Kuvendi sot pritet të mbajë seancën e 89-të. Në rendin e ditës janë propozimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Banesat, si dhe propozim-vendimet për shpalljen e thirrjes publike për emërimin e një anëtari dhe të kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale. Gjithashtu, parashihet edhe shpallja e thirrjes publike për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, si dhe vendimet për shpalljen e thirrjeve publike për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka kërkuar publikisht një llogaridhënie të detajuar dhe transparente nga të gjithë akterët e përfshirë në procedurën gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke insistuar që përgjegjësia për masat e shqiptuara të identifikohet me emër dhe mbiemër. Megjithatë, kjo thirrje ka nxitur një reagim të ashpër nga avokati Vojo Dimoski, i cili përmes rrjeteve sociale e ka akuzuar ministrin për mosnjohje totale të ligjeve dhe procedurave penale. Dimoski ka sqaruar se kërkesa e Filkovit për të hetuar punën e gjyqtarit që nuk caktoi paraburgim efektiv është e pakuptimtë, pasi gjykata nuk mund të vendosë masë më…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nga nesër deri të shtunën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj vizite janë paraparë takime institucionale në nivel të lartë, si dhe aktivitete me karakter diplomatik. Begaj do të pritet nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi. Në agjendën e tij janë përfshirë edhe takime me liderët e partive politike shqiptare në vend. Në kuadër të vizitës, presidenti shqiptar do të qëndrojë edhe në disa komuna me shumicë shqiptare. Ai do të vizitojë Komunën e…
Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë që e obligon të kthejë 659.831 denarë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të angazhimit të 17 honoraristëve, ka reaguar ish-drejtoresha ekonomike e këtij institucioni, Besija Iljazi. Në një deklaratë publike, Iljazi thekson se nuk ka paguar “honorare të paligjshme”, por persona që, sipas saj, kishin punuar për më shumë se gjashtë muaj pa marrë pagë. “Unë sot po flas jo vetëm si ish-drejtoreshë ekonomike në Klinikën e Toksikologjisë, por si njeri që po përballet me një padrejtësi të madhe. Nuk kam paguar ‘honorare’ të paligjshme. Kam paguar njerëz që kanë…
Me dëgjimin e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë Publike në sallën e gjyqit në “Idrizovë” sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në seancën e kaluar u dëgjuan disa dëshmitarë, të cilët në natën e kobshme ishin në diskotekë. Në dëshmitë e tyre ata e përshkruan atmosferën e panikës dhe kaosit që ndodhi në momentin kur stuhitë e zjarrit dhe tymi e përfshinë diskotekën e mbushur, si dhe pasojat që vuajnë deri më sot. Për seancën e sotme, siç është njoftuar, duhet të…
Për shkak të realizimit të punimit investues, dhe me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, të enjten (më 26.02.2026 nga ora 04:00 deri në 08:00) ekipet e Elektrodistribuimit do të punojnë në rikonstruimin dhe modernizimin e trafostacionit “Vasill Gllavinov”. Gjatë kësaj periudhe, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten këto lokacione në territorin e qytetit të Shkupit: -Lagjja Veri, Topansko Pole, një pjesë e Çairit -Një pjesë e Shuto Orizares -Lagjja Butel -I gjithë Vizbegu dhe objektet industriale në zonën industriale “Vizbeg”
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka shpenzuar rreth 828 mijë euro për reklamim në media gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve ka përfunduar te televizionet, ndërsa për 33 portale të internetit dhe gazeta janë shpenzuar afërsisht 250 mijë euro. Meqë shuma maksimale që një parti politike mund t’i ndajë një portali është 15 mijë euro, në disa raste është vërejtur se i njëjti pronar ka hapur dy faqe interneti për të përfituar më shumë mjete. Para kanë marrë edhe media të aktivistëve partiakë dhe disa pas të cilave nuk dihet kush qëndron, shkruan Portalb.mk. Të…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë të thellë për mënyrën se si një numër partish politike kanë politizuar rastin e Artan Grubit përmes deklaratave dhe paraqitjeve të tyre publike. Pavarësisht dallimeve politike, është e papranueshme që proceset juridike të zhvendosen nga korniza institucionale dhe ligjore e garantuar me Kushtetutë dhe të shndërrohen në instrument të debatit partiak. Dy ditët e fundit kemi parë se si parti politike, funksionarë të lartë dhe aktivistë të tyre kanë krijuar një klimë histerie dhe presioni publik, duke shpallur qëndrime që nënkuptojnë fajësi të parapërcaktuar. Me këtë qasje ata marrin rolin e prokurorit dhe…
Deponi në afërsi të TEC Osllomesë. Ditëve të fundit janë parë disa makineri duke sjellë mbeturina këtu. Banorët, të shqetësuar, kanë kërkuar përgjegjësi. Dega e BDI-së në Kërçovë kërkoi nga Komuna të ndërpresë sjelljen e mbeturinave. “Asnjë politikan, asnjë mbret dhe asnjë sulltan nuk e ka fituar luftën kundër një populli. Kryetari Komunës duhet të jetë i vetëdijshëm se në këto zona nuk ka hapësirë për deponi rajonale, nuk ka të bëjë me politikën këtu ka të bëjë mjedisin Jetësor dhe me të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Sheki Imeti – këshilltar i BDI-së. Kryetari i Komunës së…
Suzana Joshevska-Anastasovska, anëtare e Këshillit Gjyqësor, iu përgjigj në rrjetet sociale ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, i cili kërkoi përgjegjësi për arrestin shtëpiak të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi. “Gjyqtari nuk duhet të vendosë masë paraburgimi nëse ka propozim nga një prokuror për arrest shtëpiak. Nuk ka nevojë për një seancë urgjente të Këshillit Gjyqësor për të diskutuar një rregull themelor në procedurën penale”, shkroi Joshevska-Anastasovska. Më parë, Filkov i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë që të thërrasin urgjentisht seanca për këtë rast. “Përgjegjësia për vendimin për të vendosur një person në arrest shtëpiak duhet…
VLEN ka reaguar sërish në lidhje me kthimin e Artan Grubit, për të cilin thonë se ai është “kutia e zezë” dhe se BDI është në panik. Nga VLEN thonë se “Grubi nuk është një ish-funksionar i zakonshëm në arrest shtëpiak, por njeriu që i di të gjitha hyrje-daljet e sistemit që BDI e ka ndërtuar për vite me radhë”. “Artan Grubi është kutia e zezë e BDI-së. Ai nuk është një ish-funksionar i zakonshëm në arrest shtëpiak, por njeriu që i di të gjitha hyrje-daljet e sistemit që BDI e ka ndërtuar për vite me radhë. Ai…
Gjashtë kompanive u janë marrë licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Tek to u konstatuan mospërputhje, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferecën për shtyp në Qeveri. Janë marrë licencat, siç tha, e Alfafamit, e cila ishte e përfshirë në kontrabandën e marihuanës në Serbi, pastaj të Grin llajf, CBD medplant, Llajf plant, Atafarm dhe Kanabidois. “Vendimet e Qeverisë bazohen në gjetjet e kontrolleve të kryera – magazinim jo i duhur i lules së tharë, njoftime jo konsistente ndaj Komisionit, mosparaqitje e dokumentacionit të plotë për shitje dhe transferim”, potencoi Aliu. Përveç kontrolleve të kryera deri…

