Ish-Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në një intervistë për gazetën gjermane “Berliner Zeitung” tha se hyrja e tij në politikën parlamentare ishte në përgjigje të thirrjes së qytetarëve bullgarë dhe pritjeve të tyre që Bullgaria të bëhet një shtet demokratik, modern dhe evropian, si dhe për integrimin e përshpejtuar evropian. Në intervistën e tij, ai foli gjithashtu edhe për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit. Radev përsëriti se sipas konsensusit evropian të korrikut 2022 (propozimi francez), Maqedonia duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe t’i përfshijë bullgarët në mënyrë të barabartë me popujt e…
Author: Hamdi Kumanova
Më 23.02.2026 në orën 01:40 në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në vendin e quajtur “Avlaçot” në Gjevgjeli, oficerët e policisë e privuan nga liria M.P. (30) nga Republika e Serbisë. Oficerët e policisë kryen kontroll të një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa kombëtare serbe, të cilin ai e drejtonte, gjatë së cilës u gjetën gjashtë imigrantë, pesë prej të cilëve ishin nga Egjipti dhe një nga Palestina. Ai iu dorëzua oficerëve të policisë në DPB të Gjevgjelisë për procedura të mëtejshme, ndërsa imigrantët u vendosën në Qendrën e Pritjes dhe Tranzitit “Vinojug” – Gjevgjeli. Për ngjarjen është njoftuar…
Pas 14 muajsh, Artan Grubi, sot ka vendosur te vet dorëzohet ne organet e rendit, pikërisht ne vendkalimin kufitar ne Bllace, gjë që dërgoi në arrestimin e tij të menjëhershëm. Grubi qe nga 11 dhjetori i viti 2024, ka ikur nga Maqedonia e Veriut, duke i paraprirë ngritjes se disa akuzave nga Prokuroria Publike disa ditë më vonë. Ai ikjen e tij e paralajmëroi në rrjetet sociale, ndërsa tha se po largohet nga jeta publike për disa punë profesionale. Ikja e tij rezultoi pak orë nga shpallja non-grata nga Departamenti Amerikan i Shetit. Grubi sipas të dhënave, ka…
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth rastit të Artan Grubi, duke theksuar se kthimi i tij për t’u përballur me drejtësinë është hap i duhur, por duke ngritur pikëpyetje serioze për standardet e barabarta në sistemin e drejtësisë. “Artan Grubi bëri mirë që u kthye për t’u përballur me drejtësinë dhe dua të besoj që procesi do të jetë i drejtë dhe i pandikuar. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta nëse është fajtor”, deklaron Selimi. Megjithatë, ai rikujton një sërë rastesh të figurave politike dhe publike, për të cilat, sipas tij,…
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai thotë se, koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme “Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë. Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato. Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet…
Dy persona kanë dhunuar me sende të forta 34-vjeçarin, pas sherrit për motive të dobëta në një lokal. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
”Më datë 21.02.2026 rreth orës 18:04, në SPB Shkup është denoncuar nga IPN Burgu i Shkupit se në këtë institucion, personi me iniciale Sh.M. ka sulmuar fizikisht personin M.M., të dy të paraburgosur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.”
Pa rrymë elektrike sot do të jenë një pjesë e Karposhit, Kisella Vodës dhe Butelit. Sipas EVN Maqedoni, nga ora 8 deri në orën 10 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Marko Krale” të lokalizuar rreth objektit nr. 51, në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 08:35 deri në 11:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Radishanska”. Gjatë periudhës nga 08:30 deri në 10:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës Kozle, të lokalizuar pas fabrikës Replek në komunën e Karposhit, ndërsa në periudhën nga ora 12 deri në 16, një pjesë…
Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë matur në Berovë dhe Kodrën e Diellit, ku janë matur -5 gradë. Pasojnë me -4 Manastir, Mavrovë, Demir Kapi, Krushevë, Kriva Pallankë, Shkup – Petrovec, -3 Strumicë, Pretor, Shtip, Prilep, -2 Veles, Ohër, Tetovë, Vinicë, -1 Shkup – Zajcev Rid, Pozharanë, Topolçan, 0 Gjurishte, Gjevgjeli. Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira në mëngjes, dhe me diell me vranësira mesatare në pasdite. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga jugu, dhe në pjesët lindore nga veriperëndimi.
Ka vetëm pak emra që kanë lënë një ndikim të qëndrueshëm në historinë e krimit të organizuar meksikan. Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, është një prej tyre. Me origjinë të thjeshtë rurale nga shteti perëndimor i Michoacán, ngritja e tij në krye të një prej karteleve më të frikshme dhe më të rrezikshme në Meksikën moderne, Jalisco New Generation Cartel (CJNG), ishte e shpejtë. Ajo u arrit përmes agresivitetit, ambicies, brutalitetit dhe pamëshirshmërisë. Vrasja e tij është cilësuar si një fitore si në Meksikë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet meksikane dhe ato…
Para Ukrainës, hera e fundit që Rusia e pushtoi plotësisht një vend tjetër sovran ishte Gjeorgjia. Moska doli fituese pas konfliktit 16-ditor në vitin 2008, por ai ishte i rrëmujshëm dhe tregoi se forcat e armatosura ruse kishin nevojë për një përmirësim të madh. Katër vjet më parë, një ushtri ruse gjysmë e reformuar u vu sërish në provë, kur qindra mijëra trupa u dërguan në Ukrainë. Duke gjykuar nga humbjet marramendëse – më shumë se 1.2 milion të vrarë dhe të plagosur – kjo luftë duket dukshëm më e vështirë. Dhe, Moska ende nuk ka fituar. Por, Forcat e…
Pas 16 ditësh gara, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 janë mbyllur me një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin e Veronës. Mbylljen e LOD e bëri presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila iu drejtua sportistëve me fjalët “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër e pasion”. Në ceremoninë mbyllëse, flamurin Kosovës e valoi skitari Drin Kokaj, i cili mori pjesë në disiplinën e sllallomit në skijim alpin, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia, doli e para me 41 medalje, e pasuar nga SHBA (33) dhe Italia (20).…

