Më datën 23.10.2021 në ora 23:30 minuta në hyrje të Vinicës, nëpunës policorë të NJPB Vinicë i kanë privuar nga liria M.E. (24) dhe M.D.(25) të dy nga Vinica.
Gjatë bastisjes në automjetin “citroen”, i drejtuar nga M.D, ku bashkëudhëtar ka qenë M.E., nëpunësit policorë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar marihuanë dhe sende tjera me mbetje të marihuanës.
Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.