Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se me masat e ndërmarra nga qeveria, pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë sot të lirojë çmimin e benzinës, ndërsa për çmimin e naftës, thotë se pret që pavarësisht venomit të KRRE-së, çmimi në pompa të caktuara të karburantit të mbetet i pandryshuar, shkruan TV21. “Ne me vendimin e djeshëm të qeverisë, praktikisht kemi mundësuar që Komisioni Rregullator sot t’i ulë akcizat për dizelin për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinat 2 denarë për litër. Gjithashtu në bisedë me OKTA, personalisht kam biseduar edhe me udhëheqjen e OKTA në Athinë edhe me…respektivisht Helenic Petrolium dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve. Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë. “Në Preshevë, zyrtarët e policisë gjetën gjithsej 1.303 cigare elektronike “vape” të markave të ndryshme në bagazhin e automjetit të drejtuar nga i dyshuari H.K. (31), të cilin i kishte transportuar pa lejet dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot priti në takim u.d. ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, përcjell Kasami tha se qëllimi i takimit ishte informimi i ambasadores për zhvillimin e qytetit të Tetovës, por edhe për zhvillimet brenda koalicionit VLEN, si dhe qeverisë. https://www.facebook.com/watch/?v=923501926981212 “Ishte një vizitë e parë pas një periudhe të gjatë dhe kishim shumë tema për të diskutuar, por ajo që ishte me rëndësi ishte informimi që ka të bëjë me Komunën e Tetovës dhe të gjitha projektet që jemi në realizim e sipër. E informuam ambasadoren detajisht me atë që…

Lexo më Shumë

Ditën e nesërme, Uashingtoni do të jetë nikoqir i takimit të radhës për Dialogun Strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA-së. Delegacioni maqedonas do të kryesohet nga kreu i diplomacisë, Timço Mucunski, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes, Transformimit Digjital dhe Energjetikës. Pritshmëritë nga ky takim i rëndësishëm, ku nikoqir do të jetë zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, përqendrohen në disa pika kyçe: Bashkëpunimi Politik dhe i Sigurisë: Ky do të jetë fokusi kryesor i bisedimeve, duke forcuar partneritetin strategjik mes dy vendeve në kuadër të sfidave aktuale globale. Çështja e…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja për Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal shqetësues për funksionimin praktik të shtetit të së drejtës. Në reagimin e saj, Spiropali thekson se ekziston një vijë e hollë mes dinjitetit dhe heshtjes, duke nënvizuar se protesta e sotme nuk është thjesht një alarm, por një tregues se diçka thelbësore nuk po funksionon siç duhet në zbatimin e të drejtave të garantuara. Ajo vë në dukje…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit për hyrje-dalje në vendet e BE-së (EES – Entry/Exit System), me ç’rast në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian do të zbatohet një mënyrë e re dhe digjitale e regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër dhe vijnë nga vende që nuk janë anëtare të BE-së, përcjell TV21. Me futjen e EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mëynrë elektronike, dhe sistemi do të mundësojë përpunimin e të dhënave bazë biometrike (gishta dhe fotografi), me qëllim identifikim…

Lexo më Shumë

Nga 1 shtatori pritet të vihet në përdorim linja e parë e Trenit Urban nga Zelenikova deri te Qendra Transportuese Shkup, me gjatësi 25 kilometra. Këtë e paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski, i cili tha se paraprakisht do të kryhen testime. Për dy linjat e tjera do të shpallet një tender për të shkurtuar afatin për përfundimin e plotë të këtij projekti për më pak se një vit. Ai theksoi se dinamika e punimeve është e mirë dhe të tre linjat do të jenë funksionale në fund të vitit 2027. Linja e parë që…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka reaguar ndaj fushatës së drejtuesve të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilët në mbështetje të protestës së studentëve për provimin e jurisprudencës dolën me pankarta me mesazhin “Marre është mos me marrë pjesë”. #MARRE është mos me ua plotësu të drejtat në kohë #MARRE është me i keqpërdor për interesat e pangopur të përfitimit personal #MARRE është me vjedh e abuzu #MARRE është me lujt të pafajshmin, kur 2 dekada e tepër s’je kujtu për studentët, por: “Çka është marrja për rezilin?””, ka shkruar zv ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri./Zyrtare.net

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetar i Komisionit për Siguri në Parlamentin shqiptar, Klevis Balliu, ka reaguar në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, duke e cilësuar atë si një akt kurajoz dhe patriotik në mbrojtje të gjuhës shqipe. Në një reagim publik, Balliu thekson se protesta e studentëve përfaqëson një qëndrim të fortë në mbrojtje të identitetit kombëtar, duke vlerësuar angazhimin e të rinjve për të drejtat e tyre. “Protesta e studentëve shqiptarë është një akt kurajoz dhe thellësisht patriotik që tregon vlerat, guximin dhe dashurinë e të rinjve tanë për kombin dhe identitetin tonë,”…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se tre gra janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, ndërsa në Shtip një djalë ka sulmuar babanë e tij. “Më 05.04.2026, një 50-vjeçare nga rrethina e Shkupit raportoi se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj I.B (52).Më 04.04.2026, në Shkup, në zonën e Qendrës një 26-vjeçar (D.G) u arrestua për sulm ndaj partneres së tij, 25 vjeçare.Ndërkohë, më 05.04.2026 një 48-vjeçar denoncoi se më 04.04.2026 bashkëshorti i saj G.P (52) i ka bërë kërcënime, dhe më të njëjtën ditë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria Gj.B. (35) nga Shtipi, pask…

Lexo më Shumë

Kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje. BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë. Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës…

Lexo më Shumë