Në Fakultetin e Filozofisë – Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” sot është lëshuar zona Wi-Fi falas, e para në kuadër të projektit për internet falas të Ministrisë për Transformim Digjital (MTD). Me këtë internet janë përfshirë hapësirat administrative, auditoriumi i fakultetit dhe të gjitha amfiteatret, ndërsa në të ardhmen do të përfshihen dhe sallat e leksioneve dhe kabinetet. Ministri, Stefan Andonovski dhe dekani i këtij Fakulteti, Oliver Bakrevski definoi projektet e bashkëpunit me nënshkrimin e një Memorandumi. Presin që internet falas ta bëjë më të lehtë për studentët qasjen deri te informacioni. Andonovski paralajmëroi se me…
Author: Hamdi Kumanova
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në prag të festave dhe organizimit të madh të ahengjeve, do të ndërmerr aksione të përforcuara në objektet hotelierike. Qëllimi është të parandalohen parregullsitë gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie dhe të sigurohet mbrojtja e mysafirëve. Nga Inspektoriati apelojnë deri tek hoteleritë të veprojnë me ndërgjegje dhe të respektojnë dispozitat ligjore të cilat i referohen punës së tyre veçanërisht në pjesën e numrit të lejuar të mysafirëve, orarin e punës, Ligjin për mbrojtje nga duhani dhe të gjitha dispozitat e tjera. Inspektorati Shtetëror i Tregut paralajmëroi se do të reagojë në mosrespektimin…
Pensionistë nga i gjithë vendi, të cilët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, u tubuan sot para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke kërkuar që përllogaritja e pensioneve të vazhdojë në mënyrë lineare. Zoran Trajkov, kryetar i këshillit inicues të grupit të pensionistëve, tha se qeveritarët duhet të pyeten “se ku e kanë ndërgjegjen për pensionistët me pensione të vogla”. Ai theksoi se kjo është një luftë për bukë dhe ilaçe dhe se zëri i pensionistëve duhet dëgjuar: “Lufta jonë është për të gjithë pensionistët, jo kundër pushtetit. Maqedonia duhet të jetë e bashkuar. Mjaft me ndarje. Zëri ynë do të…
-Kultura do të jetë në prioritetet më të larta të Çairit, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë takimit me pikotorët pjesmarrës në edicionin e sivjetmë të Kolonisë së piktorëve “Shkupi në Telajo”, përcjell TV21. Përveç mbështetjes ndaj këtij organizimi, Mexhiti paraljmëroi organizimin e disa ngjarjeve të tjera kulturore në këtë komunë. “Jo që do të vazhdojë, por mendoj që organizimi do të rritet. me Fatmirin kemi folur bashkë që përveç ekspozita të vazhdojë viteve të ardhshme, të sjellim pra Panairin e Librit të Tiranës, të jetë në Shkup. Hapjen e librarisë, që i mungon Çarshisë së…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi në rrjetet sociale se 17 kilometra nga autostrada Gostivar – Bukojçani tashmë janë përfunduar, duke e përshkuar rrugën përreth kalimit “Strazhë”. “Ndërtime intensive në autostradën Gostivar – Bukojçani, pjesë e Korridorit 8, segmenti Shkup – Strugë – Ohër. Tashmë 17 kilometra janë përfunduar, duke e shmangur kalimin e njohur ‘Strazhë’. Po ndërtojmë Maqedoninë!”, shkroi Nikolloski.
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe, dhe Mimoza Musa, Anëtare e Delegacionit, morrën pjesë në Misionin e AP të OSBE-së për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kirgistan, të cilat u zhvilluan më 30 nëntor 2025. Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, si shefe e Misionit, Monika Zajkova i hapi brifingjet para mbajtjes së zgjedhjeve. Para se të nisen në disa rajone të Kirgistanit për të vëzhguar zgjedhjet, ato u informuan plotësisht mbi situatën në Kirgistan para zgjedhjeve nga përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit afatgjatë të ODIHR-it,…
Gjykata e Lartë Administrative, në seancën e mbajtur më 6 nëntor 2025, miratoi Aktvendim me të cilin ankesën e partisë politike Levica kundër Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është refuzuar si e pabazë. Me këtë u konfirmua Aktvendimi i miratuar më parë nga Gjykata Administrative, i cili hodhi poshtë propozimin e Levicës për anulimin e Udhëzimit për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale 2025 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. {Këtë Udhëzim, Аgjencia e miratoi për të sqaruar mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor mbi ndarjen e kohës për reklamim të paguar politik, ndarjen e…
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi nga ndarë lajmin se këshilli i komunës së Çairit në mbledhjen e jashtzakonshme ka shpallur ditë zie 1 dhjetorin me rastin e ndarsjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, shkruan Top24 Po ashtu nën organizimin e komunës së Çairit do të mbahet edhe një mbledhje komemorative sidhe do të hapet libri zizë i cili do të jetë i hapir deri të premten. Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se prej sot nis zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt, shtet i sigurt (Sejf Siti-Safe City)”, i cili automatikisht do të regjistrojë shkeljet në trafik përmes kamerave të vendosura në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe përgjatë autostradave të korridoreve 8 dhe 10. Deri në fund të vitit parashihet një periudhë provuese, gjatë së cilës shoferët do të marrin vetëm paralajmërime, ndërsa nga janari gjobat hyjnë në fuqi pa asnjë tolerancë. Sistemi do të evidentojë shkelje si: -tejkalim shpejtësie, -kalim në semafor të kuq, -dokumentacion të skaduar dhe -parkim të parregullt. Çdo pronar…
Raportohet se mesnatën e së shtunës, në Kërçovë është arrestuar këngëtarja boshnjake Xheila Ramoviç, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këngëtarja dhe bendi, nuk kishin siguruar leje adekuate për punë. “Më 29/30.11.2025, nga ana e DPB-Kërçovë dhe QRÇK Perëndim, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, mbi bazën e një plani të përgatitur më parë, kanë kryer një aksion kontroll të përforcuar në objektet e gastronomisë në Kërçovë. Në këtë rast, gjatë kontrollit të një objekti gastronomik të vendosur në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, janë kapur: Xh.R. (23), si këngëtare, dhe…
Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale dhe elemente të veprës penale tronditi Zvicrën këtë fundjavë. Në incidentin që ndodhi në Schlieren, kantoni i Cyrihut, humbi jetën tragjikisht një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Sipas mediave në Zvicër, shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua. Makina me 500 kuaj fuqi “fluturonte” në zonën 30 km/h Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi, po lëvizte…
Almira Saiti, studente në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në drejtimin e Psikologjisë, është vlerësuar si studente e dalluar e fakultetit me mesatare 9.89. Ajo është zgjedhur nga Forumi Rinor Islam si studentja më e mirë me mesatare 9.89. Ky vlerësim për Almirën vjen si rezultat i një përkushtimi të vazhdueshëm akademik. Ajo njihet për seriozitetin në studime, pjesëmarrjen aktive në aktivitete universitare dhe gatishmërinë për të kontribuar në çdo iniciativë që lidhet me fushën e psikologjisë dhe përfshirjen rinore. Performanca e saj e lartë është vlerësuar nga profesorët dhe stafi akademik, të cilët e shohin Almirën si një prej…

