Deri më 1 shtator, të gjitha shkollat fillore do të furnizohen me libra, për të cilat, të drejtat autoriale i ka dikasteri i Arsimit. Gjithashtu, ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se edhe klasat e para dhe e katërta janë gatshme për fillimin e vitit shkollor sipas konceptit të ri mësimor. Përvec prezantimit të matematikës digjitale për klasën e katërt, Carovska tha se në platformë tashmë po ngarkohen edhe librat tjerë digjital. “Për klasën e parë gjithashtu janë përgatitur, po shtypen dhe po shpërndahen. Për klasën e katërt, librat digjital do të vendosen në platformë. Paisjet digjitale për nxënësit me…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak sot inspektuan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e kanalizimit fekal vakum me një impiant trajtimi në vendbanimin Jurumleri, i cili është një nga 94 projektet nga programi TAV për mbështetjen e komunave. Zëvendëskryeministri Bytyqi në një deklaratë për mediat kujtoi se kohët e fundit përmes Programit TAV u ndanë gjithsej 94 kontrata, me vlerë të përgjithshme prej 49,7 milionë euro, për realizimin e projekteve infrastrukturore në…
Sot është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.Aty është garantuar ndihmë juridike dhe lirim nga pagesa e taksave dhe shpenzimeve gjyqësore të qytetarëve. Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq tha se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë me intensitet të njëjtë, posaçërisht në pjesën e drejtësisë, në këmbim të përvojave dhe përmirësimin në aderimin në BE, harmonizim më të lehtë të legjislacion evropian. Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë se Kosovës Albulena Haxhiu deklaroi se janë duke pritur vendimet e gjykatave për rastin e “Grupit të Kumanovës”…
Zv/Ministri per Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi bashkë me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexhetin, përuruan fillimin e punimeve për realizimin e projektit, respektivisht rikonstruimin e rrugës lokale Bukoviç-Raovic. Vlera e projektit është 47 milion den, me gjatësi prej 6 km, këto mjete janë të ndara nga Qeveria, programi TAV. Me realizimin e këtij projekti do të përmirësohen kushtet jetësore për të gjithë qytetarët e vendbanimeve Bukoviq dhe Raoviq.
Disa nga mysafirët vendas që kanë vizituar Ohrin këtë verë kanë ardhur me çanta me ushqim, të planifikuara saktë për qëndrim dhjetëditor- ankohen pronarët e objekteve private. Për shkak të mungesës së turistëve të huaj, të cilët janë në numër shumë më të vogël këtë sezon, pushuesit vendor ishin më të shumtë në numër. Por për të kursyer buxhetin modest, që duhet të zgjasë një muaj, ka pasur situata të këtilla. Tek një komshi nga Strumica, erdhën disa mysafirë dhe thanë që nuk do të qëndrojmë pasi frigoriferët janë të vegjël. Ai u tha, si mendoni të vegjël, në çdo…
Partitë politike kanë filluar që t’i publikojnë emrat e kandidatëve për kryetar komunash, por nuk mungojn as kandidaturat e pavarura, transmeton TV21. Kryetari aktual i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për Bërvenicën. Këtë informacion e bëri të ditur vetë Pajaziti, duke falemnderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë deri më tani. “Të nderuar qytetarë të komunës së Bërvenicës, Ju falemenderoj nga zemra për përkrahjen Tuaj që ma jepni gjithë këto vite dhe në veçanti TANI me mledhjen e nënshkrimeve për mandatin e ardhshëm për kryetar të komunës së Bërvenicës si kandidat i pavarur 2021-2025,…
Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se rreth 780 shtetas të Afganistanit do të strehohen në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Arsovski theksoi se shumica prej tyre do të vendosen në periferi të Shkupi. “Sipas të dhënave të fundit, sepse numrat kanë ndryshuar prej mbrëm, sipas kërkesave të organizatave ndërkombëtare, Qeveria ka marrë përsipër të kujdest për 90 ditë për 780 shtetas të Afganistanit. Sa i përket hoteleve kjo është përgjegjësi e organizatave ndërkombëtare pasi ata i mbulojnë shpenzimet, ndërkaq shumica do të vendosen në periferi të Shkupit”m, tha Arsovski.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, sot në konferencë për shtyp tha se janë të përgatitur plotësisht që ta zbatojnë regjistrimin e popullsisë. Ai tha se kanë mbetur edhe dhjetë ditë për fillimin e reagjistrimit, ndërsa shtoi se në rrjedhë janë trajnimet e inspektorëve rajonalë, kurse për disa ditë do të fillojnë edhe trajnimi i regjistruesve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot përfundon konkursi për regjistrues, gati 8 mijë persona kanë aplikuar dhe jemi të sigurt se do të kemi persona të mjaftueshëm. Qeveria do të intervenojë me angazhimin e personave të cilët përkohësisht janë në instituciohet shtetërore”, tha Simovski.…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën e përbashkët me homologun kosovar Armend Mehaj ka falënderuar shtetin e Kosovës për besimin që kanë shprehur në shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Shekerisna tha se deri më tani në Akademinë Ushtarake janë regjistruar tetë gjenerata të kadetëve, 5 prej të cilëve kanë mbaruar shkollimin. “Për momentin në Akademi po edukohen katër kadetë kosovarë, prej të cilëve tre janë vajza të reja dhe ambicioze. Siç kam dëgjuar nga profesorët e Akademisë Ushtarake në Shkup, bëhet fjalë për studentë të shkëlqyer, kadetë të përkushtuar me të cilët edhe…
Kryetarja aktuale e Lidhjes së Odave Ekonomike e Maqedonisë, Danella Arsovska, do të kandidojë si e pavarur për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkupit në zgjedhjet lokale. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në Facebook, ku kërkon ndihmën e qytetarëve që dëshirojnë ndryshim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të dashur qytetarë të Shkupit, bashkëqytetarë të mi, do të doja të ndaja publikisht me ju dhe të shpall zyrtarisht kandidaturën time si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Shkupit dhe kërkoj mbështetjen e të gjithë juve njerëzve të ndershëm që doni ndryshim. Është koha…
Shërbimet e Inteligjencës nga Administrata Doganore parandaloi 48 persona me vendim izolimi të largoheshin nga vendi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit me ndihmën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe policisë kufitare. “Departamenti i Inteligjencës brenda Sektorit për Kontrollin dhe Hetimin në Administratën Doganore në bashkëpunim me Oficerët Doganorë nga IG Aeroport, SSHI, Policia Kufitare dhe operatori i aeroportit TAV, në periudhën nga maji 2021 e deri më sot, ka regjistruar dhe ndaluar 48 personat që u përpoqën të largohen nga vendi përmes Aeroportit të Shkupit, dhe njëkohësisht ata janë të regjistruar në listën e SSHI si persona të…
Numri i vdekjeve si rezultat i coronavirusit po rritet çdo ditë, dje u regjistruan 32 viktima, nga të cilët më i riu një 32 vjeçsr nga Dellçeva. Në një seancë të djeshme, qeveria plotësoi masat e vlefshme kundër kurbës. Është marrë një vendim për qytetarët tanë që do të hyjnë në vend pas 1 shtatorit për të kaluar shtatë ditë në karantinë nëse nuk kanë një nga tre certifikatat mjekësore, test PCR negativ ose certifikata vaksinimi, domethënë për kalimin e COVID-19. Nesër do të bëhet një vit e gjysmë që nga rasti i parë në vend (26 shkurt 2020) dhe…

