Tetovasot mëson se më 20.02.2026 rreth orës 15:30, në SP Tetovë, M.J. (65) nga Tetova ka denoncuar se më 17.02.2026 rreth orës 13:00, para një zyre avokatie në Tetovë, pas një fjalosjeje verbale, është sulmuar fizikisht nga P.M. nga Tetova. Sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente, ndërsa Tetovasot do të informojë për çdo zhvillim të ri.
Author: Hamdi Kumanova
Sipas të dhënave që i siguron Tetovasot, më 20.02.2026 në ora 20:55, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjyqësor, kanë privuar nga liria N.A. (26) nga fshati Reçicë e Madhe. Siç njofton Tetovasot, ai është ndaluar për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë muajsh për vepër penale sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal. Pas ndalimit, personi është dërguar në Burgun e Tetovës. Tetovasot vazhdon ndjekjen e këtij rasti.
Një rast i rëndë është regjistruar në fshatin Gajre, mëson Tetovasot. Sipas informacioneve të Tetovasot, më 20.02.2026, personi Z.I. (39) nga fshati Gajre ka denoncuar se rreth orës 20:00 është ndaluar nga L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë nga automjeti “Golf” me targa të Tetovës dhe me forcë e kanë futur në oborrin e një shtëpie në pronësi të L.M. Sipas denoncimit të siguruar nga Tetovasot, ai është kërcënuar me armë zjarri dhe është sulmuar fizikisht me send të fortë. Rreth orës 21:50, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, policia ka privuar nga liria A.M.…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të brendshëm, duke shpallur emrat e rinj që do të udhëheqin degët në zona strategjike të vendit. Me vendim të drejtpërdrejtë të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti, procesi i reformimit ka marrë formë zyrtare me emërimin e figurave që pritet të fuqizojnë prezencën e partisë në terren. Sipas njoftimit zyrtar, “pakoja e re” e drejtuesve përfshin: Dega Çashkë – Sedat Ahmeti Dega Veles – Mensur Adili Dega Petrovec – Tahir Livoreka Dega Studeniçan – Shefket Kadri Ky riorganizim shihet si…
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se nuk ka nevojë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, Qeveria do të jetë i fokusuar me përgjegjësi dhe përmbushje të detyrimeve dhe reformave, përcjell INA. “Për momentin nuk shoh nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në bisedime me faktorin ndërkombëtar dhe qytetarët, është se ata presin reforma dhe përmbushje të detyrimeve. Kuptohet që VMRO-DPMNE. si parti më e madhe duhet të sillet e përgjegjshme ndaj qytetarëve. Sigurisht se pas triumfit të madh në zgjedhjet lokale neve na konvenon që të shkojmë në zgjedhje, por prioritet i yni…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi dje se po hetohet mundësia që personi i dyshuar për vrasjen e një gruaje të moshuar në fshatin Çellopek të jetë autor i disa veprave të ngjashme. Rosanka (85), banore e fshatit, në një deklaratë për Sitel TV ka përshkruar momentet e tmerrit që përjetoi kur një person i panjohur hyri me forcë në shtëpinë e saj. I njëjti person tashmë dyshohet për vrasjen e fqinjës së saj. Sipas saj, teksa qëndronte e qetë në banesë, një person i panjohur hyri papritur dhe pa thënë asnjë fjalë nisi ta sulmonte. “Më hodhi një…
Dy kompani janë ndaluar të punojnë pranë burimit të ujit për pije në fshatin Shum, i cili furnizon qytetin e Strugës. Lajmin e bëri të ditur Prokuroria. Sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se kompanitë kanë shfrytëzuar minerale në mënyrë të paligjshme dhe mund të kenë ndotur ujin për pije. Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën makina pune të dy kompanive nga Veleshta, të cilat po kryenin gërmime dhe transport të gurëve pranë burimit. Prokurori ka kërkuar masa ndalimi, ndërsa gjyqtari ka vendosur që kompanitë të mos lejohen të punojnë në atë zonë deri në përfundim të hetimeve.
“Jeta në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, punëtorët mezi po ia dalin mbanë dhe qeveria po lukson gjithnjë e më shumë në kurriz të popullit”, thonë nga LSDM. Nga LSDM thonë se sipas të dhënave të fundit, shporta sindikale në shkurt arriti në 67.400 denarë. Një familje me katër anëtarë nuk mjafton as për 3 paga minimale në muaj për të mbuluar nevojat themelore. “Mbi 200 mijë punëtorë fitojnë një pagë nën 30.000 denarë. Me nivelin aktual të ulët të pagës minimale, kostot e nevojave themelore, ushqimit, faturave… Jeta e vështirë e përditshme, faturat e…
Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha thotë se nuk ka përplasje brenda Aleancës për Shqiptarët në koalicionin VLEN në lidhje me emërimin e drejtorit . Agjencinë për Komunikime Elektronike. Hoxha siguron që procesi për përzgjedhjen e drejtorit në AKE po zhvillohet bazuar në kritere profesionale dhe në përputhje me procedurat ligjore. “Zërat që pretendojnë se ka pëplasje brenda ASH-së për poste janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara. Ne përfaqësojmë frymën autentike të Aleancës për Shqiptarët brenda koalicionit VLEN dhe kurrë nuk kemi lejuar as nuk do të lejojmë që të komprometojmë parimet tona apo integritetin institucional. Proceset e përzgjedhjes…
Policia ka arrestuar katër shoferë në vende të ndryshme të vendit për shkelje të rregullave të komunikacionit. Një shofer në Kërçovë dhe një tjetër në Shën Nikollë janë ndaluar për drejtim automjeti pa leje drejtimi. Në Shkup është arrestuar një person për drejtim të automjetit të paregjistruar, ndërsa në Makedonski Brod një shofer është ndaluar pasi drejtonte mjetin pavarësisht ndalimit të drejtimit. Autoritetet njoftojnë se ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore përkatëse.
Në dy mashtrime të realizuara me sukses brenda së njëjtës ditë në Negotinë, dy banorë të moshuar të qytetit, një burrë dhe një grua, kanë mbetur pa gjithsej 7.000 euro, njofton policia. Në rastin e parë, një 76-vjeçar nga Negotina i ka dhënë 4.000 euro një personi të panjohur, i cili ia ka kërkuar paratë me një arsyetim banal. “Më 19.02.2026 në ora 12:30 në SPB Negotinë, një 76-vjeçar nga Negotina ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 4.000 euro. Sipas denoncimit, personi i ka kërkuar të dëmtuarit t’i japë 4.000 euro për t’ia…
Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) asgjësuan 1,010 kilogramë ushqim të pasigurt të quajtur “ushqim i shëndetshëm” nga 14 operatorë gjatë 373 kontrolleve të kryera këtë javë, tek operatorë të regjistruar si objekte për prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të shëndetshme, njoftoi sot Agjencia. Kontrollet treguan se 14 operatorë nuk ishin fare të regjistruar si operatorë ushqimesh në Agjenci. Për parregullsitë e konstatuara janë dhënë 65 vendime, 19 paralajmërime dhe 44 gjoba, me vlerë totale prej 20,550 eurosh në kundërvlerë në denarë. Tek 9 operatorë u konstatua se kushtet higjienike dhe teknike në objektet e tyre ishin të…

