Një aksion i gjerë policor është realizuar kundër një grupi të organizuar kriminal të dyshuar për organizim, furnizim, shitje dhe shpërndarje të drogës narkotike në disa lokacione në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas autoriteteve, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në bashkëpunim me SPB Strumicë, si dhe me pjesëtarë të EBR-së dhe njësitit “Tigrat”, në koordinim me një prokuror publik nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka zhvilluar një operacion të koordinuar policor për goditjen e këtij grupi kriminal. Pas masave operative-taktike të ndërmarra nga zyrtarët policorë, janë…
Author: Hamdi Kumanova
Policia njofton se janë privuar nga liria tre personat të cilët dje në afërsi të varrezave në Butel sulmuan dhe plagosën dy të punësuar në SH.A. “Butel”, përcjell TV21. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një person dhe dy djemtë e tij, të cilët sipas raportimit të të punësuarve, ishin të njohur për vjedhje. “Më 07.04.2026, në orën 13:40 dhe 19:10, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40, në afërsi të varrezave të Butelit, kanë sulmuar E.D. (51)…
Larg imazhit të saj të zakonshëm joshës, Carla Bruni u shfaq të martën në gjykatë përkrah bashkëshortit të saj, Nicolas Sarkozy, i cili po apelon dënimin e tij. Ish-modelja u paraqit në Pallati i Drejtësisë në Paris me një pamje tepër të thjeshtë: grim minimal, një kostum të zi dhe atlete të bardha. Ajo mbante vetëm syze dielli dhe telefonin celular, ndërsa shoqërohej nga dy oficerë policie. Sipas raportimeve të Daily Mail, paraqitja e saj ishte dukshëm ndryshe nga ajo e 21 tetorit, kur Bruni u pa përkrah Sarkozy-t gjatë momentit kur ai po dërgohej në burgun La Santé…
Produkti i brendshëm bruto (PBB) për frymë në standardet e fuqisë blerëse (PPS) është një masë e përdorur gjerësisht për të krahasuar nivelet e të ardhurave kombëtare, pasi merr parasysh ndryshimet në nivelin e çmimeve. Në vitin 2025, PBB-ja për frymë në PPS ndryshon ndjeshëm në të gjithë Evropën. Me mesataren e BE-së të vendosur në 100, ajo varion nga 68 në Bullgari dhe Greqi në 239 në Luksemburg sipas Eurostat. Është rreth 3.5 herë më e lartë në Luksemburg sesa në Bullgari dhe Greqi. Kjo do të thotë që, pas përshtatjes për ndryshimet e çmimeve, qytetari mesatar në…
1. Një shtet që nuk ua njeh gjuhën bashkëqytetarëve të vet autoktonë, që përbëjnë mbi 40% të popullsisë, nuk është thjesht i padrejtë , është i paqëndrueshëm në vetë themelin e tij. Ai është një konstrukcion i brishtë, me legjitimitet të cunguar, si në planin moral, ashtu edhe në atë politik. Aq më tepër kur ky konstrukcion, i quajtur Maqedonia e Veriut, rrethohet nga dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, që përfaqësojnë një realitet të pakontestueshëm etnik prej miliona shqiptarësh, mohimi i gjuhës nuk është më thjesht shkelje e të drejtave, por është refuzim i vetë realitetit. Dhe shtete që…
Nga VLEN thonë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë, por e drejtë kushtetuese e garantuar që nga viti 2001. Nga VLEN thonë se edhe pse ligji për këtë çështje është dashur të miratohet që në vitin 2003, ai për vite me radhë është lënë pezull nga ata që e kanë përdorur këtë të drejtë vetëm për propagandë, mbushje xhepash dhe pa guximin për ta zgjidhur. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 9 tetorit 2024, me të cilin ra vegla e balancuesit, u bë e qartë se kjo çështje nuk mund të mbahej më me arnime dhe…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se nuk po bëjnë kalkulime për çështjen e presidentit dhe se nuk duan që vendi të shkojë në zgjedhje. Ai ka thënë se si parti kanë qenë të sinqertë me subjektet politike të cilave siç ka thënë ai, ua kanë dhënë mundësinë të propozojnë kandidat. “Ne po tentojmë që të gjejmë zgjidhje për të kaluar në fazën tjetër, që mos të detyrohemi të shkojmë prapë në zgjedhje. Për këtë ne jemi shumë të sinqertë me komunikimet që kemi bërë me subjektet politike, dhe në një farë forme ua kemi ofruar mundësinë që…
Pas pak ditësh, hungarezët do të zgjedhin një parlament të ri. Për kryeministrin aktual Viktor Orban, kjo nuk është një detyrë e lehtë. Partia e tij Fidesz, e cila ka qeverisur pa ndërprerje që nga viti 2010, sipas sondazheve është dukshëm pas partisë Tisza të politikanit opozitar Peter Magyar. Në fazën e nxehtë përmbyllëse të fushatës zgjedhore, kryeministri i dobësuar i Hungarisë tani po merr mbështetje nga Uashingtoni: Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance qendroi në Hungari për t’u takuar me Orbanin. Mysafiri i nivelit të lartë nga SHBA-ja zbarkoi të martën (07.04.2026) paradite në kryeqytetin hungarez Budapest, i shoqëruar nga bashkëshortja…
Irani do të lejojë kalimin e sigurt të trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit për dy javë nëse anijet koordinohen me forcat e armatosura iraniane, tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi . “Për një periudhë prej dy javësh, kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur nëpërmjet koordinimit me Forcat e Armatosura të Iranit dhe duke marrë parasysh kufizimet teknike”, shkroi Araghchi. Araghchi tha gjithashtu se Irani do të ndalojë sulmet ushtarake për sa kohë që nuk sulmohet. “Nëse sulmet kundër Iranit ndalen, Forcat tona të Armatosura të Fuqishme do të ndërpresin operacionet e tyre…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi si një “ditë të madhe për paqen botërore” marrëveshjen për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iran, duke theksuar se kjo mund të shënojë fillimin e një faze të re stabiliteti në rajon. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA do të ndihmojë në rritjen e trafikut në Ngushtica e Hormuzit, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për ekonominë dhe sigurinë globale. “Një ditë e madhe për paqen botërore! Irani dëshiron që kjo të ndodhë… Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në rritjen e trafikut në Ngushticën…
Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ndërsa tregjet aksionare kanë shënuar rritje të konsiderueshme, pas arritjes së një marrëveshjeje të kushtëzuar për armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Marrëveshja përfshin edhe rihapjen e ngushticës strategjike të Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Nafta e tipit Brent ra me rreth 13%, duke zbritur në 94.80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA shënoi një rënie prej më shumë se 15%, duke arritur në 95.75 dollarë për fuçi. Megjithatë, çmimet mbeten më të larta krahasuar me…
Në një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e të pasurit një furnizues të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, EDS ka nisur fushatën e saj të re, e cila ofron një kontratë 24-mujore me çmim fiks të energjisë elektrike, duke u siguruar kompanive parashikueshmëri afatgjatë dhe kontroll mbi kostot. Si përfitim shtesë, klientët marrin një klimatizues inverter me vlerë 25.000 denarë, që përfaqëson një investim praktik në efikasitetin energjetik. “Në këto kushte, kompanitë nuk kërkojnë vetëm çmim më të ulët –…

