Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 lekë për litër, ose rreth 2.2 euro sipas kursit mesatar të këmbimit. Nafta në Shqipëri tregtohet me çmimin më të lartë në rajon. Çmimet më të lira janë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, por deri dy ditë më parë ishte rreth 1.6 euro/litër. Mesatarisht, një përdorues automjeti në Shqipëri e paguan çmimin final mesatarisht 25-40% më shtrenjtë sesa në vendet e tjera të…
Author: Hamdi Kumanova
Profesori i së Drejtës, Kadri Kryeziu, komentoi dekretin e Presidentes për shpërbërjen e Kuvendit dhe afatin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur masën e përkohshme. “Unë konsideroj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ku afati i fundit është 31 mars, është një masë e përkohshme. Por kjo nuk nënkupton që përfundon me 31 mars. Gjykata Kushtetuese, në bazë të ligjit kushtetues, ka të drejtë të vazhdojë deri në tre muaj. Ka mundësi që vendimi të vazhdojë, por mund të shpallet edhe ditëve të ardhshme”, tha Kryeziu. Ai shtoi se dekreti i Presidentes ka pasur bazë kushtetuese dhe ligjore:…
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka filluar zbatimin e një vendimi tjetër gjyqësor, me të cilin përdoret mbikëqyrja elektronike gjatë ekzekutimit të dënimeve, përcjell TV21. Bëhet fjalë për rastin e tretë ku aplikohet kjo masë. Sipas informacionit nga institucioni, është marrë vendimi i dytë për zëvendësimin e dënimit me burg me arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për një person që duhej të vuante dënimin në një institucion korrektues. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Ohër, ku dënimi me burg prej një viti do të ekzekutohet në kushte shtëpiake, me përdorimin e pajisjeve për ndjekje elektronike. Autoritetet sqarojnë se në…
Në një fshat të Gostivarit, policia ka prangosur G.A. (45), pas raportimit të një gruaje 36-vjeçare. Sipas denoncimit, ai e kishte ndjekur atë dhe vajzën e saj, i kishte shqetësuar dhe u kishte kërkuar para nën kërcënim.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, ku u takua me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq. Milanoviq komentoi mbi procesin afatgjatë të pranimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje se ka shumë kërkesa dhe kushte për ne. Milanoviq thotë se Maqedonia e Veriut vendos vetë për rrugën e vet. “Maqedonia vendos vetë se çfarë është më e mira për të dhe cilën rrugë do të zgjedhë, supozoj se është rruga e mirëqenies, paqes dhe qetësisë së qytetarëve të Maqedonisë. Dhe kjo e fundit, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n, është një fasadë,…
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk. Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it. Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së një gazetari nëse është rënë dakord për një ulje të çmimit të karburantit me OKTA-n, deklaroi: “Po, dje, Ministri i Energjisë, Burimeve Minerale dhe Minierave pati një bisedë me Drejtorin e Përgjithshëm të OKTA-s dhe përveç kësaj kemi edhe një denar. Pra, nga sot do të kemi praktikisht 3 denarë zbritje në të gjitha ato pika karburanti që janë të OKTA-s. Pra, në këto çmime, të cilat janë maksimale, të cilat u përcaktuan dje nga Komisioni Rregullator i Energjisë, kemi 3 denarë zbritje, gjë që…
Më datë 23.03.2026, në orën 19:45 në Strugë, zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Strugë kanë privuar nga liria personin me iniciale L.R. (19 vjeç) dhe vëllain e tij 15-vjeçar. Arrestimi i tyre u bë nën dyshimin e bazuar për veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë e tipit “Desert Lort” e kalibrit 9 mm, së bashku me një karikator të zbrazët. Armët mbaheshin…
Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026 ishte 46.617 denarë. Në janar 2026, krahasuar me janarin 2025, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës ishte 8.3% më e lartë. Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete administrative dhe shërbimesh mbështetëse me 12.9%, Tregti me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 11.1% dhe Industri përpunuese me 10.5%. Një rënie në pagën mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë ndryshime në sistemin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Thonë se përcaktimi i çmimit të derivateve në bazë të mesatares nga java paraprake është sistem i vjetër. Reagimi i plotë i BDI-së: Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim del me fakte konkrete që tregojnë se si qytetarët dëmtohen në kohë krize energjetike. Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme prej rreth 10%, në vendin tonë qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta gjatë gjithë javës. Arsyeja është e…
Bankat Qendrore në pesë vitet e fundit me sukses u ballafaquan me situata jashtëzakonisht të vështira. Tani jemi në fazën përfundimtare të uljes së inflacionit dhe krijuam një hapësirë të rëndësishme në politikat për ballafaqim me goditjet e ardhshme. Megjithatë, meqenëse ende nuk po duken ujëra të qetë, duhet të qëndrojmë vigjilent në shumë fronte – tha sot guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në hapjen e konferencës në nivel të lartë me temë “Veprimi bankar qendror në kushte të ndryshimeve të përhershme botërore: nxitja e stabilitetit, inovacioneve dhe qëndrueshmërisë”, që mbahet në Shkup në organizim të Bankës Popullore,…
Nga 24 marsi deri më 6 prill 2026, do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP). Në përputhje me Vendimin e Qeverisë për përcaktimin e llojit të mallrave dhe periudhën kohore për zbatimin e normës preferenciale tatimore, të miratuar në një seancë të jashtëzakonshme qeveritare të mbajtur dje, në periudhën nga 24 marsi (00:01) deri më 6 prill (24:00) 2026, do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftojnë nga DAP. “DAP informon se…

