Prokuroria Themelore Publike e Velesit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ka dyshime se ka qenë bashkëpunëtor në një vepër penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 5 nëntor, në vendin e quajtur Porojnica, pranë rrugës së dheut nga Çashka në fshatin Busilci, i dyshuari, së bashku me një person tjetër që ende nuk është identifikuar, i morën jetën Gjelo Gjoshevin, banor i Velesit. Së pari, i dyshuari e joshi dhe e çoi të dëmtuarin në vendin e ngjarjes me makinën e tij. Pastaj, së bashku…
Author: Hamdi Kumanova
Nga VLEN sot përmes një kumtese thonë se pas muajsh kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit. Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm, pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes. Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike. E rrëzuan bashkëqeverisjen e…
Tajfuni Kalmaegi u ka marrë jetën të paktën 188 personave në Filipine dhe pesë në Vietnam, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet vendase. Stuhia, e shoqëruar me erëra që arritën deri në 149 km/orë, ka vazhduar lëvizjen drejt perëndimit, në drejtim të Kamboxhias dhe Laosit, pasi goditi rëndë Vietnamin qendror të enjten në mbrëmje. Qytetet bregdetare vietnameze u zgjuan të mbuluara nga mbeturina, ndërsa pemët e rrëzuara, çatitë e shkulura dhe dritaret e thyera dëshmonin fuqinë shkatërruese të tajfunit. Mijëra njerëz u strehuan në shkolla e ndërtesa publike, ndërsa ushtria…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi mbrëmë se 371 persona janë larguar nga puna, të cilët ishin të punësuar në ndërmarrjet publike, por nuk shkonin në punë dhe megjithatë merrnin pagë. „Këta janë njerëz që ne, qytetarët e Shkupit, i kemi paguar për vite me radhë, ndërsa ata nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë. Në të kaluarën bëheshin drama sikur po ndërmerreshin masa, por në të vërtetë bëhej vetëm zëvendësim. Në këtë sistem, kushdo që bën keqpërdorime, do të largohet nga puna,“ tha Gjorgjievski. Ai shtoi gjithashtu se janë zbuluar keqpërdorime edhe me automjetet komunale,…
Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të studentës së tyre Daorsa Spahija. Përmes një telegrami në Facebook, universiteti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke i ftuar të gjithë ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje. Nautubone Најлош непријател на болката во зглобовите. Прочитајте! × “Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025 për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se procesi zgjedhor në këto komuna ka përfunduar dhe rezultatet përfundimtare janë konfirmuar. Për tre komuna janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me rrjedhën e votimit, Bërvenicë, Karposh dhe Shuto Orizare, ndërsa Kondarko tha se ato do të shqyrtohen sot në seancë publike të Komisionit që fillon në orën 14:00. Përveç kësaj, janë paraqitur tre ankesa në lidhje me zgjedhjen…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), përmes Qendrës së Kërkimeve Ballkanike, mbajti një konferencë shkencore me temë “Tridhjetë Vjet pas Marrëveshjes së Dayton-it: Trashëgimia e Aliya Izetbegović-it”. Ngjarja iu kushtua jetës, mendimit dhe rolit historik të Presidentit të parë të Bosnjë-Hercegovinës, në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund luftës dhe ndikoi në riformësimin politik të rajonit. Në konferencë morën pjesë të ftuar të nderuar, akademikë, studiues dhe diplomatë. Ata diskutuan mbi figurën e Izetbegović-it si lider, mendimtar dhe humanist. U theksua se vizioni i tij moral dhe intelektual mbeti një shembull i qëndrueshmërisë dhe besimit në dinjitetin njerëzor,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se rikonstruim të Qeverisë do të ketë pas kongresit të VMRO-së. Sa i përket propozimit që zv/kryeministër i parë të jetë Bekim Sali në vend të Izet Mexhitit, Mickoski tha se ka mendim shumë të lartë për atë. Mickoski megjithatë tha se VLEN-it nuk do t’i takojë një resor më tepër. “Ky është vendim i partnerit tonë të koalicionit. Unë kam mendim të lartë për Bekim Sali. Absolutisht, këtu nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Por, kjo nuk do të thotë se do të ketë një vend shtesë në kabinetin qeveritar”, tha Mickoski.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim në detyrë”. E denoncuara, gjatë vitit 2024 në cilësinë e drejtoreshës së një gjimnazi në Kumanovë, ka përvetësuar dy telefona celularë pronë e shkollës, të cilët i ishin dhënë për përdorim zyrtar. Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk i ka kthyer, duke përfituar në mënyrë të paligjshme një përfitim pasuror prej rreth 130.000 denarë.
Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot mori zyrtarisht certifikatën e mandatit dhe njoftoi se nga sonte do të fillojë aksioni i parë i madh për pastrimin e qytetit, një nga premtimet kryesore të fushatës së tij. “Zyrtarisht, duke filluar nga sot, Shkupi po hap një faqe të re. Certifikata që mora është simbol i besimit që qytetarët më dhanë, por edhe një përgjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim dhe rezultate konkrete. Do të jem kryetar për të gjithë, pa dallime fetare, kombëtare apo partiake. Për mua nuk ka ndarje. Prioriteti im është një e…
Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës. “Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup u raportua se rreth orës 01:00 një person kishte hyrë në garazhin e shtëpisë familjare të E.R., në zonën e Bit Pazarit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Pak më vonë, pronari ka marrë një mesazh me kërcënim dhe njoftim se në automjetin e…
Rezultati i zgjedhjeve lokale është shumë i keq dhe rezultati prej 126 mijë votave shpresoj të jetë fundi që ndonjëherë ka prekur LSDM-ja. Kështu u shpreh në intervistën në Alsat, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Sipas tij, LSDM duhet të bëjë analizë të mirëfilltë dhe të shihet se cili është problemi kryesor brenda partisë, nëse duhet bërë reformë serioze në strukturën organizative të partisë dhe ndërtimin e kapacitetit koalicionues. Nuk dha përgjigje konkrete nëse kryetari i partisë Venko Filipçe duhet të japë dorëheqje, duke këmbëngulur në debat brendapartiak. “Dorëheqjet janë akt personal, akt i thellë moral…

