në një përqindje më…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, ka deklaruar se Ligji për kundërvajtje, i njohur si sistemi “Safe City”, është politizuar pa nevojë, duke u shoqëruar me dilema, propagandë dhe përpjekje për etnizim të tij. Sipas Fetait, “Safe City” është një sistem i konceptuar për të vendosur rend në qarkullimin publik dhe për të ulur numrin e aksidenteve fatale në trafik. “Bëhet fjalë për një sistem që synon të vendosë rend në qarkullimin publik dhe të ulë shkallën e vdekshmërisë në aksidentet rrugore. Ai është menduar dhe dizajnuar mbi bazën e statistikave që shteti disponon lidhur me aksidentet e…

