Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin e Rusisë me raketa dhe dronë në Kiev – ku u vranë të paktën 21 njerëz – si “goditje nga Rusia” kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili vetë ishte “i pakënaqur” me sulmin, sipas Shtëpisë së Bardhë. “Rusia tani po e godet këdo në botë që dëshiron paqe”, tha Zelensky në adresimin e tij të natës të enjten. “Është një goditje kundër Ukrainës… Dhe është gjithashtu një goditje nga Rusia kundër presidentit Trump”, theksoi Zelensky. Mungesa e përparimit drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë ka filluar ta…

Lexo më Shumë

Rusia vazhdon operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, por mbetet e interesuar për të vazhduar procesin e negociatave, për të arritur objektivat para nesh përmes mjeteve politike dhe diplomatike, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan ANSA, raporton ATSH. “Operacioni special ushtarak vazhdon. Sulmet kundër infrastrukturës ruse, shpesh infrastrukturës civile ruse, nga regjimi i Kievit vazhdojnë. Forcat ushtarake ruse do të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre”, shtoi ai, transmeton KosovaPress. ”Ato vazhdojnë të sulmojnë vende ushtarake dhe infrastrukturë të lidhur me ushtrinë. Sulmet janë të suksesshme dhe objektivat e tyre janë shkatërruar”, theksoi ai.

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas letrës së Bashkimit Evropian, në të cilën njoftohej se zyrtarët e BE-së nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së ekzekutivit derisa vendi të ketë qeveri me mandat të plotë. Në letrën e dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, më 8 gusht, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sqaroi se vendimi erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit. Përmes këtij aktgjykimi, u shpall i pavlefshëm një udhëzim administrativ i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi gjykata argumentoi se ministrat që janë deputetë nuk kanë të drejtë…

Lexo më Shumë

Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht. NP RRUGËT E MAQEDONISË apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NP RRUGËT E MAQEDONISË janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme. Të gjitha informacionet e hollësishme mund të merren nga përdoruesit e rrugës në numrin tonë të telefonit të kujdestarisë 02 25 61 502.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore të rrugës shtetërore A2, qarkorja “Kriva Pallankë”. SHN “Granit” Shkup më 11 gusht të këtij viti informoi se fillojnë punimet ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, qarkorja Kriva Pallankë, për këtë shkak do të vendoset një regjim i përkohshëm trafiku prej gjashtë muajsh.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sërish sot se opozita nuk do të njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas certifikimit nga Komisioni Rregullator të rezultatit, Berisha i cilësoi zgjedhjet si “farsë elektorale”. “Përfaqësuesit tanë mbajtjen një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale. Ky është qëndrimi ynë dhe ne e kemi shprehur këtë”, tha Berisha, shkruan ATSH. Në konferencën për mediet kreu i PD-së gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së që të “shtrijë hetimet për Xhorxh Sorosin dhe të birin e tij edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve”. “Të…

Lexo më Shumë

Kryeministri indian Narendra Modi do të zbarkojë këtë fundjavë në Kinë për vizitën e tij të parë pas shtatë vitesh – një udhëtim që e vendos atë përballë presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin, në një moment kur marrëdhëniet Indi–SHBA kanë hyrë në krizë. Modi do të marrë pjesë në një samit rajonal sigurie në Tianjin, vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dyfishuan tarifat për eksportet indiane në 50%. Washingtoni e justifikoi këtë vendim me refuzimin e Nju Delhit për të ndalur blerjet e naftës ruse. Përplasja ka minuar vite të tëra bashkëpunimi të thelluar…

Lexo më Shumë

Aksidentet mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira. Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që është publikimi më i fundit. Kështu në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi. Gjatë periudhës Janar – Korrik…

Lexo më Shumë

Analisti dhe gazetari i njohur shqiptar, Mentor Nazarko, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka vënë në dukje se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me sfida serioze në krijimin e një narrative historike të konsoliduar dhe gjithëpërfshirëse, përcjell PressOnline.al. Sipas tij, këto vështirësi janë të lidhura me presionet e brendshme për ndërtimin e identitetit kombëtar, por edhe me ndikimet e vazhdueshme nga fqinjët. Ai kujtoi se që nga periudha e Mbretërisë Jugosllave, përmes Jugosllavisë së Titos dhe deri në pavarësinë e shtetit, lidershipi maqedonas ka prodhuar narrativa shpesh kontradiktore dhe konfuze. “Frika se shtëpia e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka riafirmuar sot bindjen se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar dhe shtetformues, rol i cili duhet të garantohet dhe respektohet në çdo institucion dhe nivel vendimmarrjeje. Në një deklaratë për media, zëdhënësja e ASH-së, Njomza Shaqiri, tha se ka ardhur koha për një marrëveshje të re politike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila do të bazohet mbi barazi reale, respekt të ndërsjellë dhe partneritet strategjik. “Koha është për barazi reale mes shqiptarëve dhe maqedonasve, respekt të ndërsjellë dhe partneritet strategjik. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme dhe një shtet…

Lexo më Shumë

Figura të shoqërisë civile, si Fahmi Osmani, kryetar i Qendrës “Racio”, kanë shprehur vlerësimin për vizionin e kandidatit për kryetar komune në Çair Bujar Osmanit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të përvojës politike me energjinë dhe kreativitetin e rinisë. Fahmi Osmani drejton “Racio”, organizatë që promovon edukimin, fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen qytetare përmes debateve, trajnimeve dhe projekteve kulturore. Ai njihet për angazhimin e tij që rinia të ketë më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për vizionin mbi rikthimin e vlerave në shoqëri.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë, dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën lokale nga fshati Çiçevë e Epërm drejt Çiçevës së Poshtme, në komunën Gradsko. Në aksident ka humbur jetën një 21-vjeçar banor i Gradskos, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles informojnëse automjeti “BMV” e drejtuar nga P.A. (22) ka dalë nga rruga, me ç’rast lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjerët e tij: Lj.O. (21), B.P. (20), të dy nga Gradsko, si dhe H.L. (22) nga fshati Nogaevc. Si pasojë e plagëve…

Lexo më Shumë