Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuse që të përkushtohet në kryerjen e detyrës që ka dhe mos të merret me politikë ditore. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë në nivel të detyrës. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese më tepër ka filluar të sillet si kryetar partie apo si një institucion që merret me politikë ditore sesa kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është rregull që kryetari I Gjykatës Kushtetuse të jetë komentues i ngjarjeve politike në bazë ditore. I bëj apel që të jetë në nivel të detyrës si kryetar…

Lexo më Shumë

Gjykimi për zjarrin në diskoteken Pulse në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, do të vazhdojë sot në gjykatën e Idrizovës me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Publike, transmeton Portalb.mk. Prokuroria ka propozuar tre dëshmitarë për sot – Dragi Ilievski, Dejan Rashkov dhe Violeta Georgievska – të gjithë nga komuna e Koçanit. Mbrojtja e të pandehurve do të duhet të deklarojë sot nëse e pranon tërheqjen e disa prej dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, pasi Prokuroria, në seancën paraprake, u dorëzoi të gjithë të pandehurve në rastin Puls një…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme planifikon shfuqizimin e të gjitha pozitave të zëvendësve dhe ndihmës kryeshefave në të gjitha sektorët. Ministri i Brendshëm konfirmoi se ndryshimi vjen si rezultat i ligjit të ri për Ministrinë e Brendshme dhe ligjit të ri për policinë. “Mendoj se numri i strukturës drejtuese në MPB do të ulet për diku 37-38%. Kjo do të thotë se më nuk do të kemi një numër shumë të madh të ndihmësve, zëvendësve, nën-kryeshefa, afër-kryeshefa, e kështu me radhë, të definuar paraprakisht. Dhe nuk do të kemi funksione vetëm për të pasur funksione, por do të ketë…

Lexo më Shumë

Deri të premten, ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë do të jenë të qasshme për opinionin në platformën ENER. “Ligji tashmë është plotësuar dhe ndryshuar në shumë nene, konform kërkesave konkrete të institucioneve. Unë pres që deri të premten ai të publikohet në ENER për dy apo tri ditë, edhe pse nuk kemi obligim ligjor për këtë; por ashtu siç premtuam, ashtu edhe do të veprojmë. Pas kësaj, ligji kalon në procedurë qeveritare”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit /Alsat.mk.

Lexo më Shumë

Pas kryerjes së një hetimi, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër tre bashkëkryesve të veprës penale “Vjedhje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. “Në ditët e para të marsit të këtij viti, nga ambientet e fabrikës “Zhelezara”, të pandehurit vodhën lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, në pronësi të një personi juridik nga Kavadari. Gjatë vjedhjes, ata dëmtuan edhe një kabllo që ishte pjesë e një instalimi publik elektrik, me vlerë 800.000 denarë. Kur i ngarkuan kabllot në një makinë dhe u përpoqën t’i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistën për “Fli nëse mundesh” në televizionin Alfa, theksoi se ne jemi një nga qeveritë e para në Evropë që shkojmë me uljen e taksave për karburantet, nëse dikur të tjerë gjunjëzoheshin për ndihmë, tani ne jemi ata që reflektojnë stabilitet dhe u ndihmojnë fqinjëve, me ç’rast vuri në dukje se nuk duhet harruar që kjo qeveri kthen 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra të qeverive të kaluara. “Përpiqem që, në bazë të atyre informacioneve të cilat i kam dhe i marr nga ana e institucioneve, t’i parashikoj sfidat dhe me propozimet e…

Lexo më Shumë

LSDM në një kumtesë për media thonë se ata dhe kryetari i tyre Filipçe paralajmëruan Qeverinë se ulja e TVSH-së nga 18% në 10% nuk do të ketë efekt. Nga LSDM thonë se vetëm një ditë pas konferencës për shtyp të Mickoskit, ku ai promovoi një masë gjysmë të gatshme, ka pasur rritje të re të çmimit të naftës, e cila tani arrin në 95.5 denarë për litër. “Mickoski është një amator që nuk ka kapacitet për të udhëhequr Qeverinë, ose po e bën këtë qëllimisht për të mbrojtur bizneset private. Ose ndoshta të dyja. Pasojat tashmë janë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të ministrit Ivan Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e ligjit dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve publike. Sipas BDI-së, rasti përmban elemente të një procesi të kontestueshëm si në aspektin procedural ashtu edhe në atë material. Partia thekson se procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore, çka sipas tyre e bën atë juridikisht të pavlefshme. Po ashtu, në reagim thuhet se vendimi është marrë pa prova të mjaftueshme dhe pa përcaktuar përgjegjësi individuale, ndërsa…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë. Po në këtë datë, nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën. Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Ora24.tv lidhur me akuzat e fundit të Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se nuk ka pse mërzitet z.Taravari për VLEN, sepse VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një. Ai u shpreh se Taravari me ASH-në e tij prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së. Nuk i ka punët në terezi as me BDI-në “Kalkulimet në analizat e sollën ASH-në në këtë derexhe, i besuam dhe në fund përfundoi në BDI. Te VLEN ka pasur ofertën të ketë…

Lexo më Shumë

NASA ka hequr dorë nga plani i mëparshëm për të vendosur një stacion në orbitën e Hënës dhe do t’i ri-drejtojë ato komponentë drejt ndërtimit të një baze prej 20 miliardë dollarësh në sipërfaqen e Hënës gjatë shtatë viteve të ardhshme. Administratorit i NASA-s, Jared Isaacman, i cili mori drejtimin e agjencisë amerikane hapësinore në muajin dhjetor, njoftoi ndryshimin në fillim të një aktiviteti në selinë e NASA-s në Washington, ku prezantoi një sërë rishikimesh të programit Artemis, programi kryesor i eksplorimit hënor. “Nuk duhet të befasohet askush që po pezullojmë ‘Gateway’-in në formën e tij aktuale dhe po…

Lexo më Shumë

SHBA-të po arrijnë sukses të madh në operacionin e tyre kundër Iranit. Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve për këtë në Shtëpinë e Bardhë . “Ne jemi, siç thonë ata, në luftë. Ata e quajnë luftë, unë e quaj operacion ushtarak, shumë të suksesshëm (operacion -red). Ne e kemi ndryshuar në mënyrë efektive regjimin – ky është ndryshim regjimi, sepse udhëheqësit tani janë krejtësisht të ndryshëm nga udhëheqësit me të cilët e filluam (luftën -red)”, theksoi ai. Sipas Presidentit të SHBA-së, Uashingtoni tani duhet të shohë se si do të paraqiten ata. Trump pohoi gjithashtu se po…

Lexo më Shumë