Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit organizojnë një debat publik për listën e re të propozuar të librave letrarë për arsimin fillor dhe ftojnë të gjitha palët e interesuara – mësuesit, shërbimet profesionale dhe faktorët e tjerë në arsim – “të përfshihen aktivisht në përcaktimin e një liste bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe cilësore të librave, që do t’u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe procesit mësimor.” MASH në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e propozuar të librave, duke theksuar se nevoja për përditësim të kësaj liste vjen “nga synimi për përputhje të…
Author: Hamdi Kumanova
Përdoruesit e bulevardit “Boris Trajkovski”, seksionet 1, 3 dhe 5, sot do të jenë pa ujë. Siç informoi NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në bulevardin “Boris Trajkovski” 1/18. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defektit.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetari i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, Zoran Ljutkov, po merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve “Rruga e Mëndafshit” në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ljutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të promovuar bashkëpunimin me UNESCO-n dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e iniciativave që bashkojnë arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. “Vendi ynë ushqen respekt të veçantë për UNESCO-n, një organizatë që, me veprimet e…
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – shtator të vitit 2025, arriti në 5.978.9 milionë euro dhe shënon një rritje prej 2,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, ndërkaq, arriti në 8.494.3 milionë euro, që është 3,5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Shkëmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe në eksport është: te katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe përçuesish…
Pas dhjetë vitesh kemi një ambient të ri në shtet, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se koalicioni i tyre nuk ka qenë një marrëveshje prapaskenash, siç kanë qenë më herët koalicionet tjera – “atëherë një gjë thuhej, e tjetër bëhej”. Në lidhje me pyetjen nëse koalicioni është i qëndrueshëm, Aliu u përgjigj se kanë dëshmuar se janë ndryshe nga të tjerët. “Kemi dëshmuar se si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal, dimë t’i zbatojmë politikat ashtu siç dakordohemi,…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetim kundër katër personave – dy burra dhe dy gra, për vepër penale “Grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, sepse të katër, në grup, i kanë marrë një personi me forcë 200 mijë denarë. “Më 30 tetor, i dëmtuari ka shkuar në një motel në Shkup me njërën nga të dyshuarat femra, pas së cilës ajo i ka sugjeruar që të telefonojë një vajzë tjetër. I dëmtuari është pajtuar dhe i dyshuari e ka telefonuar gruan tjetër, dhe së bashku e kanë bindur të…
Më 04.11.2025 në orën 16:40, në SPB të Prilepit është raportuar se në rrugën kryesore Gradsko-Prilep, në afërsi të fshatit Radobil, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Kia” me targa të Radovishit, drejtuar nga O.O. (31) nga fshati Topolnicë, Radovish, dhe një automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Velesit, i drejtuar nga Gj.P. (35) nga fshati Drenovë, Kavadar, thonë nga MPB. “Shoferi Gj.P. dhe bashkudhëtari i tij B.P. (56) nga fshati Drenovë, rajoni i Kavadarit, ndërruan jetë nga plagët e marra në vendin e aksidentit. Vdekja është konfirmuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të…
Mbrëmë rreth orës 21:00, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë kryer kontroll ndaj një 38-vjeçari nga Shkupi me inicialet F.Sh, gjatë të cilit është gjetur marijuanë. Personi është arrestuar menjëherë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen procedurat përkatëse ligjore.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur. Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 (me orën lokale), në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën. Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në…
Komisioni Evropian ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025, ku vlerësohet se vendi ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha. Sidoqoftë, raporti nënvizon ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës. BE-ja përgatit këto raporte për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian, duke ofruar një pasqyrë të gjendjes politike, ekonomike dhe institucionale të tyre. Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, e përshkroi vitin e kaluar si të trazuar dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së të heqin masat kufizuese që janë vendosur ndaj vendit. Ai…
Shtatëdhjetë ndërmarrje komunale nga gjithsej 128 në Maqedoninë e Veriut po funksionojnë me humbje financiare, deklaroi German Filkov nga Qendra për Komunikime Qytetare, në emisionin “Top Tema”. Sipas Filkovit, humbjet totale të këtyre ndërmarrjeve arrijnë në rreth 17 milionë euro, ndërsa detyrimet e papaguara dhe të prapambetura kapin shifrën e afërsisht 200 milionë eurove. Ai deklaroi se kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse nuk pastrohen mbeturinat nëpër qytete.
Një person është kanosur nga katër të dyshuar të cilët janë arrestuar. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:20 në rrugën “William Woker”, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga katër të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit tre dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

