Ministria e Arsimi në RMV, Vesna Janevska sot paralajmëroi se në vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë. “Ne duhet të tregojmë aftësitë tona në ofrimin e mekanizmave për ta shndërruar ikjen e trurit në ‘qarkullim të trurit’. Qëllimi nuk është të parandalohet lëvizshmëria, por ta shndërrojmë atë në një proces në të cilin studentët dhe profesorët largohen, por kthehen me njohuri, kontakte dhe ide të reja”, tha Ministrja e Arsimit Vesna Janevska në hapjen e konferencës “Ura drejt së Ardhmes: Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”. Në konferencën në…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e vlerëson si profesional aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rrëzimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit si dhe afatin 34 ditor shtesë për zgjedhjen e presidentit. Profesori i së drejtës ndërkombëtare në një intervistë për KosovaPress, thekson se, ndonëse arsyetimi juridik i vendimit është korrekt, gjuha e përdorur në dispozitiv “reflekton njëfarë hezitimi” të Gjykatës për ta emërtuar drejtpërdrejt situatën si vendim kundërkushtetues të Osmanit, siç thotë për shkak të frikës dhe presionit që i është bërë këtij institucioni. Megjithatë, ai sqaron se aktgjykimi nuk prodhon pasoja direkte juridike…
Një 26 vjeçar nga Kosova u arrestua nga policia zvicerane të marten mbrëma. Dyshohet se ai e kishte kërcënuar me vdekje përmes mesazheve ish të dashurën e tij. Siç njoftojnë autoritetet, ngjarja ka ndodhur në Frauenfeld. Sipas Policisë së kantonit të Thurgaut, kërcënimet u bënë përmes mesazheve të shkurtra telefonike, pa u bërë i ditur shkaku për këtë veprim.
Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me ankth për nxënësit dhe prindërit në Tetovë. Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar sërish kërcënime për mjete shpërthyese përmes postës elektronike. Policia ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe stafin, ndërsa ekipet antiterror po kontrollojnë objektet. Kjo situatë e përsëritur po shkakton revoltë të madhe te prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe ndërprerjen e vazhdueshme të mësimit. Deri më tani, të gjitha alarmet e mëparshme kanë rezultuar të rreme, por autorët mbeten ende të paidentifikuar, duke lënë qytetin në gjendje pasigurie.
Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare. Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast. Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase…
Vitin e kaluar, 1.855 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë fituar titujt magjistër ose specialist, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Kjo është një shifër e ngjashme me atë të vitit 2024 më e lartë për gjysmë për qind. Rritja është përqindërisht më e theksuar te doktorët e shkencave, vitin e kaluar doktoruan 245 qytetarë, që është madje 14 për qind më shumë se në vitin 2024, kur u regjistruan 215 doktorë të rinj të shkencave. Mbi 60 për qind e magjistrave, specialistëve dhe doktorëve të rinj që kanë fituar këto tituj në vitin 2025 janë gra, tregojnë të dhënat e…
Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, kujton se promovimi i djeshëm i 17 “Striker” është një nga shtatë marrëveshjet qeveritare të lidhura gjatë qeverive të LSDM-së. Petrovska e mirëpret zbatimin e kësaj marrëveshjeje si thelbësore në procesin e modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, por thotë se është e shqetësuar për faktin se, siç thotë ajo, në dy vjet, përveç njoftimeve për prokurime “historike” dhe një buxheti “historik” të mbrojtjes, nuk shoh asnjë lëvizje. “Asnjë marrëveshje e re për modernizimin e Ushtrisë nuk është lidhur në 2 vjet. Situata në mbrojtje nuk është aq e mrekullueshme…
“Ne jemi pjesë e familjes evropiane, një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, veprimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në. Ne jemi në përputhje me të gjitha rezolutat. Si një vend i vogël, ne jemi kryesisht të varur nga instrumentet e rendit ndërkombëtar. Ne jemi gjithmonë në anën e zbatimit të së drejtës dhe konventave ndërkombëtare”. Këtë e deklaroi Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Elena Kuzmanovska, në panelin “Ndërtimi i Komuniteteve Gjithëpërfshirëse dhe Rezistente – Nga Rezultatet te Politikat e Qëndrueshme”, të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Rinj…
Katër tifozë shqiptarë, u arrestuan të marten në territorin e Serbisë nën dyshimet se kishin shpalosur bluza me motive kombëtare. Ata akuzohen për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Tifozët e arrestuar pritet që nesër të dalin para Gjykatës. Lajmin e dha deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla. “Kam ndjekur dhe jam informuar nga Ambasada jonë në Beograd mbi katër djemtë tanë të ndaluar atje dhe procesin gjyqësor nesër. Më shumë informacion nesër”, tha Balla.
Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u ka dhënë deputetëve 34 ditë afat për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se aktgjykimi konfirmoi se dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte në kundërshtim me Kushtetutën. “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën. Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë…
Në një periudhë të shënuar nga paqëndrueshmëria e vazhdueshme në tregun e energjisë, bizneset po kërkojnë gjithnjë e më shumë parashikueshmëri dhe stabilitet kur bëhet fjalë për kostot e energjisë elektrike. Duke i identifikuar këto nevoja, EDS nisi një fushatë të re promovuese, e fokusuar në mbështetjen e kompanive me siguri financiare dhe përfitime praktike shtesë. Fushata prezanton një model me çmim fiks të energjisë elektrike, duke u mundësuar kompanive të planifikojnë më mirë kostot operative dhe të zvogëlojnë ekspozimin ndaj luhatjeve të tregut. Krahas stabilitetit të çmimeve, EDS ofron një stimul shtesë – një kondicioner si dhuratë për klientët…
Përkufizimet e paqarta dhe të pasakta të termit “duhan” dhe “produkte të duhanit”, të cilat bien ndesh drejtpërdrejt me ligje të tjera në fuqi, ndalimet e plota të substancave për të cilat shkenca ka vërtetuar se nuk janë të dëmshme, si dhe barazimi i padrejtë i të gjitha produkteve që përmbajnë nikotinë, janë vetëm disa nga mangësitë në versionin e ri të projektligjit për mbrojtjen nga duhani, të cilat i vuri në pah profesori Zlatko Arsov nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit. Si ekspert afatgjatë i duhanit, Arsov, në paraqitjen e tij në emisionin “24 Analiza”, vuri në dukje…

