Author: Hamdi Kumanova

Pas vitesh ngecjeje dhe zvarritjeje, interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit. Bëhet fjalë për një projekt me peshë strategjike për vendin dhe rajonin, që forcon lidhjen mes dy shteteve dhe i jep shtysë të re bashkëpunimit energjetik. Ky projekt ka peshë të shumëfishtë. Ai forcon sigurinë energjetike, rrit stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe hap mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Në të njëjtën kohë, me këtë interkoneksion po mbyllet edhe hallka e fundit energjetike e Korridorit 8 Pan-Evropian,…

Lexo më Shumë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe një fëmijë është lënduar pasi një shtëpi u shemb të premten në Kabul, si pasojë e një tërmeti që goditi Afganistanin, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive. Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë 5.9 goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit, ka bërë të ditur Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). GFZ ka njoftuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 177 kilometrash. Ndërkohë, dridhje të forta janë ndjerë edhe në disa qytete të rajonit, përfshirë kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, Kabul në Afganistan dhe kryeqytetin indian, New…

Lexo më Shumë

Më datë 02.04.2026, në ora 18:42, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e tyre në zonën e Bit Pazarit, bashkëshorti i saj L.I. (35) e ka mbyllur atë në tualet dhe pas një kohe e ka sulmuar fizikisht, duke e dëbuar më pas nga shtëpia. ​Sipas denoncimit, ai ka mbyllur në tualet edhe katër fëmijët e tyre të mitur. Gruaja ka deklaruar se edhe më parë ka qenë viktimë e maltretimit fizik dhe psikik nga ana e tij, por nuk e ka paraqitur rastin në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur zyrtarisht procedurën hetimore ndaj një 31-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë me fëmijë”. ​Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, i cili ishte i punësuar në një institucion arsimor, gjatë periudhës nga prilli i vitit 2024 deri më 1 prill 2026, ka siguruar dhe poseduar materiale të pornografisë me fëmijë në pajisjet kompjuterike që përdorte në shtëpinë e tij. ​Ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë mes Prokurorisë, SPB Manastir dhe Sektorit për Krim Kompjuterik në Shkup, pas një informacioni kyç të marrë nga Policia…

Lexo më Shumë

“Do ta kërkoni Aliun dhe BDI-në, por do të bredhni pa rrugë dhe pa hartë, duke u humbur në shkretëtirën e premtimeve të kota.” Ali Ahmeti mbetet një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas vitit 2001. Ai shndërroi luftën e një grupi idealistësh në një projekt politik afatgjatë për barazi, dinjitet dhe përfaqësim real në institucionet shtetërore. Nëpërmjet tij, çështja shqiptare kaloi nga malet e luftës në zyrat e qeverisjes, duke e bërë të pamundur kthimin pas. Kontributi i tij kryesor mbetet Marrëveshja e Ohrit, e cila vendosi themelet e paqes…

Lexo më Shumë

Parku Kombëtar i Mavrovës po përpiqet të ngrejë standardet në mbrojtjen e natyrës dhe sigurinë e vizitorëve duke futur një sistem modern mbikëqyrjeje me video. Në 60 vende kritike në të gjithë parkun, kamerat e reja do të monitorojnë kafshët e egra, lëvizjet e tyre dhe ndryshimet e popullatës, si dhe aktivitetet njerëzore. Sipas autoriteteve të parkut, mbikëqyrja me video do të shërbejë jo vetëm për monitorimin shkencor të ekosistemeve dhe biodiversitetit, por edhe për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme – nga prerja dhe gjuetia e paligjshme e deri te ndotja dhe shkatërrimi i burimeve natyrore. Me këtë sistem,…

Lexo më Shumë

Ipeshkvi i Shkupit, Kiro Stojanov, me rastin e Pashkëve katolike, që janë të dielën më 6 prill, në urimin e tij përcolli një mesazh për paqe në botë, për fundin e konflikteve, duke cituar Papën i cili vazhdimisht bën thirrje për lutje për paqe dhe përpjekje që të heshtin armët dhe t’i jepet mundësi dialogut në të cilin mund të dëgjohen zërat e popujve. “Ne jemi farë e mbjellë në një fushë të madhe, farë që jep fryt të bollshëm. Ne jemi farë e dhembshurisë dhe dashurisë, dhe përmes nesh Zoti është i pranishëm në këtë botë. Duke…

Lexo më Shumë

“Nuk po kuptoni asgjë. Askush nuk po proteston kundër kritereve më të rrepta, por kundër kritereve të pakuptimta që e turbullojnë pamjen dhe u lejojnë njerëzve si ju të bëhen profesorë”, thotë profesoresha universitare Mirjana Najçevska pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski mbi Ligjin e ri për Arsimin e Lartë që do të miratohet. Najçevska akuzon se “VMRO-DPMNE ka shkatërruar arsimin e lartë dhe kuadrot e paaftë pa asnjë fije dijeje dhe kapaciteti intelektual tani po vazhdojnë të krijojnë kaos që do të sigurojë mbijetesën e korrupsionit dhe avancimin e kuadrot më të papërshtatshëm”. “Kur shkatërroni sistemin gjyqësor dhe…

Lexo më Shumë

Tërheqja e Propozim-ligjit për lojërat e fatit nga procedura parlamentare është veprim i pakuptueshëm dhe joserioz nga ana e Qeverisë. Ky aspekt që u prezantua si prioritet për mbrojtjen qytetarëve dhe familjeve dhe rregullimin e një sektori shumë të ndjeshëm, tërhiqet pa asnjë sqarim publik. Kjo tregon mungesë të qartë konsistence dhe përgjegjësie në politikëbërje. Qytetarët meritojnë transparencë dhe seriozitet, jo vendime të paqarta dhe të paqëndrueshme. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar lojrat e fatit kanë realizuar qarkullim prej 2.7 miljard euro, që është sa gjysma e buxhetit të shtetit. Kjo është arsyeja se përse kjo Qeveri nuk…

Lexo më Shumë

Më datë 02.04.2026, në ora 09:00, në fshatin Skudrinjë të komunës së Mavrovës dhe Radostushës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Radostushës kanë privuar nga liria shtetasen A.A. (45) nga po i njëjti fshat. ​Arrestimi i saj është bazuar në një fletarrest të lëshuar me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, për vepër penale të kryer sipas nenit 190 dhe nenit 45 të Kodit Penal. ​Personi në fjalë është dërguar menjëherë në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë

Më datë 02.04.2026, në ora 09:00, në fshatin Skudrinjë të komunës së Mavrovës dhe Radostushës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Radostushës kanë privuar nga liria shtetasen A.A. (45) nga po i njëjti fshat. ​Arrestimi i saj është bazuar në një fletarrest të lëshuar me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, për vepër penale të kryer sipas nenit 190 dhe nenit 45 të Kodit Penal. ​Personi në fjalë është dërguar menjëherë në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë