Author: Hamdi Kumanova

Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan. Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia. Klankosova.tv kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj,…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre, një është aktiv, 2 janë nën kontroll dhe 24 zjarre janë shuar. Zjarret janë aktive në Komunën e Dollnenit, fshatin Dolgaec (pyll i përzier), dy janë nën kontroll në Komunën e Makedonski Brod në zonën e Jasenit (pyll i përzier); dhe në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozuf (pyll i lartë). Siç raportohet nga Departamenti Qendror i Zjarrfikësve, janë shuar 24 zjarre.

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale. Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili sipas të dhënave fillestare dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara se kanë kryer krime financiare me vlerë që kap mbi 7 milionë euro.…

Lexo më Shumë

Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Batincë të Shkupit. Rreth orës 03:58, autoritetet janë njoftuar për një zjarr që ka përfshirë fillimisht një veturë të tipit BMW me targa të Shkupit, ndërsa më pas flakët janë shpërndarë dhe kanë përfshirë edhe katin e sipërm të një shtëpie ngjitur me të. Sipas të dhënave fillestare, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si në automjet, ashtu edhe në shtepinë ku jetonte familja. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për ta lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme…

Lexo më Shumë

Pushimi vjetor për deputetët edhe zyrtarisht ka përfunduar sot. Puna e Kuvendit fillon sot me një takim të Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me gazetarë, në të cilin ai do të informojë për aktivitetet aktuale në dhomën legjislative, pas koordinimit të rregullt me ​​koordinatorët e grupeve parlamentare. Përveç takimit informues me gazetarët, nuk ka njoftime në faqen e internetit të parlamentit për aktivitete të tjera deri në fund të javës.

Lexo më Shumë

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandant Ismet Jasharit – Kumanovës, një prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I lindur në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967, Jashari u dallua si njëri nga organizatorët dhe udhëheqësit më të vendosur të luftës çlirimtare. Ai ishte ndër të parët që kontribuoi në themelimin e fondit “Vendlindja thërret” dhe më pas iu bashkua UÇK-së në zonën e Likocit, pas Epopesë së Prekazit. Më 25 gusht 1998, në përpjekje për të tërhequr trupat e bashkëluftëtarëve të rënë, Ismet Jashari bie heroikisht në betejën e zhvilluar…

Lexo më Shumë

Vietnami ka urdhëruar evakuimin e më shumë se 586.000 personave përpara mbërritjes së tajfunit Kajiki. Stuhia tashmë ka erëra me shpejtësi prej 166 km/h (103 mph) dhe pritet të forcohet edhe më shumë përpara se të godasë tokën të hënën herët në mëngjes, sipas parashikimeve të motit, raporton BBC. Banorët nga provincat qendrore Thanh Hoa, Quang Tri, Hue dhe Da Nang janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fluturimet janë anuluar dhe varkave u është ndaluar të dalin në det. Stuhia po kalon pranë Hainanit në Kinë, ku agjencia shtetërore e motit ka thënë se priten…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar 5 vite, 7 muaj dhe 8 ditë nga nënshkrimi solemn i marrëveshjes për “2 kilometrat e para” të autostradës Shkup – Bllacë, ndërsa premtimi i Bujar Osmanit, me të cilin u fotografua dhe u mburr politikisht, mbeti i parealizuar. Postimet në rrjetet sociale, fotografi, deklarata, video të shtrenjta, por rezultate ZERO. Ky është BujarOsmani. Premtuan autostrada, lanë vetëm albume me fotografi. Premtuan spitale të reja, lanë tragjedi familjare. Premtuan ujësjellës, lanë shkretëtirë. Bujar Osmani ka qenë ministër në qeverinë e Gruevskit, zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe ministër i jashtëm në kohën e Zaevit dhe Kovaçevskit, gjithsej mbi…

Lexo më Shumë

Kristian Shpendi më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, në të kaluarën pjesë e U19 dhe U21, ia ka dalë t’i mbushë mendjen trajnerit Silvinjo për grumbullimin e muajit shtator dhe pritet të jetë tashmë rregullisht me ekipin A. Mediat italiane bëjnë të ditur se në zyrat e Çezenës, klub ku Shpendi është kthyer në një bomber të mirëfilltë fillimisht në Serinë C, e pastaj në Serinë B, ka mbërritur ftesa për lojtarin për dy ndeshjet e javëve të ardhshme të Shqipërisë. E para, një miqësore kundër Gjibraltarit,…

Lexo më Shumë

Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se e ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës në Tërnovë në territorin e Tivarit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë arrestuar Zlatko Marash dhe Dragan Peroviq, në aksionin e quajtur “Trnovo”. “Në territorin e Komunës së Tivarit, në qytetin e Tërnovës, u zbuluan tetë parcela me marijuanë që përbëjnë një tërësi, me rreth 13,100 fidanë të bimës ‘cannabis sativa’, të cilat ishin në fazën e plotë të kultivimit”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze. Policia theksoi se plantacioni ishte i pajisur me sisteme ujitjeje,…

Lexo më Shumë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën dhe ishte i bindur se po bëhej përparim pavarësisht mungesës së përparimeve të qarta drejt përfundimit të konfliktit. Duke folur në emisionin “Meet the Press with Kristen Welker” të NBC-së, Vance tha se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë disa lëshime, duke përfshirë edhe faktin që Ukraina do të marrë garanci sigurie që e mbrojnë nga agresioni i ardhshëm rus. “Mendoj se rusët i kanë bërë lëshime të rëndësishme Presidentit Trump për herë të parë…

Lexo më Shumë

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile. Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 persona, protestat kundër qeverisë serbe kanë vazhduar të pandërprera. Demonstratat ishin paqësore për një kohë të gjatë – por ditët e fundit, dhuna është përshkallëzuar në rrugët e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve të tjera. Presidenti populist i krahut të djathtë i vendit,…

Lexo më Shumë