Author: Hamdi Kumanova

Jovanka Trençevska nga LSDM sot ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për përçaje dhe destabilizim në vend. Ajo tha se Hristijan Mickoski është vetë përçarës dhe destabilizues. “Duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje dhe gjuha nuk është problem në shekullin e 21-të. Patjetër duhet të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të gjithë të mund të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut për atë që është në përputhje me ligjin. Megjithatë, çfarë është problem dhe se frymëzuesit kryesorë të të gjitha këtyre përçarjeve janë Mickoski dhe Qeveria. Sot dëgjuam në media se ai do të…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person nga Ohri në shumën e 24.520 denarëve. “Më datë 06.04.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga S.GJ. nga Ohri, e punësuar në një firmë private për konsulencë. Sipas denoncimit, në fund të vitit 2024 ka kontaktuar me të denoncuarën për ndërmjetësim për marrjen e një vize gjermane pune, me ç’rastmë 01.11.2024 në xhirollogarinë e firmës ka paguar 24.520 denarë. Siç është denoncuar, edhe pse i ishte premtuar se viza do të jetë gati brenda…

Lexo më Shumë

Ndryshimet klimatike më nuk janë kërcënim i largët, por realitet që e jetojmë çdo ditë, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo theksoi se shteti duhet të kalojë nga një qasje reaktive në një qasje parandaluese, me politika të definuara qartë dhe përgjigje institucionale të koordinuara. Njëherit, e theksoi edhe obligimin kushtetues për mbrojtjen e natyrës, por edhe paralajmëroi se pa zbatim të vazhdueshëm të ligjeve dhe strategjive, dokumentet mbesin vetëm në letër. “Sot, kur flasim për ndryshimet klimatike, nuk flasim për diçka të largët dhe abstrakte, por për një realitet të cilin e jetojmë çdo ditë përmes verave…

Lexo më Shumë

​Më datë 06.04.2026, në orën 16:10, në udhëkryqin e rrugës “Marshall Tito” dhe rrugës “Jane Sandanski” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.M. (27) dhe D.R. (42), të dy nga Tetova, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike. Ata janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Numri i qytetarëve me reaksione alergjike dhe simptoma astmatike në Kumanovë është vazhdimisht në rritje, duke përfshirë të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe më të rinjtë. Dr. Nora Gospodinova-Nikolovska, specialiste e sëmundjeve të brendshme në Qendrën e Astmës në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, thekson se ambulanca funksionon me kapacitet të plotë, veçanërisht gjatë periudhave të përqendrimit të lartë të polenit. “Kemi 20 takime të planifikuara në ditë, por numri shpesh rritet me 10 deri në 15 pacientë shtesë që vijnë me referime urgjente”, thotë Dr. Gospodinova. Alergji apo ftohje? Gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët Një nga sfidat kryesore…

Lexo më Shumë

Më datë 06.04.2026, në orën 09:50, në SPB Tetovë, një 39-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga Z.J. nga Gostivari për shumën prej 2.230 eurove. Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, përmes një ndërmjetësi, ka kontaktuar me të denoncuarin për zhdoganimin e një motoçiklete nga Zvicra. Siç është denoncuar, pasi janë takuar në Tetovë dhe ia ka dhënë paratë, Z.J. nuk e ka përmbushur marrëveshjen dhe nuk ia ka kthyer paratë, me ç’rast ka dyshuar se është mashtruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski sot realizuaj takim, në të cilin shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen në sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit, si dhe për rolin dhe përgjegjësitë e dy institucioneve në drejtim të përparimit të tyre dhe ndërtimit të një shteti funksional ligjor. Siç  është deklaruar nga të dy institucionet, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e sigurimit të pavarësisë dhe autonomisë maksimale të organeve gjyqësore, si një parakusht thelbësor për sundimin e ligjit. Kryetari i Gjykatës Kostadinovski theksoi se politika dhe organet shtetërore duhet të tregojnë një kulturë më të lartë…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, më 6 prill 2026, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin mars të këtij viti. Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile. Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve u përgjigj lidhur me pyetjen për protestën e djeshme të studentëve, Dialogun Strategjik me SHBA-në dhe për rritjen e çmimit të derivateve të naftës Lidhur me protestën e djeshme të studentëve, Mickoski tha se po punojmë për zgjidhje, po zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare. “Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standadet ndërkombëtare janë tjetër gjë dhe ashtu duhet të sillemi”, tha Mickoski. Ai tha se është fakt se Ligji për Gjuhët sfidohet nga Gjykata Kushtetuese dhe pikërisht në drejtësi dhe gjykatë. “Është…

Lexo më Shumë

Misioni ynë kyç është i qartë, të jemi një shtyllë stabile financiare i sistemit shëndetësor, që të munden mjekët të mjekojnë, ndërsa pacientët të jenë të shqetësuar. Në periudhën e kaluar përmes një pune të përbashkët kemi bërë hapa të rëndësishme. Kemi siguruar të ardhura më të larta për punonjsëti shëndetësor edhe atë rritje reale e pagave në shëndetësinë publike, rritje historike ppër kokë banori të mjekëve amë, thotë drejtori i FSSHMV-së, Sashko Klekovski në urimin e me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit. Ai duke uruar Ditës Botërore të Shëndetit shprehu mirënjohje të thellë deri…

Lexo më Shumë

​Më 07.04.2026, rreth orës 01:10, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, nëpunës policorë nga SP Mirkovc e kanë privuar nga liria A.I. (22) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” sipas nenit 278 të Kodit Penal. ​Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, është gjetur një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion. Pas dokumentimit të rastit, ndaj A.I. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Lexo më Shumë

Komuna e Struga ka reaguar ndaj kallëzimit penal ndaj kryetarit Mendi Qyra, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe të motivuar politikisht, shkruan “Struga Press”. Në reagimin zyrtar thuhet se akuzat janë “përpjekje të dëshpëruara për zhurmë politike”, ndërsa theksohet se emërimet në ndërmarrjen “Ujësjellës dhe Kanalizime” janë bërë në përputhje me ligjin dhe për të shmangur kolapsin e institucionit. “Emërimi u bë si zgjidhje urgjente në një moment kritik. Edhe pa certifikatë të gjuhës angleze, menaxhimi i ri arriti të dyfishojë të hyrat për vetëm tre muaj”, thuhet në reagim. Nga komuna theksojnë se Ndërmarrja tashmë ka drejtues…

Lexo më Shumë