Author: Hamdi Kumanova

Paralajmërohen masa kundër mjekëve që shpërndajmë mendime personale e që ndikojnë për krijimin e atmosferës dyshuese për vaksinimin. Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut njofton se sa i përket qëndrimeve personale që i shpërndajnë mjekët të cilat kanë për qëllim përhapjen e pseudoshkencës dhe të pavërtetave në lidhje me efektet e vaksinimit, efektin e respektimit të masave mbrojtëse dhe rrezikun e virusit, në pajtim me kompetencat e saja, mund të veproj pas çdo denoncimi të marrë dhe të vërtetoj faktet për çdo rast konkret në komunikim me të gjitha palët e tanguara, institucionet kompetente, komisioniet she shoqatat profesionionale. Oda…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Kosovë dhe në takimin me ministres e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiun do të nënshkruajë marrëveshje për ndihmë juridike reciproke në çështjet civile. Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se midis të dyja shteteve ekzistojnë lidhje të ngushta ekonomike, politike, kulturore dhe të tjera, për shkak të së cilave nevojitet lehtësim të procedurave para institucioneve të të dyja shteteve. “Me lidhjen e kësaj marrëveshje vendoset edhe rruga diplomatike e komunikimit, që do të mundësojë procedurë civile më të shpejtë dhe më efikase dhe do të mundësohet…

Lexo më Shumë

U bëj thirrje të gjitha universiteteve në bazë të modeleve që mendojnë të drejtohen deri te KSI dhe bashkërisht të vendosin se si do të vazhdojnë punën, ky ishte mesazhi i sotëm i ministres së Arsimit Milla Carovska drejtuar universiteteve në vend, transmeton Alsat. Carovska tha se vendimet për mënyrën e vazhdimit të studimeve duhet ta marrin vetë universitetet në koordinim me autoritetet shëndetësore. “Universitetet që dëshirojnë të marrin vendim për nisjen e studimeve me cilindo skenar, duhet të jenë në koordinim dhe konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive, para se të marrin vendimet”, tha Carovska.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se janë duke e ndjekur situatën nëse masat e ndërmarra anti-Covid-19 do të kenë komplikime financiare. I pyetur nga TV21 nëse Qeveria është gati që të ndajë edhe një pako ekonomike për qytetarët dhe objektet hotelierike, Bytyqi me përgjigje: “Mendoj se për momentin jemi duke ndjek nëse masat e ndërmarra do të kenë komplikime financiare. Në të kaluarën kemi qenë vigjilent, kemi ndjek situatën dhe kemi ndërmarrë masa, nëse me të vërtet ka qenë e nevojshme. Gjithësesi masat janë të përkohshme, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se e kishëm të patjetërsueshme…

Lexo më Shumë

Konkursi publik për punësimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, familjeve dhe banesave vazhdon edhe sot. Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonalë mund të aplikojnë në aplikacionin onlajn të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk. Konkursi u hap më 20 korrik, por më pas u zgjat deri më 25 gusht. Enti shtetëror i statistikave informon se do të organizohen testime shtesë të kandidatëve të regjistruar, ndërsa listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacionet për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit janë dënuar 262 shoferë, transmeton Alsat. 32 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, ndërsa pesë makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 262 vozitësve të sanksionuar, 91 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 171 jashtë zonave të banuara.

Lexo më Shumë

Dje pas dite ka ndërruar jetë 21 vjeçari i cili ishte i shtrirë në Repartin Infektiv në Spitalin e Tetovës për më shumë se 5 ditë! I riu nuk mundi të mbijetojë edhe përkundër që nuk lëngonte nga asnjë lloj sëmundje tjetër kronike. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7,084 teste dhe 1,210 raste të reja me COVID-19. Në Tetovë janë 177 të infektuar!/Pa Censurë!

Lexo më Shumë

Në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës , nuk do të ketë lokale të hapura. Kush dëshiron të pijë kafenë duhet kafen ta marr me vete ose të shkojë dikund tjetër. Bashkësia lokale së bashku me pronarët e kafeterive dhe qytetarët tjerë sot unanimisht kanë vendosur që të kontribuojnë në parandalimin e infektimeve të reja me COVID-19, të paktën në vendbanimin e tyre thuhet në vendimin e nënshkruar dhe të publikuar nga kryetari i Bashkësisë lokale të Strimnicës, Qenan Iseni. Masa do të jetë aktive deri në përmirësimin e gjendjes.

Lexo më Shumë

Dje janë vaksinuar gjithsej 14.554 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.688 qytetarë. Janë aplikuar gjithsej 1.193.218 doza të vaksinave ndërsa 507.443 qytetarë janë rivaksinuar. Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. 70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 68% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 65% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 56%e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, u takua edhe me përfaqësues tjerë të Qeverisë, transmeton Almakos. Ai pati një takim pune me ministrin e drejtësisë, Bojan Mariic, me këshilltarin e Zaevit për politika të jashtme, Edmond Ademi, si dhe me koordinatorin nacional për komunikime strategjike dhe zbatimin e strategjisë komunikuese të Qeverisë, Marjan Zabrcanec.

Lexo më Shumë

Lidhje më të lehta dhe mundësi të reja për diasporën tonë. Kompania ajrore me kosto të ulët “Easy Jet” do të fillojë fluturimet mes Shkupit dhe Gjenevës nga 1 nëntori, shkroi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Linja ajrore me kosto të ulët “Easy Jet” hyn në tregun maqedonas. Nga 1 nëntori do të fillojë fluturimet midis Shkupit dhe Gjenevës si dhe mes Shkup- Bazelit katër herë në javë (e hënë, e mërkurë, e enjte dhe e premte. Si dhe nga Bazeli gjithashtu katër herë në javë (e hënë, e mërkurë, e premte dhe e…

Lexo më Shumë

Asambleja e Studentëve Universitar (ASU) në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit” publikoi se për ligjërata në semestrin dimëror të vitit 2021/2022 do të zbatohet modeli i kombinuar i mësimit (onlajn dhe me prezencë fizike). Sesioni i provimeve i cili është në vijim gjithashtu vazhdon në mënyrë të kombinuar, thekson ASU, gjegjësisht sipas vendimit të profesorit nëse provimi do të zbatohet onlajn apo me prezencë fizike, me respektim të masave për mbrojtje nga Kovid-19. ASU i UCIM-it në faqen në Fejsbuk informoi se është sjellë konkluzion që të mundësohet hapja e pikës së vaksinimit në Universitet që të lehtësohet procesi…

Lexo më Shumë