Author: Hamdi Kumanova

Autoritetet e Abu Dhabit po i përgjigjen rënies së mbeturinave pasi sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore bënë një “interceptim të suksesshëm”, thotë Zyra e Medias e Abu Dhabit. Një shtetas ganez u plagos ndërsa mbeturinat ranë mbi kompaninë Raneen Systems në zonën industriale Musaffah të qytetit, thuhet në të. Të dielën, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se interceptoi 50 dronë iranianë, një raketë lundrimi dhe nëntë raketa balistike nga Irani. Kjo e çon totalin në 2,191 dronë, 24 raketa lundrimi dhe 507 raketa balistike që nga fillimi i luftës. Ngjarja vjen në një kohë tensionesh…

Lexo më Shumë

Presidenti Trump e ka përshkallëzuar retorikën në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, duke i kujtuar Iranit afatin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Mund ta ndjeni frustrimin dhe kjo e bën leximin e pakëndshëm. Edhe pse media amerikane ka raportuar se Donald Trump tha të dielën se të dyja palët janë “thelluar në negociata”, është e rëndësishme të mbahet mend realiteti në terren. Më shumë marinarë, parashutistë dhe anije luftarake janë vendosur në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit. Herën e fundit që administrata Trump tha se ishte në bisedime me Iranin, ajo e…

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme (5 prill) në qytetin e Lezhë, në lagjen Besëlidhja. Sipas informacioneve paraprake, disa biznese dhe automjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit. Dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, por ky informacion nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht nga policia. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar. Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lexo më Shumë

Çmimet e karburanteve në Bullgari kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë pesë javëve të para të luftës në Lindjen e Mesme, me naftën që është rritur me 37% dhe benzinën me 18,7%. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, çmimi mesatar i naftës arriti dje në 1,74 euro për litër, nga 1,27 euro që ishte më 28 shkurt, kur SHBA dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit. Ndërkohë, benzina A95 u rrit në 1,46 euro për litër, nga 1,23 euro në të njëjtën periudhë. Rritja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me tensionet në rajon dhe rritjen e menjëhershme…

Lexo më Shumë

Chris Voss, ish-negociator në FBI dhe sot autor e sipërmarrës, ka ndërtuar karrierën mbi një aftësi kyçe: inteligjencën emocionale. Gjatë 24 viteve si një nga negociatorët më të mirë ndërkombëtarë, ai mësoi se sekreti i komunikimit të suksesshëm nuk është të flasësh më shumë, por të dëgjosh më mirë dhe të kuptosh emocionet e tjetrit. Një nga rastet më të njohura ndodhi në vitin 1993, kur dy grabitës morën peng tre punonjës në një bankë në New York. Voss ishte negociatori i dytë që foli në telefon me njërin prej pengmarrësve. Për të zgjidhur situatën, ai përdori disa teknika të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 04.04.2026, në orën 00:55, në rrugën „113“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.R. (32) nga Tetova. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një lëndë pluhur i bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Në rajonin e Tetovës, mbi 90 për qind e Shkollave Fillore dhe ato të mesme kanë mungesë të sociologëve, psikologëve dhe defektologëve. Mbi 90 për qind e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë kanë mungesë të sociologut, psikologut apo defektologut. Ky kuadër është i domosdoshëm sidomos pas ndodhive të fundit me alarmet për bomba që vinin nga vet nxënësit e shkollave ku mësonin. Nga sektori për Arsim i komunës së Tetovës thonë se është e patjetërsueshme punësimi i tyre, me qëllim trajtimin e rasteve të ndryshme që paraqiten nëpër shkolla. “Pikërisht shkaku i paralajmërimeve të rrejshme për…

Lexo më Shumë

Këtë pranverë, Komuna e Çairit po zhvillon një ofanzivë të vërtetë ndërtimi infrastrukturor, duke treguar qartë se puna dhe angazhimi nuk janë thjesht fjalë. Aktualisht, 22 projekte infrastrukturore janë në fazë aktive realizimi, ndërsa mbi 10 projekte të tjera ndodhen në faza fillestare, duke prekur çdo vendbanim dhe çdo lagje të komunës. Qytetarët po ballafaqohen drejtpërdrejt me punën konkrete në terren, duke parë ndryshime reale dhe përparim. Nga projektet më të mëdha që po realizohen aktualisht mund të përmendim Bulevardin Ferid Murad, Bulevardin Mit’hat Frashëri, ndërsa në faza fillestare është edhe zgjerimi i Bulevardit Cvetan Dimov, projekte këto…

Lexo më Shumë

Më datë 03.04.2026 në orën 20:45, M.J. (48) nga Tetova ka denoncuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkënxënës në oborrin e një shkolle të mesme në Tetovë. Sipas denoncimit, i mituri është sulmuar me sende të forta, me ç’rast pas sulmit i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për identifikimin e të gjithë të përfshirëve në incident dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe pas shtatë muajve nuk i ka përmirësuar vërejtjet të cilat i konstatoi Enti Shtetëror i Statistikave për Konviktin Studentor Shtetëror të Tetovës, shkruan Portalb.mk. Revizorët mes tjerash konstatuan se u lëshua në përdorim pa kontroll teknik të objektit dhe pa miratim për kryerjen e veprimtarisë, ndërsa se edhe mensa (kuzhina) nuk është vendosur në përdorim. Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit në shtator 2025 thanë për Portalb se do t’i korrigjojnë këto gabime, të njëjtat nuk i kanë bërë ende. Nga Ministria ripërsëritën se po ndërmarrin aktivitete për përfundimin e plotë…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik. Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë. “Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.…

Lexo më Shumë

Më datë 03.04.2026 në orën 20:45, M.J. (48) nga Tetova ka denoncuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkënxënës në oborrin e një shkolle të mesme në Tetovë. Sipas denoncimit, i mituri është sulmuar me sende të forta, me ç’rast pas sulmit i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për identifikimin e të gjithë të përfshirëve në incident dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë