Pas një ndërprerjeje katërvjeçare, sot në Uashington do të mbahet sesioni i dytë i Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Delegacioni i nivelit të lartë qeveritar kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, ndërsa do të marrin pjesë edhe Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski dhe Ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska. “Dialogu Strategjik përfaqëson një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, me fokus në fushat kryesore me interes…
Author: Hamdi Kumanova
Gjuha është liri. Ne, maqedonasit, e dimë këtë më së miri. Kështu e nis postimin e tij Ivon Veliçkovski, kryetar i Lëvizjes politike “Republika e Re”, ndërsa komenton protestën e djeshme të studentëve shqiptarë për provimin në shqip të Jurisprudencës. Postimi i plotë i Veliçkovskit: Gjuha është liri. Ne, maqedonasit, e dimë këtë më së miri. Dhe ne, maqedonasit, jemi të lirë dhe të fortë kur garantojmë liri për të gjithë. Përfshirë lirinë gjuhësore. Kjo nuk është çështje e BDI-së, VLEN-it, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së… Kjo është çështje e ndërtimit të një #RepublikаERe për institucione që garantojnë liri dhe…
FC Barcelona dhe Inter Milan tashmë kanë nisur bisedimet për Alessandro Bastoni, i cili raportohet se është i interesuar për një transferim në Kataloni këtë verë. Bastoni është identifikuar si zgjedhja e parë e Barcelonës për të forcuar mbrojtjen gjatë merkatos, si prioritet i dytë pas transferimit të një sulmuesi qendror (numri nëntë). Bastoni tashmë ka dhënë dritën jeshile për një kalim te Barcelona dhe bisedimet janë në zhvillim për një marrëveshje me reprezentuesin italian. Inter kishte planifikuar të rinovonte kontratën e tij këtë sezon, e cila skadon në vitin 2028, por ndryshoi qëndrim më herët gjatë këtij viti pas…
Prania e forcave të shumta policore, forcave speciale në terren dhe një aksion i koordinuar kundër nëntokës së drogës, ka zgjuar opinionin publik herët në mëngjesin e sotëm. Jozyrtarisht, mësohet se Ministria e Punëve të Brendshme – Byroja për Siguri Publike, përmes Departamentit për Krim të Organizuar, së bashku me forcat speciale policore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po zhvillon një aksion masiv në Shkup, Shtip, Strumicë.
Shqipëria nuk arriti të bënte realitet ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në Botëror, duke e mbyllur aventurën e saj vetëm në “play off”, aty ku humbja me Poloninë ishte vendimtare për ecurinë e kuqezinjve. Me përfundimin e kësaj ëndrre, drejt përfundimit po shkon edhe kontrata e trajnerit Silvinjo, e cila ka afat deri në fund të korrikut. Në fakt, afati ishte i tillë për shkak se kontrata e vjetër e Silvinjos përfundonte në dhjetor dhe duke qenë se Shqipëria kishte shansin e fundit në mars, medoemos u desh që kontrata e trajnerit të rinovohej dhe u mendua deri në…
Më 7 prill të vitit 1939, Italia pushton Shqipërinë. Ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin Italian të Shqipërisë. Mbreti Zog, iku dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk. Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në…
Çmimet globale të naftës kanë shënuar rritje gjatë orëve të fundit, në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Rritja vjen pas deklaratave të forta të Donald Trump, i cili paralajmëroi se Irani do të përballej me pasoja të rënda nëse nuk i përmbahet afatit për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës. Si pasojë, nafta e papërpunuar Brent crude oil është rritur me rreth 0.5%, duke kaluar nivelin e 110 dollarëve për fuçi. Në javët e fundit, tregjet energjetike kanë qenë nën presion të vazhdueshëm,…
A është historia thjesht një rreth që rrotullohet? Sot dëgjojmë ultimatume që premtojnë “kthim në epokën e gurit”, por ky film është parë rreth 800 vite më parë. Paralelja me Perandorinë e Khwarezmit (Persia e shek. XIII): Ultimatumi i Prerë: Xhingis Kani nuk dëshironte luftë me Persinë; ai kërkonte tregti dhe njohje të fuqisë së tij. Trump, në stilin e tij, përdor forcën e ultimatumit për të diktuar kushte të reja loje. Mendjemadhësia që të verbon: Historia na mëson se Persia e asaj kohe, e udhëhequr nga Shah Muhemmedi II, vuante nga një arrogancë vetëshkatërruese. Duke e konsideruar veten “Mbrojtës…
Republika Demokratike e Kongos ka rënë dakord të pranojë emigrantë të deportuar nga SHBA-të, të cilët nuk janë vetë kongolezë, sipas një marrëveshjeje që hyn në fuqi këtë muaj, thanë zyrtarët. Ministria e Komunikimit tha se ishte ngritur një sistem i përkohshëm pritjeje, ndërsa në kryeqytet, Kinshasa, ishin përzgjedhur ambiente për të akomoduar të mbërriturit. “Mbështetja logjistike dhe teknike” do të ofrohet nga SHBA-të, thuhet në deklaratën e së dielës, duke shtuar se qeveria kongoleze nuk do të mbajë asnjë kosto financiare për skemën. Qeveria nuk tha se sa të dëbuar do të pranonin. SHBA-të tashmë i kanë dërguar të…
Presidenti Donald Trump tha në një konferencë për shtyp të hënën se Irani mund të “eliminohet” brenda një nate dhe tha se ajo natë “mund” të jetë mbrëmja e së martës. “I gjithë vendi mund të nxirret jashtë loje brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, tha presidenti. Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-të mund të godasin termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër në Iran nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte. Gjatë fundjavës, ai tha se Irani kishte kohë deri të martën në orën…
Ekuipazhi i misionit hapësinor Artemis II është nisur drejt Tokës pas një fluturimi historik pranë Hënës, gjatë të cilit astronautët përjetuan një nga pamjet më të rralla – një eklips total diellor i vëzhguar nga hapësira. Komandanti Reid Wiseman deklaroi se ekuipazhi i anijes kozmike Orion pa “pamje që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë”, ndërsa piloti Victor Glover theksoi se përvoja ishte e papërshkrueshme. Misioni shënoi një arritje të rëndësishme, pasi anija arriti distancën maksimale prej 406,771 kilometrash nga Toka, duke vendosur rekord për udhëtimin më të largët të kryer nga njerëzit në hapësirë. Gjatë kalimit pas Hënës,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është gati të ndalojë sulmet ndaj sektorit të energjisë së Rusisë, nëse “pushtuesit bien dakord të bëjnë të njëjtën gjë”. Propozimi ukrainas iu përcoll palës ruse nëpërmjet Shteteve të Bashkuara. Mediat ukrainase raportuan këtë informacion mbrëmjen e djeshme (6 prill). “Nëse Rusia është gati të ndërpresë sulmet ndaj sektorit tonë të energjisë, ne do të jemi gati të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Dhe ky është propozimi ynë, nëpërmjet amerikanëve, për palën ruse”, specifikoi udhëheqësi ukrainas. Zelensky e bëri deklaratën gjatë fjalimin e tij të mbrëmjes.

