Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS) tha të hënën se tani e konsideron vajzën e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un si pasardhësin e tij politik. Trashëgimtarja e Kim, që mendohet të quhet Kim Ju Ae, ka shoqëruar babanë e saj në disa raste zyrtare në paraqitje që mendohet se po çimentojnë pozicionin e saj. Çfarë ka thënë Koreja e Jugut për trashëgimtarin e mundshëm të Kim? “Ky nuk është një gjykim i bazuar në prova të thjeshta rrethanore, por në informacione të inteligjencës”, tha drejtori i NIS, Lee Jong Seok, siç raportohet nga agjencia zyrtare e lajmeve…
Author: Hamdi Kumanova
– “Leao? Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Problemi i tij kanë qenë dëmtimet e shumta që ka pasur këtë sezon, të cilat nuk e kanë lejuar të japë maksimumin. Ai ka qenë jashtë fushave për dy javë tani; është stërvitur me ekipin për tre ditët e fundit. E kemi lënë në stol sepse është një lojtar i rëndësishëm që mund të bëjë diferencën në ndeshje. E ardhmja e tij? Ai ka një kontratë dyvjeçare dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin.” Kjo është ajo që drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, i tha Dazn para ndeshjes në…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i paaftë për të ushtruar detyrat e tij, sipas një memoje diplomatike të cituar nga The Times. Informacioni, i pakonfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane, pritet të ndikojë në balancat e brendshme të pushtetit në Iran, në një moment të tensionuar për rajonin. Detajet e raportit: Sipas medias britanike, vlerësimi i inteligjencës bazohet në informacione të siguruara nga shërbimet amerikane dhe izraelite, të cilat thuhet se janë ndarë edhe me vendet e Gjirit. Në dokument theksohet se Khamenei ndodhet në qytetin e Qom dhe nuk është…
I ndjeri Prof. Dr. Nazmi Maliqi është dekoruar javën e kaluar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Driton N. Maliqi, i cili ka theksuar se ky vlerësim përfaqëson njohjen institucionale të një jete të tërë përkushtimi, sakrifice dhe angazhimi në periudha të rëndësishme për çështjen kombëtare. Sipas familjes, ky nderim sjell një ndjenjë të dyfishtë – krenari për kontributin dhe gjurmën që ka lënë profesori Maliqi, por edhe mall për mungesën e tij fizike në këtë moment të veçantë. “Ky vlerësim na prek…
Vinicius Junior dëshiron të qëndrojë edhe një kohë të gjatë në Real Madrid. Ylli brazilian po shkon drejt fundit të kontratës me “Los Blancos” dhe nuk dihet ende nëse do ta shohim edhe në të ardhmen afatgjate tek “Los Blancos”. Megjithatë, nëse do të ishte në dorën e lojtarit, ai nuk do të largohej asnjëherë nga gjiganti spanjoll. Megjithatë, forma e luhatshme dhe natyra problematike e arrogante mund t’i kushtojnë përfaqësuesit brazilian. Nuk dihet ende nëse “Mbretërit” do t’ia japin atij edhe një rast me ofrimin e kontratës së re, ndërsa Vinicius e ka “në xhep” edhe një ofertë të…
Zyra e Jashtme për Çështje Penale Struga ka ngritur një kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Strugës, Mendi Kjura, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “kryerje e pakujdesshme e detyrës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas kallëzimit, më 18 nëntor 2025, në cilësinë e kryetarit të bashkisë, ai ka marrë vendim për emërimin e një drejtori të përkohshëm të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë, në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Siç u tha, M.J. nga Struga është emëruar në këtë pozicion, megjithëse kryetari i bashkisë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, e dinte se…
Si përgjigje ndaj pasigurisë së çmimeve ndërkombëtare, “Okta” ka vendosur të vazhdojë deri më 30 prill 2026 zbritjen që ofrohet për shitjen e naftës dhe benzinës tek tregtarët me shumicë dhe pakicë. -Zbritja për naftën është 3 denarë për litër, ndërsa për benzinën me 95 dhe 98 oktanë mbetet 2 denarë për litër, bëjnë të ditur nga kompania. Siç theksojnë, iniciativa është vullnetare, duke i mundësuar tregtarëve që përfitimin ta transmetojnë tek konsumatorët përfundimtarë. -Megjithatë, tregtarët me shumicë dhe pakicë mbeten të lirë të përcaktojnë vetë çmimet e tyre të shitjes, theksojnë nga “Okta”.
Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre. “Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi. Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare. “Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk…
Kylian Mbappe ka shkaktuar një debat të zjarrtë në opinionin sportiv me deklaratën e tij të fundit, ku ka vlerësuar se pozicioni i qendërmbrojtësit është më i lehti për t’u luajtur në futbollin profesionist. Ylli francez argumentoi se mbrojtësit e qendrës janë më të privilegjuar për shkak të pozicionimit të tyre më të sigurt në fushë, duke shtuar se ata mund të vazhdojnë të luajnë për klube elitare edhe në moshën 40-vjeçare, falë kërkesave fizike më të menaxhueshme krahasuar me vijën e parë të sulmit. Në të kundërt, Mbappé theksoi se për një sulmues, sfida është shumë më e madhe…
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fitues Sabit Makiqin, të akuzuar për mashtrim me tenderë, në një kontratë prej rreth 1,7 milion euro për furnizim me uniforma pune, ceremoniale dhe për bendin muzikor të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kontrata pritet të zgjasë tre vite dhe u shpall pas përfundimit të ankesave në OSHP, me nënshkrimin e planifikuar më 7 prill 2026. Kompania e Makiqit, “A&V Collection”, kishte qenë më parë në listë të zezë për një vit pasi OSHP kishte konstatuar përdorim të të dhënave të rreme në tenderin e Policisë së Kosovës. Makiqi dhe dy biznesmenë të tjerë,…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur përkrahje për protestën e thirrur nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në reagim, kjo parti thekson se kjo është një kërkesë e drejtë dhe legjitime, pasi përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë dhe me ligj, por që sipas studentëve ende nuk po zbatohet në praktikë, transmeton Klankosova.tv. Aleanca ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut të veprojnë pa vonesë, duke respektuar parimin e barazisë dhe të drejtat e shqiptarëve, të…
Më datë 06.04.2026 rreth orës 01:30, në Stacionin Policor të Tetovës, Q.B. (31) nga Tetova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj Q.B. (26), në afërsi të qendrës rekreative “Banjishtë”. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur edhe marihuanë, gjë që ka çuar në privimin e tij të menjëhershëm nga liria.

