Author: Hamdi Kumanova

​Më datë 08.04.2026, në ora 06:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin M.O. (41) nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në një objekt hotelier në Gostivar, ajo është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit. Ajo po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit për vitin 2025, dallimet në standardin ekonomik mes vendeve evropiane mbeten të konsiderueshme, ku Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve me Produkt të Brendshëm Bruto (PBB) për banor dukshëm më të ulët, transmeton Portalb.mk. PBB-ja për banor, e shprehur në standard të fuqisë blerëse, tregon se Maqedonia e veriut arrin rreth 42 përqind të mesatares së Bashkimit Evropian. Kjo e vendos vendin pas shumicës së shteteve anëtare të BE-së, por në nivel të ngjashëm me vendet e tjera kandidate nga rajoni. Në krye të listës në Bashkimin Evropian janë…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi se pas shumë vitesh pritjeje dhe pengesash administrative do të fillojë rikonstruimi dhe modernizimi i Sallës universale – një nga simbolet më të rëndësishme kulturore të Shkupit dhe të Maqedonisë së Veriut. Procesi për zgjedhjen e kontraktorit për Sallën universale është përmbyllur me sukses pasi Komisoni Shtetëror për Ankesa mbi prokurimet publike e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e operatorit ekonomik dhe konfirmoi përzgjedhjen e ofertës më të favorshme. Me këtë hiqet edhe pengesa e fundit ligjore për fillimin e punimeve ndërtimore. Me vendimin konfirmohet përfundimisht Vendimi për zgjedhjen e ofertës më të…

Lexo më Shumë

Për momentin VLEN po punon në rregullimin e statusit të partisë, bëri të ditur Azir Aliu, i cili është një nga pesë anëtarët e komisionit për shndërrim të koalicionit në subjekt politik, përcjell TV21. Aziri tha se pas kongresit të parë më 9 maj, do të bëhen organizime në nivel të qyteteve. “Pra ne kemi vendosur që nënkryetare do të jetë zonja Mimoza Musa, edhe si zonjë edhe si përfaqësuese e Aleancës për Shqiptar, si deputete dhe kontributi i saj duhet të çmohet”, tha Aliu. https://www.facebook.com/watch/?v=2120097348532875 I pyetur nëse Arben Fetai do të vazhdojë të jetë ministër edhe pas paraljmërimit…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës zyrtare të një delegacioni të lartë qeveritar të Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara, Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara për të përmirësuar sigurinë e furnizimit me gaz natyror. Nënshkrimi u zhvillua në Uashington, si pjesë e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara, një platformë kyçe për thellimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Dialogu mbulon fushat më të rëndësishme për zhvillim – energjinë, ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë. Bozhinovska nënshkroi memorandumin me zv. sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. Mendimi i përbashkët është…

Lexo më Shumë

Incidenti me ambasadorin e RMV-së në Rusi Sipas raportimeve të fundit, ambasadori kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në një kafene para incidentit, gjë që ia vështirësoi lëvizjen dhe ai ishte mbështetur në një shtyllë ndriçimi. Ky lajm u raportua për herë të parë nga gazeta serbe Pravda, e cila publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin ambasadorin Kolev duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Moskë. Sipas raportimeve, pas disa raundeve alkooli, ambasadori i RMV-së iu afrua një automjeti me targa diplomatike dhe u ul në sediljen e pasme. Ai dukej se mendonte se ishte…

Lexo më Shumë

Kompania “Hronos Sum” e biznesmenit kontrovers Miodrag Daka Davidoviq nuk bëhet pjesë e firmave për të cilat Qeveria ka marrë vendim për ndalimin e ndërtimit të disa objekteve të mëdha energjetike. ​Qeveria mori vendim për të ndaluar ndërtimin e tri projekteve energjetike të investitorëve privatë, me arsyetimin se nuk posedonin Aktvendim për miratimin e Elaboratit për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor. ​Në mesin e tyre është kompania “Alba Energy Group” e biznesmenit kosovar Fleton Sadiku, i cili planifikonte të ndërtonte një central fotovoltaik prej 200 megavatësh në tokën e fshatrave të braktisura Jamularci dhe Skandalci afër Shtipit. ​Të dhënat…

Lexo më Shumë

​Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se janë privuar nga liria tre persona të cilët dje në varrezat e Butelit sulmuan dhe lënduan dy punonjës të SHA “Butel”, me çka do të vijojë padi përkatëse. ​”Më datë 07.04.2026, në ora 13:40 dhe 19:10, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40 në afërsi të varrezave të Butelit kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), punonjës në SHA ‘Butel’, duke përdorur armë – pistoletë me gaz dhe…

Lexo më Shumë

Materialet e pa përkthyera në gjuhën shqipe shkaktuan tensione mes deputetëve në seancën e komisionit për mundësi të barabarta midis grave dhe burrave. Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti e bllokoi foltoren pasi tha se ndihet e diskriminuar, raporton Portalb.mk. “Kjo seancë ka filluar pa zbatimin e Kushtetutës dhe pa zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq këtu diskutohet për strategji, e cila në qendër të vëmendjes dhe fjalët kyçe i ka diskriminimin, dhunën psikologjike, nënçmimin e kështu me radhë”, tha Dauti. Nënkryetarja e komisionit Vesna Gjorgjieva e akuzoi Dautin se me këtë sjellje po tenton…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët e Maqedonisë sekuestruan 12.5 ton fruta dhe perime të padeklaruara, me vlerë 1.4 milionë denarë, përfshirë avokado, speca djegës, brokoli, luleshtrydhe, kivi dhe kërpudha. Kundër personit që tentoi kontrabandën është ngritur kallëzim penal për “kontrabandë”. “Doganarët në pikën kufitare Bogorodicë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të 12,5 tonëve fruta dhe perime, me vlerë të përgjithshme prej 1,4 milionë denarësh. Gjatë kontrollit të mallrave në procedurë tranziti, janë zbuluar 750 kg mall të padeklaruar, përfshirë mbi 3 ton avokado, 2,5 ton speca djegës, 600 kg brokoli, 2,3 ton luleshtrydhe, 3,3 ton kivi dhe…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se drejtori i këtij institucioni, Stojançe Angellov ishte në aerodromin sportiv pranë Shtipit, ku u takua me Rade Ivanovskin, pronar i kompanisë “Rimin Air”, pilot i pensionuar nga fluturimet komerciale dhe instruktor, përcjell TV21. Sipas njoftimit, janë diskutuar mundësitë për trajnim bazik të “air traktoreve”. “Angelov gjithashtu takoi tre kandidatë të mundshëm për pilotë të “air traktoreve”, të cilët kanë mbi 300 orë fluturim sportiv. Ai realizoi edhe një fluturim vëzhgues me një nga kandidatët mbi rajonin e Shtipit. Aktualisht, DMSH ka pesë pilotë për “air traktorë”, një aeroplan është servisuar dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në intervistën për Alsat-M lidhur me Ligjin e përfaqësimit të drejte dhe adekuat që sot u miratua në Qeveri tha se Ligji është materie e gjallë. Sipas tij, Trupi koordinues do ta raportojë qeverinë për mbarëvajtjen e procesit, aty ku ka vërejtje serioze për mosimplementim, “do të merren masa politike”. “Nëse eventualisht në të ardhmen ka keqpërdorim në shumë institucione, ligji është materie e gjallë, ndoshta mund të ketë restrikcione për udhëheqësit e institucioneve që nuk e respektojnë ligjin, por duke marrë parasysh se cilësia është para përkatësisë etnike, në një formë do…

Lexo më Shumë