Institucioni kombëtar “Muzeu i Alfabetit shqip” me disa aktivitete programore i shënon ditët e “Kongresit të Manastirit”, ngjarje historike që është mbajtur në Manastir dhe ka përfunduar më 22 nëntor të vitit 1908 kur është marrë vendimi për unifikimin e Alfabetit shqip. Në njpë deklaratë për MIA-n, drejtori i Muzeut, Nuer Arsllani theksoi se solemnitetit qendror që do të mbahet nesër i paraprijnë më shumë aktivitete programore në hapësirat e institucionit. “Këtyre ditëve kemi realizuar disa programe edukative me nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, kemi promovuar ekspozitë që dëshmon për periudhën e Kongresit të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë mundësinë ligjore të paguajnë menjëherë 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes rialokimit ose ridestinimit të 5% të buxhetit, një mundësi e parashikuar nga ligji, transmeton lajmi.net. “Është lojë me kurthe për të bartur fajin. Kurti sot mund t’i ndaj buxhet RTK-së, sepse ekziston e drejta e bartjes apo ndërrimit të destinacionit të 5% të buxhetit. Ashtu sikur ka bërë edhe shumë veprime financiare që i dimë, e njëjta është edhe kjo. Nëse nuk…
Presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi një video në rrjete sociale që shumë shpejt u përhap në mbarë botën. Lideri amerikan shpërndau një video të ‘çuditshme’ të gjeneruar me inteligjencë artificiale, i cili e paraqet atë duke luajtur futboll me yllin portugez Cristiano Ronaldo në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Skena surreale e paraqet presidentin e SHBA-së dhe Ronaldon duke goditur me kokë një top që zbret nga çatia e Zyrës Ovale, e më pas të dy demonstrojnë aftësitë e tyre me topin.Veçanërisht i çuditshëm është fundi i videos, kur Trumpi e godet topin drejt kamerës, pas së cilës…
Plot 18 milionë euro është kostoja e organizimit të dy proceseve të rregullta zgjedhore – parlamentare dhe lokale – këtë vit. Për zgjedhjet e parlamentare që u mbajtën më 9 Shkurt u shpenzuan 7.9 milionë euro, ndërsa buxheti i për dy rundet e zgjedhjeve lokale ishte 10.5 milionë euro. Nëse për organizimin e zgjedhjeve tëë parakohshme parlamentare më 28 Dhjetor merret si shembull kostoja e atyre të Shkurtit, i bie që në total, për një vit, nga buxheti i shtetit shpenzohen më shumë se 26 milionë euro për procese zgjedhore. Pasi përsëriti se nuk ka buxhet për organizmin…
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka komentuar vendimin e presidentes, Vjosa Osmani, që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor. Ai tha se ky vendim është i vonuar dhe i motivuar nga kalkulime politike të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilat, sipas tij, janë koordinuar edhe me presidenten. Në FIVE të TV Dukagjinit, Guri deklaroi se shpërbërja e Kuvendit ishte “lajm i mirë”, por theksoi se vendi i humbi edhe 15 ditë të tjera për shkak të tentimit për ta zgjedhur Glauk Konjufcën kryeministër. “Shpërbërja Kuvendit është lajm i mirë, mbase është pak…
Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot për të katërtën ditë me radhë do të debatojë rreth amendamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026.
Opozita shqiptare sot ngjan si një çadër e vjetër që çahet sapo fryn era. Ajo që VLEN e ka paralajmëruar prej kohësh, sot është bërë realitet koalicioni me shirit ngjitës i quajtur AKI ka qenë mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit. Largimet e njëpasnjëshme dhe kaosi i brendshëm tregojnë qartë se ky projekt nuk u ndërtua për shqiptarët, por për ambicie personale të paketuar me PR-trukun e “referendumit” për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. AKI nuk funksionoi asnjë ditë si opozitë serioze. Sot po shpërbëhet në sy të opinionit, gur më gur, figurë pas figure.…
Dayot Upamecano është një nga lojtarët që verën e ardhshme mund të jetë transferim i lirë për klubet të mëdha të Europës që e kërkojnë me ngulm. Kontrata e mbrojtësit francez me Bayern Munich skadon në verën e ardhshme. Ka pasur shumë diskutime në muajt e fundit për shumë klube të interesuara për qendërmbrojtësin francez, por në javët e fundit, si komentet e lojtarit ashtu edhe ato të bordit të Bayern Munich kanë treguar besim në rritje në rinovimin e kontratës së tij. Ky është konteksti në të cilin duhen interpretuar fjalët e Herbert Hainer, presidentit të klubit bavarez: “Jam…
Informohu sigurtë, bëhu pjesë e kanalit tonë në Viber Prano hulumtimet dhe lajmet e fundit me mesazh! Europa e ka hedhur poshtë propozimin prej 28 pikash, me të cilin Ukrainës i kërkohet ta dorëzojë Donbasin dhe ta përgjysmojë ushtrinë e saj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është pajtuar që të negociojë thelbin e planit kundërthënës prej 28 pikash të Donald Trump që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, raporton gazeta “The Telegraph”.Qeveritë evropiane, të prira prej Francës, kanë akuzuar të enjten presidentin amerikan se po përpiqet ta shtrëngojë Kievin të “kapitulojë” ndaj Rusisë me propozimin e fundit për armëpushim.Por Zelensky,…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, dhe i ndaluar daljen jashtë territorit të Shqipërisë. Teksa e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për luftën ndaj korrupsionit, Bardhi thekson se të humburit e mëdhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku. “Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare. Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij. Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.
Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi ka njoftuar se Amir Idrizi do të jetë Zv/kryetar i Sarajit. “Sot kam kënaqësinë të prezantoj zyrtarisht Amir Idrizi si Zëvendës Kryetarin e ri të Komunës së Sarajit. Amiri është një profesionist i përkushtuar, me përvojë dhe integritet, i cili e njeh nga afër punën institucionale dhe sfidat e komunitetit tonë. Jam i bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të jenë një vlerë e shtuar për administratën tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë. Së bashku do të vazhdojmë punën për zhvillimin e Sarajit, për projekte konkrete, transparencë dhe shërbime më…

