Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Petra Drexler, thotë se përshtypja që i jepet publikut vendas se Maqedonia ndan më shumë se Gjermania për gjyqësorin është e gabuar. Ajo këtë e deklaroi në kontekstin e mesazheve të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kërkesës së gjyqësorit në RMV për një buxhet më të madh dhe pavarësi financiare. “Përshtypja që mund të jetë shfaqur në vend ditët e fundit është se Gjermania investon më pak në gjyqësor sesa Maqedonia e Veriut. Kjo përshtypje është e gabuar. Duhet t’i shikoni me kujdes shifrat. Nëse krahasoni të dhënat që Komisioni Evropian mbi efikasitetin e gjyqësorit…

Lexo më Shumë

Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së së bashku me të rinjtë e Unionit ndërkombëtar demokratik (IYDU) sot në Shkup është nikoqir i aktivitetit me titull “Forumi për liri” ku do të marrin pjesë mbi 45 liderë të rinj nga 25 vende. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në një deklaratë për mediat tha se kjo është ngjarja më e madhe që Unioni i forcave të reja e ka realizuar që nga themelimi i tij. “Po flas për një ngjarje politike ndërkombëtare. Unioni ndërkombëtar demokratik është familja më e madhe e partive politike konservatore dhe qendrës së djathtë në…

Lexo më Shumë

Buxheti i vitit 2026 është realist, i zhvilluar dhe çdo artikull është projektuar me shumë kujdes. Rritja është parashikuar në 3.8%, dhe deficiti buxhetor në 3.5% të BPV-së, që është në përputhje me angazhimin për konsolidim fiskal. Këtë e theksoi Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në “RTVM”. “Fakti është se Buxheti i vitit 2026 është i zhvilluar. Me kolegët e mi në Ministrinë e Financave, arritëm të marrim maksimumin në aspektin e projektimit të një buxheti individual për secilin institucion, dhe në të njëjtën kohë duke marrë parasysh se duhet të kemi një buxhet të zhvilluar, duhet të kemi…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut me vite e zvarrit hetimin e dytë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona, shkruan Portalb.mk. Pavarësisht se kanë kaluar mbi dy vite që kur Prokuroria Publike e RMV-së njoftoi se po zhvillohet hetim i dytë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ende nuk ka vendim dhe nuk është ngritur aktakuzë. Nga Prokuroria Publike tani nuk tregojnë se në çfarë faze është ky rast dhe kur pritet të ketë vendim, ndërsa vazhdimisht janë arsyetuar se rasti po hetohet. “Çështja për të cilën shfaqni interes, e cila…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dje nga Tirana përcolli mesazhe të forta politike dhe identitare gjatë inaugurimit të zyrës së re të shoqatës “VMRO-DPMNE Shqipëri”, ku morën pjesë një numër i maqedonasve që jetojnë në Shqipëri. Me këtë rast, Mickoski theksoi rëndësinë që ka organizimi i komunitetit maqedonas në Shqipëri, duke e cilësuar hapjen e zyrës së re si hap të madh për forcimin e lidhjeve, kulturës dhe identitetit të tyre. “Theksova mundësinë që maqedonasit në Shqipëri të kenë klubin e tyre, të kenë hapësirë për bashkim, për të punuar lirshëm në ruajtjen e kulturës, identitetit, gjuhës…

Lexo më Shumë

Më 21.11.2025 në ora 00:50, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “167” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.J.(32) nga f. Reçicë e Vogël. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe është konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

E premtja në Las Vegas u shënua nga një ndërprerje e gjatë në sesionit të dytë të provave të lira për shkak të një mbulese pusete, e cila u kushtoi kohë të çmuar ekipeve dhe pilotëve. Jo të gjithë arritën të përfundonin një xhiro me gomën e butë, përfshirë Luis Hamilton. Sidoqoftë, piloti i Ferrari është i kënaqur, duke ndjerë se makina SF-25 është përmirësuar ndjeshëm midis dy sesioneve të provave të lira dhe se nuk ka ndonjë ndryshim të madh që duhet të bëhet për nesër. “Provat e lira të dyta ishin një seancë e…

Lexo më Shumë

Real Madridi i ka vënë syrin Bukajo Saka-s dhe, sipas burimeve të fundit, po përgatit një ofertë multi-milionëshe prej afër 150 milionë eurosh për të bindur Arsenalin. Brenda klubit të Real Madridit ekziston një bindje e qartë: anësori anglez është pjesa ideale për projektin e Çabi Alonsos, veçanërisht nëse largohet një nga sulmuesit e tyre aktualë. Klubi mbretëror po e shqyrton seriozisht nënshkrimin e Sakës, por ky veprim nuk do të ishte i pavarur: varet drejtpërdrejt nga e ardhmja e Vinicius Jr. ose Rodrigo Goes. Sipas raportimeve nga media si Team Talk dhe faqe të ndryshme sportive, Los Blancos…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, sasi më e madhe e reshjeve të shiut është matur në Pretor ku kanë rënë 66 litra në një metër katror. Vijojnë Krusheva me 37 litra, Manastiri me 30, Prilepi 26 dhe Hanet e Mavrovës 25 litra. Vlera të larta janë vërejtur edhe në Topollçan, Pozharane dhe Vinicë me nga 24 litra, si dhe Kriva Pallankë me 23 litra. Në Lazaropole janë matur 18 litra, ndërsa në Kodrën e Diellit 17. Në Shtip kanë rënë 15 litra, në Berovë dhe Tetovë nga 13, ndërsa në Kavadar dhe Kumanovë nga 12 litra. Në Strumicë 11 litra,…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sot, ditën e katërt, do të vazhdojë diskutimin mbi amendamentet për Projektbuxhetin për vitin 2026. Dje u shqyrtuan dhe nuk morën mbështetje amendamentet e paraqitura nga opozita, me të cilat, ndër të tjera, kërkoheshin mjete shtesë për rritjen e pagave me 30 për qind në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe në përfaqësitë konsullore-diplomatike; fonde për krijimin e një sistemi të vetëm kombëtar informativ për lëndimet në punë; subvencione për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që zbatojnë ekonomi qarkulluese; për formimin e një sektori për ndryshimet klimatike; për…

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërimet do të mbajë sot seancë, rendi i ditës i së cilës është Përcaktimi i listës së propozuar për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Komisioni Kundër Korrupsionit do të bëhet me kryetar të ri në vend të Tatjana Dimitrovskës, e cila dha dorëheqje pasi u akuzua në rastin “Aditiv” për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe falsifikim kompjuterik. Sipas aktakuzës, ajo ia kaloi informacionet nga një rast që po zhvillohej për të në Komisionin Kundër Korrupsionit një personi të akuzuar në rastin “Aditiv”. Përveç kësaj, ajo është përgjegjëse edhe për falsifikimin…

Lexo më Shumë