Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski thotë se janë të turpshme akuzat e LSDM-së të cilët e akuzojnë atë se ka bërë pakt me të keqen. “Si kandidat i pavarur kërkova mbështetjen nga të gjithë qytetarët. Kërkova mbështetje nga të gjitha partitë politike. Pres që mbështetjen t’ma japë edhe partia ime LSDM, RDM dhe PLD, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe të gjitha subjektet tjera shqiptare dhe maqedonase”, tha Dimitrievski. Ai tha se ka vetëm një koalicion dhe ky koalicion është me qytetarët. “Qytetarët më 17 tetor u deklaruan se kush e meriton besimin…
Author: Hamdi Kumanova
Vetëm gjatë ditës së djeshme dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 e kanë marrë 4 720 qytetarë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje dozën e parë e kanë marë 638 qytetarë, 1 472 qytetarë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Në total deri tani janë vaksinuar 801 326 persona, ndërsa janë rivaksinuar 769 356. Përfshirja e të vaksinuarëve me të paktën njërën dozë të moshës madhore në shtet është 57%, ndërsa me të dyja dozat është 46% e popullisisë mbi 18 vjet. Ministria e Shëndetësisë. “54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33%…
Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së në seancën e mbajtur sot në organet më të larta të partisë në Ohër solli manifest në të cilin thirret për bashkim, harmoni dhe bashkimin e të gjithë qytetarëve dhe forcave progresive në shtet për të ardhme më të mirë dhe ndryshime, në luftë kundër pushtetit i cili sjellë dështime, nënçmime, mossukses. “Një bashkim i tillë nënkupton mobilizim masiv të qytetarëve drejt një të ardhme, suksesi dhe pune më të mirë. Secila nga dallimet tona është më e vogël se qëllimi i përbashkët, ta zhvillojmë Maqedoninë, ta forcojmë ekonomikisht, ta integrojmë politikisht”, thuhet në Manifestin që…
Nga 1 dhjetori në bazë të ligji që pritet të hy në fuqi për ndalimin e qeseve të plastikës, rrezikohet që mbi 550 punëtorë në Maqedoninë e Veriut të ngelin pa punë. Prodhuesit e qeseve të plastikës thonë se ata nuk mund të plotësojnë standardet që kërkohen për një kohë kaq të shkurtër. Prodhuesi Zurkani Jusufi thotë se shteti u ka dhëna atyre afat vetëm dy muaj. “Kjo është një gjë e pa diskutueshme për momentin me këtë ligj ne duhet që t’i mbyllim fabrikat dhe jemi 28 kompani edhe për afërsisht jemi 550 punonjës që drejtpërdrejtë jemi të involvuar,…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se aty ku nuk kanë kandidatë të tyre në zgjedhje do të mbështesin kandidatët e kolaicionit, duke përfshirë këtu dhe Ramiz Merkon në Strugë. “Gjithkund jemi vendosur me partnerë koalicioni, ndërsa kur LSDM nuk ka kandidat të tyrin dhe kur kemi kundër parti opozitare, në parim japim mbështetjen partnerit të koalicionit. Kështu që edhe në Strugë japim mbështetje për Merkon, në Kërçovë për Deharin, në Gostivar për Bejtën dhe në Çair për Ganiun”, tha Zaev. Në pyetjen e gazetarëve pse ta mbështesin Merkon në Strugë kur më herët deklaroi se nuk është i kënaqur…
Në Dibër është paraqitur si i zhdukur një burrë i moshës 33 vjeçare. “Dje në SPB Ohër, J.T (35) nga Dibra, paraqiti se nga shtëpia është zhdukur burri i saj N.T (33). Departamenti i Punëve të Brendshme Dibër ndërmerr masa për gjetjen e tij”, deklaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Ata njoftojnë se N.T nga shtëpia është zhdukur para disa ditëve dhe nuk është paraqitur thirrjeve telefonike. Dimoski po ashtu njoftoi se mbrëmë nga ora 22:00 deri në ora 6:00 kanë dënuar 4 shoferë që kanë vozitur automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sot, në ora 01:00 në rrugën “Jane Sandaski” në Tetovë policët kanë arrestuar A.A.(24) nga fshati Zherovjan të Tetovës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Ai është kapur me pluhur droge dhe marihuanë. Është arrestuar në stacion policor dhe pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.
Vetëm në Maqedoni vitin e kaluar u regjistruan 152 aksidente në punë, nga të cilat 25 ishin fatale, pra përfunduan me vdekje. Në vend, sipas Shoqatës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, shkalla e vdekshmërisë në punë në periudhën e përmendur ishte 3.14%, pra për çdo 100,000 punonjës, vdesin 3 deri në 4 punonjës. Vdekjet në vendin e punës Maqedoni 3.14% Britani 0.3% Shkalla e lëndimeve në punë është 15.97%, pra për çdo 100,000, rreth 16 punonjës lëndohen. Për krahasim, në Britani, shkalla e vdekshmërisë është vetëm 0.3%. Zbatimi i pamjaftueshëm i ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë…
Partitë politike edhe sot me aktivitete të shumta lidhur me rrethin e dytë zgjedhor. VMRO DPMNE dhe LSDM tashmë kanë konfirmuar pozicionet e tyre se kë do të mbështesin në balotazhin më 31 tetor. VMRO DPMNE nga Ohri bëri të ditur se në rrethin e dytë do të mbështes të gjithë kandidatët që sipas saj janë kundër pushtetit aktual, përfshirë edhe atë kandidatin e pavarur në Kumanovë.
Fotolajm/Analisti i njohur shqiptar Ilir Kulla në darkën e ditëlindjes se yllit mediatik italian Mara Venier, sëbashku me Alessia Marcuzzi, Alba Parieti, Sabrina Ferrili dhe Albano Carrisi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se janë shpallur persona “non grata” dy zyrtarë rusë. Sipas Osmanit, zyrtarët që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm në Kosovë. “Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes. Në vendimin e Ministrisë së Diasporës dhe Punëve të Jashtme, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria…
Kryeministri njëherit edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në tubim në Ohër tha se zhvillimi për këtë qytet duhet të vazhdojë. “Zhvillimi do të vazhdojë vetëm nëse bashkohem rreth partive politike që garantojnë zhvillim, rritje ekonomike por edhe mbrojtje të kësaj trashëgimie kulturore dhe natyrore”, tha Zaev. Ai tha se banorët e Ohrit duhet të zgjedhin mes drejtësisë dhe investimit te qytetarët dhe rritjes ekonomike ose shkatërrimit të qytetit dhe liqenit dhe shpenzimi i parave në tenderë krimi. “Si pushtet qendror gjatë këtyre katër viteve shënojmë suksese ekonomike dhe kjo është vërtetuar nga të dhënat statistikore. Për vetëm katër…

