Më 19.11.2025 në orën 23:35 në rrugën „Vardarski Rid“ në Gjevgjeli, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Kalimin e Kufirit dhe Mbikëqyrjen Kufitare Bogorodica e privuan nga liria V.C. (24) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një automobili „Kia“ me targa kombëtare shqiptare, i drejtuar nga ai, u gjetën 10 persona migrantë, nga të cilët shtatë nga Egjipti dhe tre nga Maroku. Migrantët janë vendosur në një qendër pritjeje dhe tranziti në Gjevgjeli, ndërsa personi është mbajtur në stacionin policor. Është njoftuar një prokuror publik dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të…
Author: Hamdi Kumanova
-Autostrada Prilep – Manastir po ndërtohet me dinamikë të fuqishëm dhe deri në vitin 2028 do ta ndërtojmë, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk dhe publikoi videon nga ndërtimi. “Progres i fuqishëm në ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir. Po vazhdojmë me planin, autostradë nga Prilepi deri në Manastir deri në vitin 2028. Maqedonia po ndërtohet me një ritëm të shpejtë! Po e ndërtojmë Maqedoninë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.
Pa rrymë sot gjatë disa periudhave të caktuara kohore do të jenë disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës dhe Çairit, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza duke iu referuar informatës nga EVN Maqedoni. Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga fshati Lubin në Komunën e Sarajit, si dhe objektet e kompanive Majami, Ana Kompani, Mal lift dhe Birraria e Prilepit në Komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rrugët “Nikola Martinovski” dhe “Azem Hajdari”, Teatri shqiptar dhe objektet që…
Policia në pikëkalimin në Han të Elezit ka gjetur substanca narkotike në valixhen e një gruaje që po udhëtonte me autobus. E dyshuara, shtetase e Italisë, është arrestuar. KOHA.net KOHA.net Gjuha Anglisht Gjermanisht Frëngjisht Spanjisht Greqisht Serbisht Turqisht Maqedonisht Lajme Arbëri Ekonomi Kronikë OpEd Analiza Opinion Editorial Kolumne Karikatura Botë Rajon Kulturë Shtojca për Kulturë Sport Futboll Basketboll Luftarake Sporte të tjera Magazina Lifestyle Kuriozitet Showbiz Horoskopi Auto Tech KTV LAJMET E MBRËMJES KONFRONT INTERAKTIV 60 MINUTA PIKË me Veton Surroin 038 Policia në pikëkalimin në Han të Elezit ka gjetur substanca narkotike në valixhen e një gruaje…
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 tha se PDK nuk e dëmton në komunat e Kosovës vjedhjet e votave, duke shtuar se PDK është frymë e kundërt nga ajo siç e tha ai që promovon, kryetari i VV-së Albin Kurti.Ai ndër të tjera tha se partia e tij është munduar që të shëroj plagat e thella të qytetarëve që sipas tij i ka hapur Albin Kurti përmes një përçarje sistematike. “PDK nuk e dëmton nëpër komunat e Kosovës, fryma me të cilën garon PDK-ja është frymë e kundërta që promovon zoti Kurti. Ne kemi udhëhequr…
Pas shpalljes së thirrjes për vauçerë shtetërorë në vlerë prej 15.300 denarësh për blerjen e pajisjeve elektronike, rrjetet sociale u vërshuan me postime në të cilat studentët shisnin vauçerët që kishin marrë. Edhe pse masa është menduar për blerjen e një laptopi, kompjuteri ose tableti, disa studentë po ofrojnë vauçerët për shitje me çmim më të ulët. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, komentoi se projekti ishte një premtim parazgjedhor që Qeveria e kishte përmbushur, por se institucionet nuk mund t’i pengojnë individët të abuzojnë me vauçerët. “Ka studentë të shkathët që po përpiqen ta bëjnë jetën…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski gjatë ditës së sotme nënshkroi gjithsej 1 032 raste nga tatimi i pronës, tatimi i qarkullimit, trashëgimi dhe dhuratë, si dhe vendime për taksën komunale për taksat e kompanive. “Ky është një tregues i qartë se institucionet po punojnë me një dinamikë që ju ngjan qytetarëve. Këto janë raste të të gjitha bazave ligjore, për të cilat tani do të bëhet praktikë të përgatiten me një ritëm të përshpejtuar dhe të rregullt. Këto zgjidhje të gatshme do t’u shpërndahen taksapaguesve sa më shpejt të jetë e mundur. Që tani e tutje, asnjë…
Policia Financiare javën e kaluar dhe dje ka kryer kontrolle në Klinikën e Kardiokirurgjisë pas një denoncimi anonim për keqpërdorime serioze. “Sloboden Peçat” ka pasur qasje në kallëzimin e ardhur në gusht, ku pretendohet se klinika për dy vite me radhë ka përdorur materiale mjekësore të marra “borxh”, në vend se të bliheshin përmes tenderit, gjë që nuk ka mundur të evidentohet në shpenzimet ndaj pacientëve. Për këtë arsye, në inventarët vjetorë janë paraqitur mospërputhje të mëdha – mungesa dhe teprica që, sipas denoncuesit, e kanë ndryshuar artificialisht buxhetin. Inventari për vitin 2024, i cili ende nuk është korrigjuar,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë parlamentare në një takim të përbashkët konsultativ pas dështimit të formimit të qeverisë ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas burimeve të Telegrafit, takimi është thirrur për sot në orën 10:30. Në ftesën që u është dërguar partive thuhet: “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”. Ky zhvillim vjen pas seancës së djeshme në Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.…
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që trajton përfitimet që kanë shërbimet shëndetësore nga përdorimi i IA. Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me përparime minimale në ndërtimin e një kuadri të sigurt dhe funksional për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në shëndetësi. Dokumenti thekson se, ndërsa vendet e tjera po avancojnë me politika, certifikime dhe mekanizma mbrojtës për pacientët, Shqipëria ka vetëm një element të dokumentuar të këtij kuadri. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka zbatuar vetëm procesin e certifikimit…
Kryetari i Kërçovës Aleksandar Jovanovski priti në takim biznesmenë që veprimtarinë e zhvillojnë në këtë komunë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen bizneset lokale dhe adresimi i kërkesave të tyre për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes. Afaristët paraqitën një sërë problematikash që lidhen me infrastrukturën, procedurat komunale, lejet ndërtimore, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, si dhe nevojën për mbështetje më të madhe në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike. -“Infrastruktura është një nevojë nëse mund te na e mundësoni”. -“E rëndësishme për qytetin tonë dhe ekonomisë të vendit është infrastruktura në zonat industriale”. …
EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut, transmeton TopChannel. Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve. Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime. Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” (Dita e veprimit të përbashkët) dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX. Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle…

