Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite niset për Munster të Republikës Federale të Gjermanisë, ku nesër në ceremoni solemne do t’i jepet Çmimin Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”, i cili për vitin 2020 i është ndarë kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras. Në shpjegimin e çmimit thuhet se “Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën marrëveshje historike që si shembull i qasjes së lartë diplomatike, zgjodhi një çështje të hapur dhe me këtë, mes tjerash, dhanë kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit”. Në ceremoninë solemne nesër në Munster, çmimin dy laureatëve do t’ua ndajë Presidenti i…
Author: Hamdi Kumanova
Deri më tani janë vaksinuar 69% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në shkolla. Këto janë të dhënat e fundit me të cilat disponojmë, deklaori ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila dje ishte mysafire në Verën e Nxehtë Politike në televizionin Kanal 5, me temë fillimi i vitit të ri shkollor. “Këto të dhëna tregojnë se kuadri mësimor është dy herë më i vaksinuar se mesatarja kombëtare. Gjithashtu kemi komuna dhe shkolla ku përqindja e vaksinimit të mësimdhënësve dhe kuadrit tjetër teknik është mbi 90%. “E gjithë kjo është dëshmi për vetëdije tek punonjësit në shkolla është…
Gjashtë persona të vdekur në 24 orët e fundit vazhdojnë ta mbajnë situatën shumë të rëndë me virusin Covid 19 në Tetovë. Autoritetet e Spitalit i konfirmuan shifrat e reja të rasteve duke bërë edhe njëherë apel për respektim të masave me qëllim të mbrohen jetët e njerëzve. Poashtu nga Spitali thanë se janë gjithsejt 124 të hospitalizuar .Janë poashtu shtatë pacientë të prekur që kanë marrë një dozë vaksinës dhe po aq të infektuar që i kanë marrë të dy dozat.Pacientë me oksigjeno terapi janë 124 ndërsa me ambulantë ditore 167. Një ditë më herët kryetarja e Komunës së…
Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska pas takimit me homologun e saj slloven, Matej Tonin ka njoftuar se kanë biseduar për sulmin e djeshëm në afërsi të aeroportit të Kabulit, ku mbetën të vrarë ushtarë dhe civilë amerikanë. Ka njoftuar, se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia e dënojnë ashpër sulmin dhe kanë shprehur gatishmëri që t’i kundërvihen sulmuesve. “Si dy ministra të Mbrojtjes, anëtare të NATO-s sot kuptohet se takimin e filluam duke shprehur shqetësim të thellë dhe dënim të ashpër për atë që dje ndodhi në Kabul, në Afganistan, në sulmet ku jetën e kanë humbur…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 11.883 qytetarë, 7.625 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 703.557 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.220.375 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 516.797 qytetarë.
Kryetari aktual i Kumanovës nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski do të kandidoj si kandidat i pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Dimitrievski e konfirmoi këtë informacion për “Fokus”, duke shtuar se gjatë ditës ai do të mbajë një konferencë për shtyp për të shpjeguar arsyet e këtij vendimi. LSDM ende nuk ka promovuar kandidatin e saj për kreun e Kumanovës, ndryshe Maksim Dimitrievski para 4 viteve ishte zgjdhur Kryetar i Kumanovës nën logon e LSDM, duke fituar qysh në rrethin e parë.
200 terminale për leximin e gjurmëve të gishtërinjve janë nisur nga Gjermania për në Shkup. Kompania “Dermalog” veçmë ka nisur dërgesën e parë ndërsa deri në tetor do të arrijnë gjithsej 4 mijë terminale. Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu thotë se përgatitjet për zgjedhje po intensifikohen ndërsa pas arritjes së terminaleve do të bëhet trajnim nga operatori për përdorimin e tyre. “Planifikohej prej 25 gusht të kompletohet e gjithë procedura dhe të nisen prej Gjermanisë. Shpresojmë se deri më 1 shtator do të arrijnë në KSHZ. Nevojitet që edhe pjesa administrative duhet të rregullohet çështja në dogana dhe pastaj të…
Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka publikuar emrat e 16 kandidatëve për kryetarë komunash. Prilep – Goran Sugareski Sveti Nikollë – Sasho Velkovski Karposh – Dushko Veskovski Tetovë – Hendi Alezoviq Aerodrom – Aleksandar Filipovski Sopishte – Sasho Stojanovski Jegunovcë – Darko Bllazhevski Kavadar – Goran Todorov Kratovo – Vllatko Bojkovski Çeshinovë – Goran Kërstev Zërnovci – Viktor Angellov Ilinden – Aleksandar Todorovski Demir Hisar – Stevçe Mitrevski Veles – Nenad Kociq
Institucionet do të alarmohen nëse ka një diferencë më të madhe se pragu i pritshëm midis të ardhurave dhe pronës, me ç’rast origjina e pronës do të shqyrtohet sipas detyrës zyrtare. Përveç kësaj, do të mund të veprojnë sipas raporteve dhe ankesave për dyshim për pronë të fituar në mënyrë të paligjshme. Çdo gjë që konstatohet se është fituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet, dhe siç parashikohet me ligj – do t’i kompensohet shtetit për dëmin e bërë,” tha zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupco Nikolovski në punëtorinë e sotme të grupit të punës të ekspertëve që e…
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6.458 testime janë regjistruar 1.166 raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja 375 janë në Shkup, Tetovë 159, Gostivar 105, Strumicë 76, Strugë 75, Ohër 53, Kumanovë 44, Kërçovë 43, Shtip 24, Kavadar 23, Veles 22, Koçani 18, Manastir dhe Sveti Nikole 17, Radovish 16, Prilep 14, Dibër 12, Resnjë dhe Probishtip 11, Gjevgjeli 10, Kriva Pallankë 8, Negotinë 6, Krushevë dhe Makedonski Brod 5, Dellçevë dhe Vallandovë 4, Berovë dhe vinicë 3, Bogdanci, Kratovë dhe Kamenicë 1. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 232 pacientë dhe 29 të tjerë kanë…
Në 24 orët e fundit në territorin e vendit janë shuar shtatë zjarre, informoi Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi se Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave është ende duke e monitoruar dhe koordinuar situatën me zjarret, ndërsa forcat e sistemit të menaxhimit të krizave janë në gatishmëri të vazhdueshme për të aktivizuar kërkesën e shtabit. “Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave e udhëzoi QMK-në të përgatisë kërkesa për mbështetje nga Ushtria për të siguruar forcat e nevojshme tokësore dhe forcat ajrore që të jenë plotësisht të…
Panairi i librit këtë vit do të mbahet nga 8 deri më 14 shtator në ambient të hapur, pranë Aquapark-ut në hapësirat e qendrës sportive A1 Arena “Boris Trajkovski” në Shkup, njoftojnë organizatorët. “Panairi i librit do të mbahet sipas protokolleve aktuale qeveritare , në përputhje me të gjitha masat e miratuara. Përvoja e vitit të kaluar tregoi se duke respektuar masat, Panairi i librit mund të mbahet në mënyrë të rregullt dhe me promovime të shkëlqyeshme të titujve. Përveç kësaj, Shkupi tregoi se panairi i librit është i nevojshëm si një lloj ushqimi shpirtëror ku lexuesit mund të zgjedhin…

